ERJON HARROJE BLOOMBERGUN, REND PAS RED KENIT! Mapo, 28. 07. 2017
Një blasfemi mediatike u përshfaq javën e kaluar, kur filtrat e një pjese të medias toleruan dhe mediatuan informacionin se Tirana është ‘ qyteti më i ndotur i vendit ’. Informacioni vinte nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit, por gjithsesi të guxosh të kritikosh punën e shefit të propogandës Kombëtare, është një “blasfemi” e vërtetë. Për më tepër, kur ky njeri shpërndan ‘lejet e ndërtimit’. Sidoqoftë, situata u balancua në pak minuta kur të njëjtat media raportuan se z. Veliaj ishte në New York me ish-kryebashkiakun Bloomberg. Lajmi se ‘ z.Veliaj u përzgjodh si një nga 40 kryebashkiakët më të spikatur të botës për hapjen e programit “Bloomberg-Harvard City Leadership Initiative” , asnjëansoi plotësisht dëmin e lajmit të parë. Kurse shtojca se ‘ nisma u krijon mundësi pjesëmarrësve të përfitojnë grante nga Bloomberg Philanthropie ’ e lartësoi z. Veliaj në sytë e atyre shqiptarëve që mbeten në pritje të të huajit të pasur që ju paguan faturat. Michael Bloomberg është Kyebashkiaku...