TË GJITHË SYTË TE PLANI I TIRANËS! Mapo, 26. 04. 2016
Strategjia mediatike multiaktorëshe për të manipuluar publikun, në lidhje me planin e Tiranës, këto ditë u bë akoma më evidente, kur rreth 20 gazetarë shqiptarë u përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për një udhëtim të sponsorizuar në Milano. Mediapartner e z. Rama, Top Channel, e humbi eksluzivitetin dhe shumë gazetarëve, nga më të mirët e mediave më të mira të tregut mediatik shqiptar, ju dhurua së bashku me një fundjavë të gjitha të paguara edhe mundësia perspektive që të kontribuojnë në ngritjen kulturore të qytetarëve të Tiranës deri në atë pikë sa të luten për realizimin e ëndrës së Kryebashkiakut. Roli prej protagonisti nuk ju hoq, dhe nuk mund ti hiqej, kryearkitektit italian të planit të Tiranës, z. Boeri. Ai luajti rolin e të zotit të shtëpisë duke i prezantuar gazetarëve shqiptar kryeveprën e tij arkitektonike, ‘pyllin vertikal’ në Milano. Sidoqoftë, deri në pikën teorike që të na mbushin mëndjen, ngelet një proces i gjatë për të matur empirikisht se, deri në cfar...