DËMSHPËRBLIMI I BANORËVE TË ZONËS SË ASTIRIT NUK ËSHTË NJË CËSHTJE E STREHIMIT SOCIAL! Mapo, 18. 12. 2018
Megjithëse protesta e studentëve ja zbehu rëndësinë, protesta e banorëve të grabitur nga shteti në zonën e Astirit mbetet vizive në opinionin publik. Për këtë duhet ti njohim një meritë të vecantë edhe opozitës, e cila nuk lejoi që aksioma shqiptare ‘cudia më e madhe tre ditë zgjat’ ta degdiste në humnerën e askundit këtë përpjekje për drejtësi. Kryetari i opozitës, z. Basha, cdo mbëmje i bashkohet kësaj proteste, duke tërhequr me vete edhe opinionin publik nëpërmjet mediave që e ndjekin kudo. Protesta tashmë e ka humbur karakterin luftarak, që fatkeqësisht degjeneroi në pikën kulmore të saj, për tu kthyer në modelin urban që e karakterizonte që nga fillesa. Tashmë, palët kanë hequr dorë nga e drejta për ‘dhunë legjitime të shtetit’ apo e drejta për të reaguar kundër ‘të drejtës së mohuar’ dhe ‘dhunës së pësuar’; për tju kthyer qasjeve të tyre fillestare. Të dëmtuarit kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut, kurse dy qeverisjet ofrojnë strehim social. Nuk do zgjatem me, sa...