NJË LIGJ PËR STREHIMIN SOCIAL DHE TRE KEQKUPTIME QEVERISËSE! Mapo, 30. 03. 2018
Vitin e pestë të qeverisjes Rama, ekipi rilindas u kujtua edhe për familjet që nuk kanë mundësinë financiare ti drejtohen tregut të shit-blerjes së banesave. Edhe kësaj radhe, sikurse shpesh në këto vite, për ti dhënë përgjigje shteruese këtij fenomeni shoqëror rilindasit ju drejtuan instrumentit të ‘reformimit nga niveli qëndror qeverisës’. Dhe zgjodhën një nga dy mënyrat e vetme që ata njohin, hartuan një ligj të ri për të ndihmuar me paratë publike këtë shtresë të popullsisë. Socialistët e rilindur nuk hartuan politika kombëtare, impakti i të cilave të rriste aftësitë paguese të qytetarëve për tu përfshirë në tregun ekzistues të banesave, sepse për të majtët është e pamundur të kuptojnë rrugë të tilla. Ata nuk e trajtuan as me mënyrën më komune të të majtës, planifikimin dhe alokimin e më shumë parave publike për përballuar këtë ndihmë që shteti u jep qytetarëve në nevojë. Jo, ata thjeshtë u mjaftuan me rishkrimin e një draftligji për këtë cështje. Për brendinë e dispozitave t...