LEJE QEVERISËSE PËR TË DALË NGA SHTËPIA! Liberale, 30. 03. 2020
Ndërsa u përmbyll java e tretë e izolimit, shqiptarëve do ju duhet të marrin leje nga qeveria për të bërë blerjet e ditës. Pra, duhet të shkruajnë elektronikisht një kërkesë, dhe vetëm pas aprovimit do të mund të dalin për të blerë ushqime apo ilace. Shumë nuk e kanë pritur mirë këtë strukturë të re të jetës urbane, por pakkush shprehet qartë. Shpesh herë ngjan sikur kundështia është thjesht inatçore, meqë shtrëngimi është vendosur nga një kryeministër që urrehet gjerësisht nga publiku. Dy janë qëndrimet racionale për këtë shtrëngim ndaj lirive të individit, nëse e zhveshim nga qëndrimet: kundër, vetëm ‘se e thotë satrapi’; dhe pro, vetëm ‘se e thotë Prijësi’. I pari është dakortësia me kufizimin, mbi argumentin ‘se vetëm të izoluar mund të luftojmë koronavirusin’; kurse i dyti është kundështia, mbi argumentin ‘se shtrëngimi nuk është i domosdoshëm, sepse individi është vet i përgjegjshëm’. Në fakt këtu ndahen edhe e majta, që nuk ka besim te përgjegjshmëria e individit por t...