NORMALE PËR NJË REGJIM OLIGARKIK! Liberale, 25, 05, 2020
Duket se shembja e teatrit nuk do të kaloj aq lehtë sa ndërhyrja në Parkun e Liqenit për zhvillimin e një këndi lojrash për fëmijë apo riformatimi i Sheshit Skënderbej nga një nyje e rëndësishme e lëvizjes motorike në një shesh këmbësorë për qytetarë por pa qytetarë në të. Falë një grup qytetarësh të jashtëzakonshëm, shembja e Teatrit Kombëtar nuk do ketë as fatin e Stadiumit Kombëtar, i cili nga një hallkë e zinxhirit të ‘Asamblit Monument Kulture’ u kthye në një ‘Transformer’ të vetmuar prej hekuri dhe xhami. Për krimin e shembjes së e tij po kërkohet të gjenden dhe dënohen fajtorë, dhe ata janë Kryeministri i vendit dhe Kryebashkiaku i Tiranës. Këtë e kanë kuptuar shumë qartë edhe dy fajtorët kryesorë të kësaj tragjedije të pakthyeshme për kulturën shqiptare, të cilët po përdorin të njëjtën makineri të manipulimit publik për të dalë nga kjo situatë e vështirë politike ku gjenden. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Kryebashkiaku i Tiranës po flet për shembjen e tij si ‘një vendim të v...