JA SI DUHEJ HARTUAR PLANI I TIRANËS! Mapo, 25. 01. 2017
Ditët e para mediatike të vitit 2017 u mbushën nga daljet publike të zyrtarëve të lartë të Tiranës në mbrojtje të Planit të Pallateve. Më sakt, më shumë sesa në mbrojtje të Planit, prania e tyre mediatike, ishte në sulm ndaj atyre që guxuan të ‘baltosnin’ një nga punët më të rëndësishme të “njeriut që punon”. Sepse kjo do jetë strategjia mediatiko-demagogjike e z. Veliaj në këtë lot të karrierës së tij politike. Krijimi i imazhit, në perceptimin shoqëror, të një konflikti midis tij si ‘njeriu që bën gjëra për qytetin’, dhe oponentëve të tij si ‘baltosës profesionistë’! Me një fjalë: delegjitimimi i kundështuesve, e në këtë kuptim, nganjimi i të vërtetës së tij. Në fakt, ky shkrim nuk është mbi strategjitë e manipulimit publik nga z. Veliaj. Në të kundërt, ky shkrim i dedikohet domosdoshmërisë së përfshirjes së publikut në proceset e hartimit të Planeve të zhvillimit të territorit. Sigurisht, nëse duam që zhvillimi i ardhshëm të jetë në përputhje me këto planifikime. Në të kundërt,...