TRADHËTARËT JANË ATA! Liberale, 28. 04. 2020
Duket se marrëzia ka marrë rrugët në këtë katundin tonë globalist. Prijësi ka shpikur një super argument për të mbrojtur ndryshimet e thella antidemokratike që po i bën legjislacionit shqiptar. Ai po na thotë se këto ndryshime ‘nuk janë për popullin, por për ligjëshkelësit’! Që do të thotë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen fare se çfarë ligjesh bën qeveria, sepse ligjet nuk janë për ta! Dhe ky “argument” duhet të jetë shterues për gjithëkënd nga shoqëria, që e njeh veten si pjesë të popullit dhe jo si ligjëshkelës. ‘Unë nuk jam ligjshkelës, pse duhet të kem frikë nga ligji që po bën qeveria?!’ Kështu është, apo jo! Qytetari nuk ka pse të ketë frikë nga ligji, përderisa nuk e shkel atë. Nga ana tjetër pse duhet të shqetësohemi për ligjëshkelësit, ata e kanë vendin në burg! Në fakt, ky është arsyetimi më qesharak që kam dëgjuar ndonjëherë, sepse kur ligji nuk ka filluar të aplikohet nuk ekziston asnjë diferencë midis popullit dhe ligjëshkelësit. Të dyja këto grupe përputhen, seps...