POZICIONIMI I KEQ I QEVERISË SË MADHE NDAJ PROCESIT TË LEGALIZIMEVE! Liberale, 24. 05. 2019
(qeveri e madhe vs. qeveri e limituar) Procesi i legalizimeve të ndërtesave informale është një nga proceset më të rëndësishme urbane me të cilat përballen qytetet shqiptare në 20 vitet e fundit. Për këtë reformë qeveritë Shqiptare kanë importuar modelin ‘De Soto’, të cilin e quajmë kështu në respekt të autorit të saj. De Soto është një ekonomist Peruan, autori i ‘Misteri i kapitalit’ dhe ‘Rruga tjetër”, që trajtoi cështjen e vendbanimeve informale në Peru dhe prodhoi një set idesh për këtë cështje. Institucionet ndërkombëtare të Konsesusit të Ëashingtonit, si Banka Botërore dhe FMN, i shpërndanë këto ide në shumë vënde të botës, nga Amerika Latine deri në Europën Lindore, përfshirë Shqipërinë. De Soto argumentonte se në botë gjenden 9.3 trilion $ në kapitale të vdekura, sepse ato nuk janë të formalizuara. Sipas tij nëse këto kapitale legalizoheshin atherë ato mund të njihen nga tregu dhe poseiduesit e tyre mund të kreditoheshin për bisnes duke i përdorur këto si kolateral. ...