REPUBLIKA E LEGALIZIMEVE. Mapo, 25. 08. 2017
Këtë të martë Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, doli në një ‘Deklaratë për Shtyp’. Ai nuk i njoftoi shqiptarëve përmbylljen e plotë të procesit të legalizimeve të ndërtimeve paleje, sikurse Kryeministri dhe ai vet ju kishte premtuar pak më tepër se 4 vite më parë. Por, ai renditi një sërë arritjesh të jashtëzakonshme të institucionit të tij në këtë proces të rëndësishëm për dimensionin territorial dhe urban të vendit. Dhe këtë e bëri me shifra. Shifra të shprehura në mënyra të ndryshme por që në asnjë rast nuk mund tu kontrollohet vërtetësia përderisa i vetmi vend ku mund të aksesohen është institucioni i ALUIZNI-t, transparenca publike e të cilit përcaktohet nga i njëjti zyrtar që i shpalli ato. Sidoqoftë, ka një të dhënë që mund të verifikohet lehtësisht, përderisa nuk varet nga ky institucion. Ky është pohimi hyrës i deklaratës, ‘ Në këto ditë të fundit të këtij mandati, dëshiroj të ndaj me ju disa rezultate të arritura në këto 1000 ditë’ . Nëse ka një gjë që ësht...