RAPORTI MORAL MIDIS “SHPELLARËVE” DHE SHOQËRISË! Mapo, 23. 11. 2018
Në mënyrë evidente partitë shqiptare kanë injoruar interesat që përplasen në konfliktin te Astiri dhe po e fokusojnë diskursin te projektimi i interesave të tyre mbi këtë konflikt. Eksponentët e opozitës po e mediatojnë si të ishte një kontraditë e një grupi pronarësh të ligjshëm me qeverinë e korruptuar, dhe si zgjidhje shteruese propozojnë rrëzimin e qeverisë. Kurse për eksponentët e mazhorancës e vetmja zgjidhje qëndron te dorëzimi i protestuesve te ‘xhymertllëku’ i qeverive socialiste. Ndërkohë, më “xhymerti” prej tyre, kryebashkiaku i Tiranës, mendon se konflikti vjen sepse, protestuesit janë disa shpellar që duan të pengojnë modernizimin e qytetit. Sidoqoftë, asnjëra palë nuk na propozon zgjidhjen politike, realisht të vetme, për adresimin e këtij konflikti urban, që do të përsëritet edhe në të ardhmen. Ajo që na mbetet ne të tjerëve, për ta kuptuar situatën, është të bëjmë një kornizë morale të dinamikës së marrdhënies “shpellar” – shoqëri. Megjithëse konflikti shfaqet sot...