KANABISI SI VALA E GJASHTË E SPEKULLIMIT NË TREGUN IMOBILIAR! Mapo, 26. 10. 2018
Nëse do të bënim një intervistë të strukturuar me pyetjen e parapërcaktuar ‘kush është problemi më i madh i Tiranës urbane?’, shumica dërmuese e të intervistuarve do të jepnin të njëjtën përgjigje. Ata do fajësonin ndërtesat e shumta që janë lejuar të ndërtohen në Tiranën post-komuniste. Pra, për perceptimin e gjerë publik, në Tiranë janë ndërtuar më shumë godina sesa është e pranueshme, që një qytet të funksionoj normalisht në shërbim të qytetarit. Këtë perceptim e vërteton si fakt edhe vëzhgimi statistikor, sipas të cilit në Shqipërinë postkomuniste janë ndërtuar më shumë se 1 milion ndërtesa dhe banesa të reja. Kjo shifër nuk është teknikisht e saktë përderisa nuk ekziston një matje empirike, por sidoqoftë është një shifër afër faktit. Në Shqipëri janë ndërtuar mbi 400 mijë ndërtesa e banesa paleje apo shtesa paleje në ndërtesat me leje, pa llogaritur këtu lejet e shumta të dhëna nga njësitë e qeverisjes vendore në këto 25 vite. Përbri kësaj gjendet edhe një fakt tjetër, sot n...