BETEJA KUNDËR QESEVE PLASTIKE SI BETEJË KUNDËR MULLIVE TË ERËS! Mapo, 25. 07. 2018
Ka një dallim thelbësor, midis të majtës dhe të djathtës, në synimet e politikbërjes përgjatë qeverisjes. Të majtët, së pari, mendojnë se qytetarët janë budallenj dhe të papërgjegjshëm, prandaj nevojitet që qeverija ti mbroj ata nga budalliku dhe papërgjegjshmëria që i karakterizon. Rëndësia që i japin vetes, si qënie më inteligjente dhe më të moralshme se qytetarët e thjeshtë, u siguron të majtëve të drejtën të ndërhyjnë në shumë aspekte të jetës njerëzore, për të rregulluar atë që kanë prishur qytetarët! Kjo është arsyeja pse, sa herë të majtët ushtrojnë pushtet ekzekutiv legjislacioni rritet progresivisht me kohën. Hiper-legjislacioni që ata prodhojnë, vetëm në dukje rregullon gjërat, sepse në brendi vetëm sa shton volumin e akteve ligjore për tu respektuar nga shoqëria dhe ul nivelin e zbatimit të ligjit nga qytetarët e atij vendi. Filozofi britanik Herbert Spencer (1820-1903) e ka laboruar shterueshëm këtë cështje në esenë e tij ‘Hiper-legjislacioni’. Kështu që nuk po shkojm...