KATËR SQARIME SHTERUESE PËR SHESHIN SKËNDERBEJ. 28. 04. 2017
Trafiku i mbingarkuar në zonën qëndrore të Tiranës nuk na lejon të mbyllim një sy me atë që po ndodh në sheshin Skënderbej. Pas disa investimesh të mirëmenduara në sistemin kryesor rrugor të qytetit; përmirësimit të ndjeshëm të transportit publik dhe uljes së varësisë së qytetarëve nga automjeti privat, në mesin e mandatit Basha të administrimit të Kryeqytetit, sheshi Skënderbej e humbi funksionin si kryqëzim kryesor i rrymave të trafikut. Si koseguencë logjike, prej disa vitesh, trafiku motorik nuk bllokohej më dhe në këtë kuptim ky shesh nuk përbënte më një temë për diskutimin publik. Do të vijonte kështu derisa kryetari i ri i bashkisë, z. Veliaj, ti kthehej një vizioni të vjetër të ishkryebashkiakut Rama: kthimin e plotë të sheshit Skënderbej në këmbësor. Gjë shumë e mirë kjo në pamje të parë për syrin e pavëmendshëm dhe mëndjen e pastërvitur, por që kërkon katër sqarime shteruese, të cilat ne do ti ndajmë në këtë shkrim të shkurtër të opinionit. Gjendja e trafikut nuk do pë...