KORPORATA E INVESTIMEVE OSE MARRSHIM NË FASHIZËM! Liberale, 28. 10. 2019
Java që sapo u mbyll ishte e një rëndësie të vecantë për ekonominë shqiptare, jo sepse solli ndonjë ndryshim në ekonomitë familjare apo atë kombëtare, porse prezantoi dy pako dhuratash që do ta ndikojnë jashtëzakonikisht shumë ekonominë shqiptare në të ardhmen e afërt. Pako e parë është raporti i Bankës Botërore ‘Doing Business 2020’, i cili na thotë se Shqipëria renditet e 88-ta në botë, një nga fundit në Europë dhe ka një rënie prej 19 vendësh nga viti i kaluar, për klimën e të bërit bisnes. Kurse pakoja e dytë është ligji për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare dhe disa ndryshime potenciale në ligjin ‘Për Shpronësimet Publike’, të cilat sipas atyre që i propozuan do të përmirësojnë ndjeshëm situatën ekonomike të vendit, ndër të tjera edhe duke lehtësuar klimën e të bërit bisnes në Shqipëri për investitorët e huaj apo vendas. Kam ndjekur këto ditë analiza apo opinione shumë profesionale, për secilën prej dy pako dhuratash, por asnjë prej tyre nuk i trajtonte së...