VRAGA NË FYTYRËN E PARKUT TË LIQENIT QË NA TURPËRON TË GJITHËVE. Mapo, 30. 06. 2016
Ashtu sikurse na premtoi z. Veliaj, këndi i lojrave te Parku i Liqenit përfundoi së ndërtuari dhe në 1 qershor u hap për publikun. Në kuptimin teorik, termi ‘u ndërtua’ duket i përdorur gabimisht sepse këndet e lojrave për fëmijë, sikurse shumë infrastruktura të tjera me karakter rekreativ apo edukativ, nuk ‘ndërtohen’ por ‘zhvillohen’. Diferenca midis dy fjalëve, që në fakt shprehin koncepte shumë të kundërta, përbën edhe thelbin përcaktues të kësaj ndërhyrje brutale në një hapsirë natyrore. Të zhvillosh, në konteksin e një infrastrukture të tillë, do të thotë të modifikosh vendosjen në hapsirën tre dimensionale materialet ekzistuese natyrore në mënyrë që të krijohen modele të reja nëpërmjet të cilave fëmijët të kryejnë aktivitete rekreative, sportive dhe edukative. Kurse të ndërtosh, në konteksin e praktikave të ndërtimtarisë shqiptare të 25 viteve të fundit, është të nënshtrosh elementët natyrorë nga volume materialesh vullgare dhe rigjide. Sikurse në këtë rast ishte i pavendi, po...