Përfshijnë gjithçka gjejnë, mjafton ti shmangen politikes! Liberale, 15. 03. 2021
Gara mes partive këtë javë hyri në një fazë të dytë, atë të prezantimit të kandidatëve. Me fjalë të tjera, partitë dorëzuan listat me emra individësh, të cilët synojnë që duke përdorur partitë të bëhen përfaqësues të sovranit në Kuvend. Ky në fakt është thelbi i marrdhënies midis kandidatëve për përfaqësues të sovranit, partive që duhet të ishin politike dhe vet sovranit. ‘Gjëja e parë’ që dallohet në këtë fazë të dytë para zgjedhore, ishte fakti se partitë i dërguan këto lista dy-tre minuta përpara se të mbyllej afati ligjor. Kjo është një praktikë që ndodh prej disa proçesesh zgjedhore. Partitë e mëdha i dërgojnë listat në minutat e fundit, për të shmangur që ndonjë individ, të cilin nuk e kanë përfshirë në lista e tyre, të futet në listën e ndonjë partie tjetër. Thënë këtë, është e qartë pse individët përdorin partitë ‘për tu bërë përfaqësues të sovranit’. Për këtë shërben edhe kodi zgjedhor, i cili siguron që partitë të jenë ‘e vetmja rrugë’, nëpërmjet të cilës një individ t...