PARKU APO PARKIMI RINIA? Mapo, 25. 01. 2016
Ekzaktësisht 11 vjet më parë mu dha mundësia të materializoja, në një projekt zhvillimor publik, një nga tezat e mia. Ishin muaj e para të qeverisë Berisha, e cila vinte pas një rotacioni politik që zëvendësonte një qeverisje socialiste me një tjetër demokrate. Ky ishte konteksi në të cilin Instituti i Studimeve e Projektimeve Urbane - institucioni ku unë punoja prej disa vjetësh dhe do të punoja edhe disa vite të tjerë - mori detyrën për hartimin e studimit ‘parku i zonës së banimit në aeroportin e vjetër të Tiranës’. Detyra ishte tematike dhe në këtë kuptim i takonte sektorit të ‘hapsirave dhe territoreve të gjelbërta’ dhe mua - si drejtues i tij - ta hartonim atë projekt urban. Entuziazmi i profesionistit u shua kur vështirësitë teknike, të cilave ju dhamë përgjigje teknike, u zëvendësuan me një vështirësi që edhe teknika më bashkëkohore nuk i jep dot zgjidhje. Diskursi luftarak ndërpartiak por duke dëmtuar përfitimet urbane që japin idetë e zgjuara, të qëndrueshme dhe gjithëpërfsh...