KUSH FITON NGA NDËRTIMI I ‘KULLAVE TË TIRANËS’?! Mapo, 27. 10. 2017
Pavarësisht argumenteve të deformuara të bashkisë Tiranë, argumenteve të oponentëve të saj dhe logjikës minimale që na drejton në moslejimin e ndërtimit të kullave të Tiranës, ato do të ndërtohen. Do të ndërtohen sepse kështu ka vendosur grushti i njerëzve që kanë monopolin e vendimarrjes për cështjet e rëndësisë bazike në Shqipëri. Dhe nuk kanë vendosur sot, sikurse po na e paraqesin, porse që në hapat e parë të procesit të hartimit të atij dëngu me tabakë të mëdhenj letre, që nuk e di pse e quajnë Plan Territorial të Përgjithshëm. Ajo që na mbetet, pas kësaj, është të opinionojmë mbi ‘kush do të fitoj’ nga lejimi i ndërtimit të këtyre kullave në qendër të qytetit. E para e sigurtë është se, nuk fiton Atdheu! Ky multiprojekt, së bashku me gjithë valën ndërtimore të projektit Durranasan ku bën pjesë, ka për produkt koncentrimin e qytetarëve shqiptarë në Tiranë. Si rrjedhim logjik territoret periferike të Atdheut do të braktisen. Në kuptim të patriotizmit, kjo do të thotë lëshim ...