NA GRABITËN, PO NA RREZIKOJNË JETËN, DUHET TË PAGUAJMË EDHE TAKSAT E TYRE?! Liberale, 10. 08. 2020
Të kapur mat, me qeverisje por më keq se në ‘gjendjen natyrore’! Ndërtimtaria informale është një nga fenomenet më karakteristike të tranzicionit të gjatë dhe të mundimshëm të shoqërisë shqiptare. Nuk ekzistojnë të dhëna të sakta sa është numri i ndërtesave, banesave apo shtesave të ndërtuara paleje në këto vite por mund të thuhet se vetëm gjatë viteve 2006 - 2012, ato janë rritur në masën 1.7 herë; nga 230 mijë që ishin në fund të proçesit të vetdeklarimit në vitin 2006, në rreth 400 mijë në vitin 2012. Statistika e parë është plotësisht e saktë sepse na vjen nga Agjensia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale, por edhe e dyta nuk mbetet pas përderisa vjen nga Banka Botërore. Kjo veprimtari antiligjore njerëzore ishte plotësisht e pritshme dhe e justifikueshme në pesë vitet e para të tranzicionit për një sërë arsyesh të logjikshme, racionale dhe të moralshme. Qeverisja komuniste kishte prodhuar shumë parakushte që e bënin të pashmangshëm këtë fenom...