Tre rrugë të mundshme opozitare për PD-në. Liberale, 30.08. 2021
Ky fillim shtatori e gjen PD-në në situatën më të vështirë të gjendur ndonjëherë në jetën e saj relativisht të shkurtër. Ndërsa ka refuzuar të pranoj rezultatet negative që arriti në zgjedhjet e prillit të këtij viti, grupi i kandidatëve fitues të saj është i detyruar të hyj në Kuvendin e Shqipërisë. Tashmë është e qartë për edhe më fanatikun nga deputetët e ardhshëm demokrat- për të mos thënë, për çdo antar të saj- se alternativa për të bojkotuar është vetvrasje përfundimtare. Në jetën politike ka vetëm një rregull, dhe ai është pjesmarrja. Nëse merr pjesë ka gjasa edhe të dëgjohesh; nëse nuk merr pjesë, nëse nuk flet, askush nuk mund të dëgjoj atë që ke ti në mendje edhe sikur të jetë i interesuar. Gjë, disafish e pamundur kjo, po të kemi parasysh karakteristikën përqëndruese të pushtetit te vetja, që e dallon këtë shumicë qeverisëse. Në këtë kuptim është e qartë se PD-ë do të hyj në Kuvend, por mbetet akoma e paqartë se kush është rruga që do ndjeki ajo për të bërë që fjala e saj të...