EDHE TËRMETI NA DËSHMOI SE ‘CAPITALISM WORKS’! Liberale, 19. 10. 2019
Ka vite tashmë që cudia më e madhe nuk zgjat tre
ditë, sikurse na pohon një shprehje popullore. Cuditë, tashmë janë të
përditshme, bile edhe disa në ditë, kështu që është e pamundur që një cudi, sado
e madhe të jetë ajo, të zgjasi më shumë se disa orë. Kjo sepse ato mbivendosen
për pak kohë, dhe zëvendësojnë njëra tjetrën me shpejtësinë me të cilën
shkaktohen. Por unë besoj edhe te një shkaktar tjetër, për këtë haresën e
përshpejtuar të shqiptarëve të sotëm, dhe kjo ka lidhje me ndotjen e ajrit. Memorja
e individëve të një komuniteti urban përkeqësohet në përpjestim të drejtë me
nivelin e ndotjes së ajrit në atë qendër urbane; ndërkohë që qytetet e mëdha
shqiptare, dhe vecanërisht Tirana, janë qytetet më të ndotur në rajon e Europë.
Mirëpo sikurse cdo përjashtim që përforcon
rregullin, dicka mbeti më shumë se tre ditë në mendjen tonë kolektive. Ai ishte
tërmeti që preku Durrësin, Tiranën, Elbasanin dhe disa qytetet të tjera, vetëm
disa javë më parë. E folura për të vijoi disa ditë, dhe kjo është një gjë e
mirë; mirëpo, duket se nuk kuptuam asgjë në shërbim të të ardhmes, dhe kjo
është një gjë e keqe.
Dhe këtu vijmë te thelbi, te ajo që duhet të kuptoj
shoqëria nga tërmeti dhe leksioni që duhet ta ngulisim mirë në mendjen tonë.
Tërmeti i shtatorit, megjithëse ishte një nga më të fuqishmit që mbahen mend
nga shoqëria e sotme shqiptare, nuk vuri në dyshim qëndrueshmërinë mekanike dhe
sigurinë në përdorim të ndërtesave të zhvilluara nga sipërmarrja private në 25
vitet e fundit. Në të kundërt të perceptimit të gjerë publik, sipas të cilit do
të mjaftonte një tërmet mesatar dhe këto ndërtesa do shtriheshin përtokë, ato
na dëshmuan edhe njëherë tjetër, se ‘capitalism works’!
Vëzhguar në një perspektivë e vecantë teknike,
qytetet apo qëndrat e tjera të banuara janë një produkt fizik i bashkëpunimit
dhe bashkërendimit të aftësisë dhe kapaciteteve njerëzore apo financiare, midis
sektorit shtetëror dhe atij privat; në fushat e planifikimit territorial,
projektimit urban, projektimit arkitektonik, projektimit ndërtimor dhe
veprimeve konkrete në kryerjen e aktivitetit ndërtimor për implementimin e
këtyre planifikimeve dhe projektimeve, në territor.
Megjithëse si produkt i vetëm, detyrat dhe të
drejtat e secilit sektor në procesin e bërjes apo ribërjes së qyteteve janë
qartësisht të ndara dhe të përcaktuara . Nëse do të ndanim pozitivisht (një nga
një) të gjithë komponentët formues të këtij procësi dhe do ti gruponim ato
sipas asaj që ofron sipërmarrja e lirë private dhe asaj që ofron shteti, do të
dallojmë me lehtësi se institucionet shtetërore kanë dështuar ti ofrojnë
shoqërisë një jetesë të mirë urbane. Do ishte shpërdorim i fjalëve të
përshkruanim me detaje mungesat dhe disbalancat urbane të qëndrave tona të
banuara, sepse nuk është e nevojshme të jesh urbanist për ti perceptuar dhe
identifikuar ato. Dhe për cdo njërën prej tyre faji është i institucionet
shtetërore që kanë lejuar zhvillim të paplanifikuar dhe të fragmentarizuar
urban. Nga ana tjetër, sipërmarrja private ka triumfuar t’ju ofroj qytetarëve
siguri në përdorim të ndërtesave të përdorimeve të ndryshme. Dhe ishte tërmeti
i shtatorit, ai që i shkundi ndërtesat por nuk i rëzoi ato, që na e dëshmoi
këtë fakt të pakundështueshëm.
Sistemi jonë ligjor që rregullon cështjet e ndërtimtarisë
i lë pak apo aspak përgjegjësi sektorit privat në këtë fushë. Supërlegjislacioni
dhe institucionet e tejshtrira të shtetit në sektorin e ndërtimin kontrollojnë
cdo hapsirë. Sektori privat nuk ka të drejtë eksluzive të vendosi, dhe në këtë
kuptim të mbaj përgjegjësi, as për cmimet e shitjeve të sipërfaqeve të
ndërtimit dhe jo më për aspekte me dimension më publik, kurse sektori publik
takson publikun e gjerë për një sërë përgjegjësish që i ka ngarkuar vetes.
Produkti i këtij etatizmi të thellë është i qartë, qytetet tona: janë në
disporpocion me njëra-tjetrën; janë formëzuar në mungesë hapsirash publike;
janë në mungesë infrastrukturash sociale dhe inxhinierike; janë të keq-ajrosura
dhe të keq-djellëzuara (kontributi i sektorit publik); por janë të formësuara
nga ndërtesa me qëndrueshmëri të lartë mekanike dhe me siguri të lartë në
përdorim, për përdoruesit e tyre (kontributi i sektorit privat).
Prandaj, le të nxjerrim një mësim nga tërmeti, ti
japim më shumë hapsirë lirive politike dhe ekonomike të individit, sepse
sipërmarrja e lirë, gjithmon, është më e besueshme se etatizmi.
Comments
Post a Comment