DEMOKRACIA SHQIPTARE NUK ËSHTË DEFORMUAR NGA SISTEMIN ZGJEDHOR! Liberale, 20. 01. 2020
Tema e madhe e kodit zgjedhor dhe e sistemit zgjedhor ka marrë dominimin e debatin publik mbi demokracinë, kohët e fundit. Ndërsa para dy dekadash na mjaftonte të largoheshin nga politika Nano dhe Berisha, dhe shoqëria shqiptare do arrinte lumturinë; sot, duket, se do na mjaftonte ndryshimi i sistemit zgjedhor. Pas kësaj, ne shqiptarët duhet të fusim lugën në brez dhe të ecim përpara të lumtur drejt integrimit në BE. Mbështetësit e tezës se e gjithë situata politike, ekonomike dhe shoqërore zgjidhet nga ky ndryshim, ndahen në tre grupe kryesore. Grupi i parë përbëhet nga “opozita e re”, të cilët kanë nevojë për një tezë të madhe për tu justifikuar. Pa hyrë në vlerësim e vendimit të partive opozitare për të dalë nga Kuvendi, mund të thuhet se ai ishte në përputhje me vullnetin e votuesve të tyre. Kështu që, atyre që e shkelën këtë vendim ju duhet një justifikim për të sotmen por edhe për të nesërmen e tyre në politikë dhe tema e madhe e ‘ndryshimit të sistemit’ është mënyra që kan...