SHTATË RECETA NGA URBANISTIKA PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE. Mapo, 20. 05. 2016
Ndryshimet klimatike janë një realitet që po e mohove të kap nga mënga e xhaketës. Përditë dhe më evidente bëhen ndryshimet e motit edhe në këtë vendin tonë. Duket se të jesh një vend territorialisht i vogël nuk të imunizoka as nga sëmundjet e dimensioneve të mëdha. Kurse të jesh i varfër, përvecse i vogël, të vështirëson shërimin nga sëmundje të tilla globale por me simptoma lokale. Sepse, megjithëse kontributorët për ndryshime klimatike janë vëndet më të mëdha dhe më të pasura, ndikimi i tyre në cilësinë e jetesës së gjallesave është pothuajse i njëjtë në të gjithë globin. Prandaj ato nuk duhen injoruar, as edhe nga një vend si Shqipëria, e cila duhet të veprojë me shpejtësi dhe zgjuarsi për të minimizuar dëmet e pariparueshme të ndryshimeve klimatike. Ndoshta është herët të flasim për Konferencën ‘Mbi Ndryshimet Klimatike’ të Kombeve të Bashkuara (COP 21), e cila u mbajt në Paris dhjetorin e kaluar dhe vendosi synime që pritet të konsiderohen pas vitit 2020. Trajtimet afatgjata ja...