SHTATË PARIME PLANIFIKUESE PËR NJË ATDHE DREJT PROSPERIMIT TERRITORIAL! Mapo, 30. 11. 2016
Një mënyrë libertariane për të dashur Atdheun. Zoti/Krijuesi është arkitekti më i madh ndonjëherë! Ai është Arkitekti i natyrores. Vëzhgoni dhe shijoni natyrën; rregullin, harmoninë, bukurinë, thjeshtësinë dhe elegancën e saj. Bota është kaq e bukur dhe mund të mos ishte kështu, mund të ishte kaotike, e shëmtuar, e rrëmujshme. Cdo arkitekt - edhe arkitekti më ë mirë i botës njerëzore në të gjitha kohët - është arkitekt i kulturores. Dhe sado aftësi të këtë një arkitekt i kulturores asnjë ndërhyrje e tij nuk mund të krahasohet me atë të Krijuesit. Puna e tij thjesht dëmton natyroren, prandaj, një arkitekt i mirë i kulturores është ai që ndërhyn sa më pak në arkitekturën e natyrores dhe përdor sa më pak materiale jashtë saj. Atdheu duhet dashur në cdo centimetër të territorit të tij! Jo vetëm kufiri që na ndan nga fqinjët apo flamuri që na identifikon. Duhet ti dashurojmë të gjitha burimet natyrore të tij, kudo ku ato ndodhen, dhe jo vetëm buzë Lanës apo në qytetet e mëdha. At...