QYTETET NUK U DËMTUAN NGA PRONËSIA PRIVATE, POR NGA QEVERIA E MADHE! Liberale, 29. 04. 2019
(qeveri e madhe vs. qeveri e vogël) Një nga shkaqet, sipas majtistëve që mbrojnë tezën se ‘ qytetet në tranzicion u shkatërruan për mungesë të shtetit’, ishte pronësia private mbi tokën urbane. Pra, nëse toka urbane nuk do ishte kthyer pronarit legjitim por do mbetej në pronësi të shtetit, atherë do ruhej fizionomia e qytetit ashtu sic e kishim trashëguar nga sistemi socialist. Në pamje të parë, kjo tezë bën kuptim. Nëse, njësive të formuara urbane nuk do i shtoheshin godina të reja, në shumë aspekte urbanistike, si raporti i sipërfaqes së ndërtuar me ato të hapura e të gjelbëruara, densiteti i banorëve në territor dhe intensiteti i ndërtimit; por edhe në aspekte mjedisore, estetike, vizuale, të ajrosjes, të djellëzimit; qyteti do ishte shumë më mirë i jetueshëm sipas këtij skenari. Mirëpo, a do mund të konsideroj tranzicion nga një regjim socialist ku pronësia është tërrësisht shtetërore, në një sistem të ekonomisë së tregut të lire; nëse shteti do të vijonte të ruante...