Krijimi i kushteve që emigrantët të votojnë atje ku jetojnë nuk është një veprim i drejtë! Liberale, 03. 06. 2022
Marrdhënia midis lirisë së individit dhe pushtetit të qeverisë është një nga karakteristikat më dalluese të evoluimit njerëzor. Që në antikitet kjo marrdhënie prezantohej si një konflikt mes nënshtetasve dhe sunduesit. Nënshtetasit pranonin sundimin, në këmbim të mbrojtjes që sunduesi u siguronte, me kushtin që sunduesi të mos e përdorte këtë pushtet kundër vet atyre. Përderisa sundimtarët kishin forcën për të mbrojtur nënshtetasit e tyre, ata mund ta përdornin këtë forcë edhe kundër lirive të nënshtetasve të tyre.
Më tej, erdhi
një kohë kur njerëzit do ta kundështonin faktin që qeveritarët e tyre të ishin
një pushtet i pavarur, dhe shpesh herë i kundërt me interesat e tyre. Këtu nisi
dinamika e kalimit të qeverisjes nga sundimi i një mbreti të përhershëm-
pushtet i cili ishte edhe i trashëgueshëm- në një qeverisje të përkohshme. Elita
e shtetit do të ishin njerëz që e merrnin me koncension ushtrimin e pushtetit,
dhe të revokueshëm nga detyra. Përzgjedhja
e pushtetarëve zëvëndësoi “përpjekjet e mëparshme për të kufizuar pushtetin e
sunduesve” do të na thoshte Mill në 1859.
Në këtë konteks të ri të formuar, interesat e
elitës dhe ato të kombit do të ishin paralele. Kombi nuk do të kishte nevojë të
mbrohej nga ‘vullneti i vet’ apo të frikësohej se do bëhej ‘tirani i vetvetes’.
I gjithë thelbi i kësaj marrdhënie kontradiktore, që projektohet deri në ditët
tona, qëndron te proçesi nëpërmjet të cilit kalohet legjitimiteti nga
nënshtetasit sovran te qeveritarët e tyre. Thënë me fjalë të thjeshta: te e
drejta për të votuar dhe proçesi nëpërmjet të cilit ushtrohet kjo e drejtë!
Ishin baballarët e Liberalizmit Klasik, si Locke
dhe Smith, vepra e të cilëve solli në shumë vende perëndimore këtë instrument
themelor lirije. Falë ideve të tyre libertariane, shoqëritë perëndimore do të
vendosnin të drejtën e votës në qendër të solidaritetit kombëtar. Locke do të
na tregonte sesi organizohet “shoqëria politike” bazuar te votimi politik,
kurse Smith do të na fliste për “tregun e lirë” i cili, gjithashtu,
funksiononte mbështetur në votimin e çdo individi të shoqërisë, nëpërmjet çdo
qindarke që shpenzonte në atë treg.
Për ta nisur me ‘votimin ekonomik’, mund të
thuhet se në një treg të lirë -ku shteti nuk ndërhyn- janë qytetarët që
vendosin se kush sipërmarrje sukseson dhe kush falimenton. Nëpërmjet çdo blerje
që kryejnë, qytetarët vendosin fatin e një sipërmarrje, njësoj si në një votim
politik ku vota vendos se kush nga politikanët në garë fiton dhe kush humbet.
Bile votimi ekonomik është edhe më demokratik se votimi politik. Qytetarëve që
kanë votuar për politikanin që ka mbledhur pakicën e votave, ju duhet të
pranojnë “tiraninë e shumicës”, kurse në garën ekonomike qytetarët marrin
pikërisht atë produkt apo atë shërbim për të cilin kanë votuar/ përzgjedhur/ paguar!
Kjo është arsyeja pse PPPtë në Shqiqëri (por
jo vetëm ato) janë kaq shumë të dëmshme. Në një mekanizëm të tillë, nuk janë
qytetarët që vendosin se kush do të jenë llojet e produkteve/ shërbimeve apo te
kush sipërmarrje do të blejnë, por shteti. Pra është shteti: (i) që ju merr
qytetarëve paratë që kanë për blerje, nëpërmjet taksave; (ii) vendos çfarë shërbimi/
produkti do të blej, i cili është i njëjtë për të gjithë qytetarët; dhe përzgjedh
sipërmarrjen ku do ti blej këto produkte/ shërbime, e cila gjithashtu është e
njëjta për të gjithë qytetarët. Me pak fjalë, janë qeveritarët që vendosin kush
sipërmarrje do të suksesojë dhe kush do të falimentojë, por në të njëjtën kohë
edhe çfarë produktesh/ shërbimesh do të konsumojnë qytetarët.
Ajo që ngelet për qytetarët është të paguajnë
taksat dhe të pranojnë llojin, sasinë dhe cilësinë e produkteve/ shërbimeve,
për përzgjedhjen e të cilave ka vendosur sundimtari. Absurditet! “Kush ha
kumbulla të tharta, dhe kujt i mpihen dhëmbët”! Në të kundërt me qasjen
socialiste/ etatiste/ kolektiviste të PPPve, ato para’ të taksapaguesve që ju
dhuruan një sipërmarrjeje të vetme për të “kontrolluar” shëndetin e individëve dhe
nuk prodhuan asnjë përfitim për shëndetin e publikut, mund të ishin përdorur
nga vet individët për gjëra më të vlefshme për secilin prej tyre. Në këtë rast,
do ishin qytetarët individualisht që do të vendosnin, dhe nëse do të kishin
gabuar do të pranonin edhe kostot e këtij gabimi.
Një person pranon dëmet e pësuara nga një
gabim i bërë, vetëm kur atë gabim e ka bërë vet. Ky është thelbi moral i çdo “bashkëpunimi
vullnetar” mes individëve të lirë të një kombi. Ngjashmërisht, i njëjti moral
vlen edhe në “bashkëpunimin e detyruar” për formësimin e dizainit institucional
të “shoqërisë politike” të një kombi. Nëse shumica e shoqërisë zgjedh elitën e
gabuar politike, e gjithë shoqëria duhet të jetë e gatshme të pranojë dëmet që
vijnë prej qeverisjes së kësaj elite. Duket se shprehja “bashkëfajtorë dhe
bashkëvuajtës” e shteron këtë argument. Ose të paktën, nuk kemi apo nuk njohim,
rrugë tjetër për të siguruar solidaritetin kombëtar.
E gjitha kjo bën kuptim moral kur është e
shoqëruar me kushtin që e gjithë shoqëria të pësojë; dhe jo një pjesë e saj
vetëm të pësojë kurse një tjetër vetëm të gabojë, sikurse është rasti i krijimit
të kushteve që emigrantët të votojnë edhe pa ardhur fizikisht në Shqipëri.
Sigurisht që është e drejta e tyre kushtetuese, si konseguencë e faktit që janë
pjesë e solidaritetit mekanik të kombit; por nuk është e drejta e tyre morale të
përfshihen në përzgjedhjen e elitës qeverisëse të vendit, kur jeta e tyre nuk
ndikohet nga mënyra qeverisëse e kësaj elite. Përderisa jetojnë jashtë
juridiksionit të kësaj qeverisje, ata e kanë të pamundur fizikisht të
plotësojnë kushtin moral themelor: të pësojnë për gabimin e kryer!
Kushti moral themelor për tu arritur një
solidaritet organik kombëtar, që e gjithë shoqëria duhet të jetë bashkëvuajtëse
-përsa kohë është bashkëfajtore- nuk vjen si një dëshirë perverse për të parë
që vuajnë të gjithë njësoj; por si një kusht po aq moral dhe themelor që një
shoqëri, në masën e saj kritike, të “mësojë nga ajo që ka pësuar”. Vetëm duke
mësuar nga pësimi që vjen nga zgjedhjet e gabuara ka gjasa që një shoqëri,
sikurse çdo individ, të bëj zgjedhjet e duhura në të ardhmen. Ose të paktën të
mos bëj të njëjtat gabime.
Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
ReplyDeleteAjo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
* magji dashurie
* magjitë e martesës
* magjitë e parave
* magjitë e bukurisë
* Magjitë e fatit
* Magjitë e tërheqjes seksuale
* Magjitë e kurimit të SIDA-s
* Magjitë e lotarisë
* Mallkimet heqin menjëherë magjitë
* Magjitë mbrojtëse
* Parashikimet e Lotarisë
* Magjitë me fat
* Magjia e fertilitetit
* Unaza e telekinezës 💍
Email: ellenspellcaster@gmail.com
Whatsapp +2349074881619