MODELI I KONCENTRUAR I POPULLSISË DUHET BRAKTISUR EDHE PËR SHKAK TË NGROHJEN GLOBALE! Liberale, 25, 11. 2019
Ka vetëm një gjë të pandryshueshme në këtë botë, dhe ai është vet ndryshimi. Cdo gjë tjetër, përfshirë klimën, është në ndryshim të vazhdueshëm. Ajo ka ndryshuar që kur Toka është formuar 4.6 miliard vjetë më parë, dhe do të vijoj ta bëj. Në 2 mijevjecarët e fundit ne kemi përjetuar; ‘Periudhën e Nxehtë Romake’, e cila ishte më e nxehtë se sot; periudhën e ftohtë të ‘Epokës së Errët’; e ndjekur nga ‘Mesjeta e Nxehtë’, në të cilën ishte të paktën kaq nxehtë sa sot; më vonë ‘Epokën e Vogël të Ftohtë’; dhe prej 300 vitesh jemi nën ngrohje globale. Në 400 mijë vitet e fundit kanë ndodhur 4 periudha akullizimi, të ndërprera nga periudha shkrirjeje akulli. Sot jemi në Epokën e Akullnajave, e cila ka filluar 2.5 milion vjet më parë, dhe prandaj ka kaq shumë akull në Pole, në një kohë kur 30 milion vjet më parë akulli nuk ekzistonte fare në Tokë. Bërë këtë sintezë informacioni historik mbi motin është e kuptueshme për këdo se ndryshimet e klimës nuk mund ti sjelli qënia njerëzore. Do ish...