PLANI VDIQ, RROFTË PLANI! Mapo, 26. 12. 2016
Tirana post diktaturë edhe pas 26 vjetësh në ribërje urbane nuk ka një Plan Territorial. Na e premtoi z. Rama Kryeministri i sotëm, z. Basha Kryeministri i së ardhmes së afërt, z. Veliaj Kryeministri i së ardhmes së largët, por askush nuk ja doli. Paradoksisht Tirana ka pasur Plan që nga vitet 1920 dhe deri në vitin 2010. Më sakt, deri në shkurt të vitit 2010, kohë kur për arsye të pleqërisë vdiq Plani i Tiranës socialiste i vitit 1990. Fiks 20 vjet pasi lindi. Me një fjalë, Tirana e demokracisë ka pasur formalisht vetëm një Plan, dhe ky ishte Plani i Tiranës socialiste. Sigurisht që koncepti Plan ka evoluar që nga vitet ‘20 e deri më sot. Ai nuk ka më të njëjtin kuptim si nga forma e as nga përmbajtja. Por, megjithëse nuk jemi duke folur për të njëjtën gjë, duhet pranuar paaftësia jonë e sotme për të bërë një gjë që 90 vjet më parë arritëm ta bënim. Pranuar këtë impotencë tonën, mund të kalojmë te një dimension tjetër i konceptit Plan që ka evoluar bashkë me evoluimin e organizimit s...