KATËR CËSHTJE MBI HIPOTEKIMIN E PALLATEVE ME SHKELJE TË LEJES NDËRTIMORE. Mapo, 23. 04. 2017
Anekdodat e ‘Rilindjes Urbane’ nuk kanë të sosur. ‘Unë jam dhe historian, shqiptarët kanë 3200 mijë vite që ndërtojnë pa leje.’- do të theksonte një zyrtar i lartë Rilindas në një intervistë mbi hipotekimin e pallateve me shkelje të lejes ndërtimore! Nuk di të them cili grup fjalësh, ai para presjes apo ai pas saj, më bëri më shumë për të qeshur por një gjë është e sigurtë: ato nuk mund të qëndrojnë bashkë në një fjali. As historiani, urbanisti apo historiani i urbanistikës më i madh i botës, pas një studimi disa dekadash, nuk do kishte guxuar ta thoshte. Më shumë se kaq, është një fyerje e inteligjencës njerëzore të mbash ligjërata mbi lejet e ndërtimit të para 3200 vjetësh. Porse një pyetje mund ta ngremë: kujt duhet ti marrin leje shqiptarët e sotëm për të ndërtuar, dhe pse? Është përgjigjja e kësaj pyetje që bën dallimin midis kuptimit amatoro-etatist dhe kuptimit shkencoro-demokratik të kontrollit të zhvillimit urban. Sipas të parit ky aktivitet qënka shprehja e vendimit subje...