DREJT KRIZËS APO NJË VALE TJETËR TË SPEKULIMIT ME IMOBILIARET? Liberale, 24. 02. 2020
Përtej nismës së pedagogëve, të cilët duket se e kanë të vështirë të kuptojnë se opinione mund të ketë shumë megjithëse e vërteta është vetëm një; këto ditë u njoha me një nismë tjetër. Me një nismë që origjinalizon nga njohuritë empirike dhe që prodhon dicka të vlefshme për shoqërinë shqiptare. Sigurisht që edhe kjo kërkon interpretim, i cili në cdo rast është opinion, por gjithashtu shërben si bazë për të kuptuar një realitet shumë të rëndësishëm për familjet që zotërojnë një banesë apo synojnë një të tillë në Tiranë. E kam fjalën për ekipin e shkëlqyer të medias Celësi dhe projektin e tyre Keydata, i cili na njeh me ecurinë e cmimeve të banesave në Tiranë! Nëpërmjet revistës Monitor, edhe kjo një nismë shumë e dobishme e sipërmarrjes private, përvecse brilante në sektorin e ekoninomisë në të cilin ajo është e fokusuar; u njoha me disa nga gjetjet më të rëndësishme të Keydata, për tregun imobiliar në Tiranë. Për shkrimin e sotëm, i cili sikurse të gjithë të tjerët m...