TËRMETET DHE URBANISTIKA. Liberale, 28. 09. 2019
Një ngjarje e jashtëzakonshme ndodhi të shtunën e fundit kur qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe disa qyteteve të tjera u sulmuan në formën dhe përmasën që nuk e kishin përjetuar kurrë. Një tërmet i fuqishëm, hyri në jetët e tyre për pak sekonda, për të mbetur aty për një kohë të gjatë. Tërmetet janë një dukuri natyrore, që pa më të voglin dyshim askush nuk mund ti parashikoj kur dhe ku do të ndonin. As shoqëritë që i janë dorëzuar shkencës prej 500 vjetësh nuk e kanë privilegjin që të paralajmërohen. Për këtë nuk ka asnjë diskutim, dhe unë besoj se edhe për shumë kohë, e ndoshta asnjëherë, humanët nuk do ta paranjohin rrezikun që po ju afrohet prej tyre. Në këtë kuptim, ne shqiptarët nuk duhet të ndihemi sikur jemi “prapa bote”! Ne jemi thjeshtë të keqqeverisur, dhe kjo mund të konstatohet kudo ku individi varet nga qeverisja. Për të mbetur të tërmeti; ne mund ta konstatojmë faktin në mënyrën sesi institucionet shtetërore kryejnë detyrat e tyre në fazën post-tërmet. Një fazë s...