CMËND PRONARI! Mapo, 24. 03. 2016
Në këto vite tranzicion kemi parë shumë cudira në këtë Shqipërinë tonë të mjerë. Një ndër to, kanë qënë uljet fiktive të cmimeve në dyqanet e butiket e veshjeve. Në fasadat e xhamta të tyre mund të shikoje turli mënyrash vizive për ti bërë klientët të hyjnin e të blejnin veshje me cmime “disa fish më të ulta”. Sidoqoftë, mjaftonte një sy i stërvitur dhe lehtësisht dallohej se cmimet ishin të njëjta me një muaj më parë. Aq konsistente e joproduktive u bënë këto tentativa saqë pronarët as nuk merrnin më mundimin ti ndryshonin apo ti hiqnin. Një ndër to ishte aq goditëse sa më ka ngelur në memorie edhe sot e kësaj dite. ‘Cmënd pronari. Fal produktin e dytë’- ishte promocioni që arriti të tërheqi brenda butikut, shqiptarët e “pamanipulueshëm më” nga mënyrat fiktive të marketingut. Mirëpo, të ndihesh i pamanipulushëm më, nga marketingu, është parakusht që të rimanipulohesh. Sidomos nga pronarët që cmendin dhe dhurojnë. Në të njëjtën skenar gjendemi këto ditët e fundit kur pronari i Tir...