VELIAJ DHE SERVITUTI OLIGARKIK. Mapo, 30. 04. 2018
Lavdisë mediatike, kombëtare e ndërkombëtare, të kryebashkiakut Veliaj duket sikur ju morën këmbët kur opinionistë të ndryshëm i kujtuan, këtij, shkeljen e premtimit për moratorium ndërtimor në Tiranë. Disafishimi i lejeve të dhëna për pallate e kulla në kundështim me këtë premtim nuk u përtypën lehtë nga qytetarët e kryeqytetit, pavarësisht sec qëndrim mbajti secili për këtë tematikë urbane. Tashmë opinioni i përgjithshëm publik, është gjerësisht i unifikuar në tezën se Shqipëria drejtohet nga një grusht i vogël njerëzish dhe se qeverisja lokale e Tiranës nuk bën përjashtim nga ky realitet. Personalisht ndaj mendimin se vendi, për së pari Kryeqyteti, drejtohet nga një grusht oligarkësh, të cilët nuk janë as vetëm sipërmarrës të pasur dhe as vetëm politikanë të lartë. Prandaj, sot Shqipëria ka bisnesmenë që ushtrojnë pushtet real qeverisës pa u votuar nga askush, dhe politikanë që pasurohen pa qenë asnjëherë aktorë në tregjet ekonomike. Ky është konteksi, ku administratat vendore...