ANA TJETËR E MEDALJES NDËRKOMBËTARE 'PAZARI I RI'! Mapo, 29. 06. 2018
Gustave Le Bon (1841-1931) ishte një dijetar francez që kontribuoji në disa shkenca, por njihet gjerësisht për tezat e tij në psikologjinë e turmave, që është një degë e psikologjisë sociale. Me këtë shkencëtar nuk më kanë prezantuar rezultatet e punës së tij shkencore, por, ndikimi i punës së tij te disa nga drejtuesit e të majtës së gjysmës së parë të shekullit të kaluar, si Musolini, Hitleri dhe Lenini. Të vetmen tezë të tij që unë njoh, do të mundohem ta riprodhoj me fjalët e mia, duke synuar ta pastroj nga etiketat ofenduese të parëndësishme për brendinë kuptimore të saj. Qytetarët , thoshte Le Bon, duke mos pasur ideal tjetër vecse të shijuarit me ngut të të mirave që zotërojnë, ia dorëzojnë drejtimin e cështjeve publike, shtetit. Atëherë fqinjët e pacivilizuar, duke pasur nevoja shumë të pakta, por një ideal tepër të fuqishëm, e pushtojnë popullin e qytetëruar, dhe më pas krijojnë një qytetërim të ri me mbeturinat e atij që sapo përmbysën . Nëpërmjet kësaj teze unë ...