PO SHKOJMË DREJT NJË RINGRITJE KULTURORE APO THELLIMIT TË ETATIZMIT? Liberale, 23. 12. 2019
Ngjarje të jashtëzakonshme, si ajo e tërmetit të nëntorit, shkundin shoqëritë nga përgjumja e rehatisë së ‘gjëndjes ekzistuese’. ‘Gjendjet ekzistuese’, sado të këqija qofshin ato, janë gjithmon më të lehta për tu panuar nga shumica dërmuese e individëve të shoqërisë, sesa ndryshimi i tyre. Ndryshimet kërkojnë përpjekje dhe punë, gjë që nuk është shumë e pëlqyeshme nga individi që, sikurse do na thoshte Karl Poper, me dembelizmin dhe parazitizmin që i karakterizon parapëlqejnë të gjejnë ato fakte që vërtetojnë hipotezën e tyre. Që në këtë rast është ‘status quo’-ja, e cila edhe për shoqëritë më dembele tronditet nga ngjarje të tilla të jashtëzakonshme! Shoqëri të ndryshme reagojnë në mënyra të ndryshme, në varësi të fazës së civilizimit në të cilin ndodhen, ndaj ndryshimit të kërkuar. Nëse i referohemi Ogyst Kont, shoqëri të ‘etapës së mitologjisë’ nuk kanë nevojë për fakte apo mendim shkencor sepse këto shoqëri nuk kanë pyetje; kurse shoqëritë e ‘etapës së kërkimit shkencor’ shtr...