Çfarë shoqëria shqiptare duhet patjetër të dij për legalizimet! Liberale, 14. 02. 2022
I isha betuar vetes të mos shkruaja më për legalizimet. Pas një dekade që e trajtoj këtë fenomen, isha i bindur që nuk kisha çfarë të thosha më, për proçesin politik e qeverisës ‘me moralin e piramidave ekonomike’. Sepse kështu është trajtuar përballja qeverisëse me këtë fenomen urban që ka shoqëruar, dhe vazhdon ta bëjë edhe sot, të gjithë tranzicionin shqiptar. Skema Ponzi (Ponzi Scheme), apo sikurse njihet në Shqipëri me emrin ‘piramidat’, ka në thelb një pamoralitet të madh. Njerëzit që dorëzojnë paratë të parët- në skemën ekonomike pa asnjë logjikë ekonomike- shërbehen me ‘këste’ dhe ‘përqindje’ të larta mujore që vijnë nga njerëzit që dorëzojnë paratë të fundit. Ky është mekanizmi, për aq sa zgjat, i ‘piramidave’! Kur ky mekanizëm nuk funksionon më - sepse gjithmon ai falimenton një ditë kur paratë, e njerëzve që dorëzojnë të fundit, nuk mjaftojnë për njerëzit që kanë dorëzuar të parët- skema bie dhe të gjithë vrasin mendjen si ka ndodhur gjithë kjo hata “e çuditshme”! Përgjatë k...