DËSHTIMI I PARALAJMËRUAR DHE DOMOSDOSHMËRIA E MBETUAR PËR NJË REFORMË TERRITORIALE. Mapo, 27. 09. 2017
Altini është një i ri nga periferia e Tiranës që me shumë përpjekje mundohet të vonojë falimentin e bar-kafesë së familjes. Ai është një djalë ekstremisht i qetë, c’ka ma shtoji habinë, kur dje në mesditë e gjeta duke debatuar fortë më disa policë bashkiakë. ‘ Cfarë ka Altin? ’- e pyeta duke e tërhequr për ta larguar nga mjedisi i tensionuar. ‘ C’të kem, ’ - më tha - ‘ ka tre ditë që është prishur rubineti i tubacionit kryesor dhe administratori na thotë se pret përgjigje nga bashkia! Gjithë lagjia nuk ka ujë, ndërsa uji ka përmbytur rrugët e po na hyn nëpër shtëpi! Vajta e bleva një rubinetë me paratë e mia dhe kur po e vendosja vijnë këta dhe thonë se do më arrestojnë për ndërtim paleje! ’. Këto ishin fjalët e Altinin që për mua përkufizojnë fundfinishin e Reformës Territoriale; qytetarë që nuk marrin më shërbime, përvecse demokracisë së cunguar përsa kishin një kryekomunar që e zgjidhnin vet dhe kanë një administrator që ju’a emërojnë të tjerët. Me një fjalë një dështim i plot...