A DO TË VIJ NJË DITË KUR AMERIKANËT TA NJOHIN TË VËRTETËN NGA RADIO TIRANA? Liberale, 06. 07. 2020
Prej vitesh nuk e ndiqja faqen e Zërit të Amerikës në facebook. Në fakt unë mbetem ndjekës formal i saj, por kisha vite që nuk i lexoja statuset e tyre me vëmendjen e dikurshme, dhe akoma më pak komentet që bënin njerëzit e tjerë në ato raportime e opinione. Hoqa dorë kur bezdisja nga komentet servile të ndjekësve të saj e tejkaloi masën e nevojës time për t’u njohur me qëndrimet e këtij institucini shumë të rëndësishëm për publikun shqiptar. Pa më të voglin dyshim, mënyra sesi radio ‘Zëri i Amerikës’ e pozicionon veten kundrejt ngjarjeve politike në Shqipëri, ka qenë grafia më e vlefshme për opininin publik në këto tre dekadat e fundit. Bile, për një grup shqiptarësh, të cilët nuk ishin të paktë, raportimet dhe opinionet e VOA përbënin të vetmen shpresë për ti mbijetuar komunizmit edhe përpara se ky të binte 30 vite më parë. Në atë kohë unë mendoja se ishin vetëm të ‘rriturit’ e familjes time, por në fund të vitit 1990-të kuptova sa të shumtë ishin ata që dëgjonin 'Zërin e të Vërt...