PANDEMIA E VËRTETË ËSHTË EKONOMIA E KONSUMIT! Liberale, 22. 06. 2020
Statistikat aktuale në lidhje me koranavirusin po vërtetojnë atë që kemi thënë dhe e kemi përsëritur, mbyllja e popullsisë në një karantinë kaq fanatike e të dhunshme nuk do të shërbente për asgjë. Për tre muaj me radhë ne ndenjëm para televizorit dhe ndoqëm humbjet e jashtëzakonshme në jetë njerëzore në vendet e tjera, ndërsa vet pësuam humbje minimale. Pa dyshim ky bilanc pozitiv i përballjes së një shoqërie të prapambetur me një sulm global kishte si kontributor kryesor karantinimin, por nuk ishte e vetmja pasojë e tij. Sepse në thelb, ne bëm të vetmen gjë që dijmë të bëjmë mirë, u shtirëm ‘sikur luftuam’ kur në fakt bëmë vetëm sehir. Bëm ‘sikur’ luftuam, bëm ‘sikur’ morrëm “pagën e luftës”, bëm edhe ‘sikur’ i bëmë opozitë qeverisë, por në fakt ne vetëm shtymë kohën kur do të përballeshim me “armikun”. Si rezultat i kësaj, të sëmurët dhe jetët e humbura të marsit, prillit dhe majit do ti kemi në qershor dhe në vijim. Nëse do të ndiqnim një linjë më liberale ndaj karantinimit, do të ...