TIRANËS I DUHET NJË PLANIFIKUES I SË ARDHMES, JO NJË LEGALIZUES I SË SHKUARËS, SI VELIAJ! Liberale, 11. 11. 2019
Shkolla dhe shirat u kthyen në Tiranë,
dhe bashkë me to edhe trafiku i padurueshmë në nyjet dhe në arteriet rrugore të
qytetit. Tirana ka trafik të rënduar gjatë gjithë vitit, bile edhe në muajt kur
shumica e banorëve largohet për pushime, por sezoni tetor-nëntor është ai që të
kthen cdo vit në mendje pyetjen ekzistenciale ‘“a do bëhet” ndonjëherë qytet, Tirana?’. Nëse i referohemi karakteristikave
me të cilat përkufizohet koncepti qytet të cdo fjalori në botë, përgjithësisht ato
e përfshijnë brenda vetes Tiranën urbane. Pra, në kuptimin gjuhësor Tirana është
një qytet. Por edhe në kuptimin politik, Tirana i plotëson kushtet të jetë një
i tillë. Godinat administrative, ekzekutive dhe politike i japin asaj edhe
ngjyrat karakteriale për të qenë një kryeqytet. Kështu që, kur shtrojmë këtë
pyetje të shëmtuar nuk është fjala për dimensionin formal të konceptit.
Kur kjo pyetje shtrohet, do të thotë se
po flasim për brendinë e një organizimi infrastrukturash dhe strukturash që
funksionon si një sistem general dhe ndërvepron harmonishëm me qënien njerëzore
ndërsa kjo kryen aktivitet e saj brenda tij. Në këtë konteks, pyetja është, a
do vij ndonjerë koha kur qytetari i Tiranës të jetoj si cdo qytetar perëndimor
në qytetin e tij? Kjo padyshim varet nga qytetari, sepse është ai me vendimet e
tij të vogla dhe të shumëllojshme ditore që e ndikon ribërjen e qytetit të tij.
Por mënyra më decizive e ndikimit të qytetarit në punët e qytetit është
nëpërmjet vendimit të tij për të përzgjedhur kryebashkiakun. Sepse, në qytete
ku roli i politikës është dominues si Tirana, kjo gjë varet pothuajse
plotësisht nga vendimarrjet e administratës së Bashkisë përgjatë procesit të
menaxhimit të punëve të qytetit.
Në këtë kornizë, është shumë e lehtë të
thuhet se: nuk dihet me saktësi kur Tirana do të bëhet qytet, por është e
sigurtë që do të filloj të dali nga kurthi ku kanë ngecur qytetarët e vet; atherë
kur, administratorët e saj të kuptojnë se, ndryshimet e domosdoshme fillojnë
nga planifikimi i zhvillimit përpara se ky të lejohet. Për më tepër, asgjë e
mirë nuk vjen nga legalizimi i gjëndjes ekzituese. Që do të thotë se asgjë nuk
ndryshon për mirë, nëse administrimi shkon në të njëjtën rrugë me trendin e
gabuar që ka prodhuar këtë kurth urban. Në të kundërt të asaj që duhet,
administrata Veliaj e Tiranës, po legalizon në dy nivele atë që e ka deformuar
Tiranën nga qytet socialist (por gjithësesi qytet) në një fjetore gjigante ku
cdo aktivitet tjetër njerëzor është i pamundur. Të dyja këto nivele legalizimi,
funksionojnë në mënyrë të pavarur por janë edhe komplementare me njëra-tjetrën,
në përforcimin e karakteristikave më të këqia të Tiranës urbane.
Së pari, është legalizimi i gjëndjes së
mjeruar në bloqet e banimit, apo cdo
njësie tjetër strukturore të qytetit. Shikoni me kujdes shpenzimet publike të
bashkisë Tiranë, ato shkojnë në shumicë dërmuese, për përmirësimin e gjendjes
ekzistuese. Asfaltojnë të njëjtat rrugë, apo ndryshojnë konfigurimin e
përdorimit të tyre duke krijuar korsi bicikletash, fusin element të rinj dhe
modern të sinjalistikës vertikale apo horizontale; por sidoqoftë operojnë në
rrugët me të njëjtat karakteristika sikurse i gjetën kur erdhën në krye të
punëve të Tiranës Urbane. Rikontruktojnë të njëjtat infrastruktura sociale;
suvatojnë, bojatisin, mobilojnë të njëjtat cerdhe, kopshte dhe shkolla, që
ishin në Tiranë përpara “kohës së tyre”. Mbjellin pemë, krijojnë kënde lojrash
për fëmijë, apo vendosin disa stola për moshën e tretë, por gjithësesi në të njëjtën
hapsirë të hapur që kanë gjetur të lire, kur kanë ardhur. Dhe kjo është të
legalizosht të njëjtën strukturë urbane të qytetit, ndoshta ta bësh më të bukur
atë, por asesi jo ta përmirësosh qytetin fizik.
Së dyti, është legalizimi i trendit të
imigracionit ndrejt Tiranës. Administrata e Bashkisë, si në diskursin public
ashtu edhe në veprime konkrete në territor, po tregon se synimi i tyre është
akomodimi i banorëve të rinj në qytet. Dëgjoni fjalët e Kryebashkiakut Veliaj,
apo të ndihmësit të tij të parë z. Mazniku, kur justifikojnë lejedhënien
ndërtimore të tyre si një përgjigje ndaj kërkesave të banorëve të rinj për
banesa. Bile, ka akoma më keq, kur vet kryebashkiaku Veliaj, i lutet qytetarëve
të tjerë të Republikës të vijnë e të jetojnë në Tiranën e tij të “mundësive”
për një jetë më të mirë. Në fakt, e gjithë propaganda e administratës Veliaj,
që duhet pranuar se është makina propogandistike më e përsosur që nga ajo e
Luftës së Dytë Botërore të Paul Joseph Goebbels, ka rezultat krijimin e një
bindje të thellë publike se vetëm në Tiranë u jetoka. Disa fishimi i lejeve të
ndërtimit në qeverisjen Veliaj të Tiranës, dëshmojnë se legalizimi i trendit
emigrator drejt Tiranës nuk është cështje‘të thëni’, por akoma më shumë është cështje
‘të bëri’.
Mume wangu aliniacha mimi na watoto wangu kwa mwanamke mwingine mkubwa. Haikuwa rahisi sana kwangu.. Nampenda sana mume wangu na sikukata tamaa niliendelea kuomba na hatimaye Mungu akajibu maombi yangu, kwa msaada wa Dr Dawn, akamrudisha mume wangu kwa upendo na kujali sana & tunaishi kwa furaha pamoja kama familia moja. Nashukuru sana kwa kazi yako nzuri bwana... Mungu akubariki, ikiwa pia una matatizo kama hayo, kama unataka kumrudisha mpenzi wako.
ReplyDelete*Ikiwa unataka uchawi wa kulipiza kisasi.
*Ikiwa unataka tambiko la ujauzito.
*Ikiwa unataka kupata Nguvu kutoka kwa ulimwengu.
*Ikiwa unataka kushinda bahati nasibu- Curt kesi.
E.t.c.
Wasiliana na Dr Dawn kwa usaidizi: Whatsapp: +2349046229159
Barua pepe: dawnacuna314@gmail.com
Pasi që isha në një lidhje me të për shtatë vjet, ai u nda nga unë. U përpoqa me të gjitha forcat ta ktheja, por gjithçka ishte kot. Doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të dhe iu luta me gjithë zemër, i bëra premtime, por ai refuzoi. Kontaktova një magjistar me emrin DR Dawn, i cili mund të më ndihmonte të hidhja një magji për ta rikthyer, por unë jam lloji i personit që nuk besonte kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja. I dërgova një email magjistarit dhe ai më tha se nuk kishte problem, se gjithçka do të ishte mirë brenda dy ditësh dhe se ish-partneri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Ai e bëri magjinë dhe çuditërisht, ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish-partneri im më telefonoi, i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe tani jemi të lumtur së bashku. Kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e një magjistari mund t'i dërgojë email në (dawnacuna314@gmail.com) ose në /WhatsApp në: +2349046229159
ReplyDeletePër magjinë e ribashkimit.
Për magjinë e shtatzënisë.
Magjinë fituese të lotarisë.
Çështjen gjyqësore fituese.
Bimë për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve si,
HIV AIDS, kancer, herpes dhe më shumë.