tag:blogger.com,1999:blog-29469314123950058752024-03-28T03:47:02.468+01:00URBANISM &DEMOCRACYCopyright ©. Ky eshte nje blog personal. Ketu shfaqen shkrime te botuara me pare ne shtypin e dites. Tematikat qe trajtojne keto shkrime jane kryesisht ne fushen e zhvillimeve ne territor dhe te demokracise. Ceshtjet urbane bazike apo te perditshmerise, shihen ne filtrin politik. Dimensioni social, kulturor, mjedisor dhe vecanerisht ekonomik nuk i mungon qasjeve te ketij blog-u. Ky blog ka per synim shperndarjen ne publik te nje mendimi ekspert dhe alternativ. Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.comBlogger262125tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-42247762143452975602023-02-01T12:28:00.007+01:002023-02-01T12:30:48.660+01:00Tortura e re që na ofron Veliaj! Liberale, 31. 01. 2023
gjuhën e kërkimit shkencor e di se edhe punimi më i keq përfshin një prezantim
të pikave të dobëta të tij. Nëse bën një replikë teknike, është e domosdoshme
të prezantosh edhe ku personi që po replikon ka të drejtë. Këtë parim
deontologjik kam ndjekur edhe unë, sa herë kam opinionuar mbi punët e
qeverisjes në çështjet urbane e territorial.
kufijtë e të pamundurës, por ja kam dalë. Ajo i ka dhënë një zgjidhej të mirë
lokalizimit të stacioneve transportit interurban të qytetit. Nëse administrata
Basha vendosi ti grumbullonte të gjitha tranzitet në një Terminal të vetëm që e
cilësuan ‘Multimodal’; administrata Veliaj e ndahu këtë fluks hyrës në dy pika
të ndryshme, në përputhje me origjinën gjeografike nga ku këto flukse
gjeneroheshin. <o:p></o:p>
më vinte përpara pyetjes shpesh të përsëritur ‘A ka bërë ndonjë gjë mirë,
administrata e Veliajt?’, që unë të mbushja gojën e të thoja ‘po’. Por edhe kjo
mundësi për ta mbajtur të folurën time në gjuhën teknike, u sfumua me shpejtësi
kur vizitova në vend terminalin jugor të qytetit, që është në përfundim e
sipër. Sapo e pashë, në mëndje më erdhi një batutë nga një film i vjetër i
realizmit-socialist. <o:p></o:p>
Teraçinin e tij, sikurse bëri origjinali?! Terminali Jugor, njësoj si Porti
Viktor, nuk ishte asgjë më shumë se një çiban në menderen e TEG. Atje, as mund
të hynin e jo më të përpunoheshin autobusët e shumtë që vijnë nga jug-lindja e
vendit! Terminalet ndërtohen në periferi të qytetit, për dy arsye: së pari, të
mos sjellin lëvizjen ndërqytetase në bërthamën e qytetit; dhe së dyti të kenë
hapsirën e duhur për përpunim të pasagjerëve. <o:p></o:p>
njeriut që punon’. Por ky shkrim nuk ka lidhje me terminalët e Tiranës. Ky
shkrimi i shkurtër i opinionit ka lidhje me një torturë të re që ka projektuar
Kryebashkiaku i Tiranës për “nënshtetasit” e tij. Ai ka vendosur të bëj çdo
javë një ‘emision me gënjeshtra’. Do dali çdo javë dhe do të shpalli “arsyet”
pse ekspertët, që ai i konsideron ‘baltosës profesionist’, gabohen kur flasin
për cilësinë urbane të përkeqësuar të jetesës në Tiranë. <o:p></o:p>
për qindra kullat që ai po lejon të ndërtohen në qytet, duke çvlerësuar pronat
e vjetra dhe ato të sapo krijuara, imobiliare në Tiranë. Nuk ka nevojë për
mendim teknik për të analizuar nga ana sasiore apo cilësore bumin e madh të
kullave të reja që po ndërtohen, dhe impaktin negativ që ato kanë në njësitë
strukturore ekzistuese të qytetit. Çdokush e vet-dallon lehtësisht atë. <o:p></o:p>
që nuk mund të anashkalohen. Së pari, anekdota se po u bllokua ndërtimi i
kullave të reja do të rritet çmimi i shitjes. Do ishte kështu sikur tregu i
shitblerjes së banesave të ishte një treg i lirë. Në fakt, ky treg është i
deformuar në gjashtë valë të spekulimit me cilësinë dhe çmimin, pa folur për
impaktin në dimensionin urban të qytetit dhe territitorial të vendit. <o:p></o:p>
karteli që e ka kapur industrinë e vetme që rritet në vend, kurse ndërtuesit e
tjerë i shkojnë pas vendimit të të mëdhenjve, ndoshta edhe se ju pëlqen. Në
fakt, kujt nuk do ti pëlqente një çmim më i lartë për produktin e tij, kur
sasinë e produktit që mund të sjelli në treg ja kushtëzon karteli?! Mund të
jetë një qasje e pamoralshme, por gjithësesi ekonomike. <o:p></o:p>
shumë e thjeshtë: sa më shumë rritet oferta, apo sa më shumë ulet kërkesa në
treg, aq më shumë bie çmimi për njësi. Dhe në fakt, në Shqipërinë e sotme, të
dyja këto variabla imperative për uljen e çmimit po ndodhin. Ndërkohë që
popullsia dhe aftësia e saj blerëse po zvogëlohet më shumë se kurrë në 25 vitet
e fundit, çmimet po rriten. <o:p></o:p>
karteli të ndodhi, nuk do të ndodhi me çmimet në tregun imobiliar nëse
bllokohet ndërtimi i banesave të reja. Në të kundërt, çmimi mund të bjeri deri
në 30%, nëse ai lihet në ligjësinë e tregut të lirë. Ky tren natyror çmimesh
nuk mund të pengohet as nga shumë barrierat që i janë vendosur këtij tregu, nga
qeverisja etatiste dhe klienteliste e administratës Veliaj.<o:p></o:p>
prezanton me karakterin e vërtetë të kësaj qeverisje vendore. Qeverisja Veliaj
e Tiranës nuk është vetëm etatiste dhe klienteliste, porse më keq akoma, ajo
është legalizuese e zhvillimit të paplanifikuar, të fragmentarizuar dhe të
atomizuar urban. Nëse Tiranës urbane që u përplas me zhvillimin kaotik të 25
viteve të para, i duhet një planifikues i së ardhmes, kryebashkiaku i sotëm nuk
është gjë tjetër veçse një legalizues i realitetit të shëmtuar.  <o:p></o:p>
thotë se ‘ne lejojmë ndërtimin e 8 mijë apartamenteve në vit, sepse Tirana
rritet me 25 mijë banorë të rinj’! Për të mos folur për legalizimin që po i bën
gjendjes ekzistuese të njësive strukturore të qytetit- ku po riasfalton ndonjë
rrugë, lyen ndonjë pallat, mbjell ndonjë pemë, vendos ndonjë stol apo ndonjë
kosh basketbolli; por pa ndryshuar asgjë që ka vërtet ndikimin në raportet e
hapsirave të hapura me ato të ndërtuara- do të ndalojmë te legalizimi i trendit
migrator. <o:p></o:p>
persona që po ikin nga fshatrat, qytezat dhe qytetet e tyre për të ardhur në
Tiranë, është të thuash se asgjë nuk është e planifikuar në Tiranën urbane. Dikur
thamë se, shqiptarët ndërtojnë informalisht, le ti ti legalizojmë ndërtesat e
tyre; sot po themi se, shqiptarët po vijnë në Tiranë, le tu ndërtojmë nga një
shtëpi. Më hapur se kaq, nuk mund të injorohet një shkencë si ajo e
planifikimit territorial dhe urban.<o:p></o:p>
të ndërtonin formalisht, me një seri barrierash burokratike e korruptive për
lejedhënien ndërtimore: sot po ja bëjnë të pamundur të jetojnë në fshatrat,
qytezat dhe qytetet e tyre që po shpopullohen përditë e më shumë. Arsyeja e
vetme, që karteli i ndërtimit të banesave të ndërtoj ca kulla të reja, dhe
administrata klienteliste e Tiranës të japi ca leje të reja kullash. <o:p></o:p>
(koncenrim-braktisje) po dëmton modelin ekonomik (përfshirë atë bujqësor),
modelin politik, strukturën sociale, cilësinë urbane të jetes qytetare, dhe të
tjera çështje të mëdha shoqërore, kjo mendësi legalizuese po shpopullon vendin.
Çfarë mendon administrata Veliaj, se do të ndodhi me të ardhurit rishtas në
qytet, kur Tirana urbane pasi i ka marrë paratë që ju kanë dërguar të afërmit
nga emigracioni dhe i ka zhytyr në kredi skllavëruese për të blerë beton?! <o:p></o:p>
do të ndihen të përjashtuar nga modeli ekonomik i konsumit dhe nga modeli
politik i kryetaro-kracisë, që prodhon modeli territorial i koncentrim-braktisjes.
Të përjashtuarit gjithmon largohen, kësaj radhe do të shpopullojnë Shqipërinë. Shumë
studime të institucioneve prestigjoze ndërkombëtare na projektojnë vetëm 500
mijë banorë në fund të këtij shekulli. <o:p></o:p>
torturës së fundit, në të cilën na fton Kryebashkiaku Veliaj, ku do të na
sqarojë se në Tiranën e tij ‘asgjë nuk është si duket’! <o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-10934237250811272722022-07-07T10:55:00.006+02:002022-07-07T10:55:51.710+02:00Amnistia fiskale është një komardere për qeverinë, jo për ekonominë! Liberale, 03. 07. 2022
është një nga barrierat më të mëdha me të cilat përballet një shoqëri në
tranzicion nga një regjim etatist drejt një sistemi demokratik dhe liberal. Është
e kuptueshme, një shoqëri e cila për një kohë të gjatë është organizuar dhe ka
funksionuar në një strukturë etatiste të dizainit institucional, e ka në
kufinjtë e të pamundurës të shkëputet nga mentaliteti i pritjes që shteti tju
zgjidhi të gjitha problematikat e jetës, bile edhe t’ju siguroj mirëqënie.
jo vetëm nuk mundet ta realizojë këtë aspiratë populiste, por as nuk ka dëshirë
ta bëj. Synimi i saj është si ta varësoj shoqërinë ndaj vetes, çfarë i jep asaj
pushtetin e pakufijshëm për të vepruar si i pëlqen. Për më tepër, nëse qeveria
do zgjidhte të gjitha problematikat e shoqërisë, atherë kujt do ti duhej më
qeveria. Problemet e shoqërisë janë “lënda e parë” e pushtetit politik. Ky
është një nga pohimet më të vërtetuara në të gjitha rastet kur një vend e kryen
këtë tranzicion, por në Shqipërinë e tranzicionit të pafund, duket se është
krijuar një varësi tjetër: ‘varësia nga remitancat’! <o:p></o:p>
‘varësia nga remitancat’ kanë një të përbashkët: ato i pengojnë njerëzit të ndërmarrin
inisiativa sipërmarrëse, çfarë janë bazike për një shoqëri në tranzicion dhe zhvillim.
Një shoqëri pa sipërmarrje private është e destinuar të mbetet në kufinjtë e
mjerimit ekonomik dhe politik. Ajo do të luftojë për të marrë nga “të mirat që
shpërndan qeveria”, përgjithësisht vende pune në administrate, ndihma dhe
subvensione, apo tendera publikë; dhe kur dështon në këtë aspiratë, do mbetet
në pritje për ndonjë kothere që vjen nga familjarët dhe të afërmit që punojnë
jashtë! <o:p></o:p>
një rreth vicioz dhe të përsëritshëm: sepse zgjerimi i administratës, nga njëra
anë nuk mund të përfshijë të gjithë shoqërinë; dhe nga ana tjetër sa më shumë
zgjerohet aq më shumë konsumon nga të vetmet të ardhura që ka kjo tipologji shoqërie,
remitancat. Si rrjellim, shoqëria riorganizohet të prodhojë më shumë remitanca,
që në kuptimin praktik do të thotë prodhon më shumë emigracion duke zvogëluar
popullsinë banuese të vendit. Sepse ky rreth vicioz, ndërsa vet-përsëritet vret
çdo mundësi tjetër të prodhimit duke e lënë këtë shoqëri, në një model ekonomik
konsumi të financuar nga remitancat. <o:p></o:p>
ndodhet shoqëria shqiptare. Qeveria ka vendosur të bëj një “amnisti” për paratë
me “njollë në biografi” të emigrantëve dhe të “bisnesmenëve”, të cilët
përgjithësisht i kanë marrë këto para’ nga buxheti publik ose remitancat e
klientëve. Sipas qeverisë amnistia e këtyre parave do të furnizoj ‘me gjak të
ri’ ekonominë shqiptare! Edhe unë kështu mendoj, ato do të furnizojnë të vetmet
aktivitete që zhvillohen në Shqipëri: “projektet” fasadiste, populiste,
demagogjike të qeverisë; dhe, ndërtimtarinë e kullave shumëkatëshe të Tiranës.<o:p></o:p>
merren me anën morale, dhe juristëve të merren me anën e drejtësisë së kësaj
nisme, ajo që mund të thotë një planifikues është shumë e thjeshtë: amnistia
është një komardare shpërtimi momental për qeverinë, por nuk ka asnjë impakt
pozitiv për ekonominë kombëtare. Për më shumë, ajo do të përforcoj modelin ekonomik
të konsumit të produkteve të importit- që Shqipëria ka tashmë- shumë larg
modelit ekonomik të prodhimit– që Shqipërisë i duhet. <o:p></o:p>
dhe borxhi ekstravagand që kjo qeverisje ka prodhuar, e bëjnë të pamundur mbushjen
e buxhetit publik. Për këtë nuk besoj se ka nevojë për argumentim. Kushdo e
kupton vet, se e vetmja mënyrë - por edhe e fundit- që ka një qeveri etatiste
si e jona, mbetet amnistia e parave të paformalizuara. Ajo që ka nevojë për
argumentim, është parashimi se këto para’ nuk do të sjellin krijimin e
sipërmarrjeve prodhuese: duke rritur nivelin e punësimit dhe mirëqënies së
familjeve; dhe, përmirësimin e balancës së tregtisë së jashtme të vendit. <o:p></o:p>
qenë asnjëherë mungesa e parave për financimin e sipërmarrjeve të reja
prodhuese, por se asnjëherë nuk ka pasur një model ekonomik prodhimi, i cili të
ketë nevojë për financim krijimi, zgjerimi apo rinovimi teknologjik të sipërmarrjeve
private. <o:p></o:p>
Shqipëria nuk kaloi dot kurrë në ciklin e dytë të remitancave. Praktikat ndërkombëtare
në sektorët ekonomik ku kanë kontribuar në vendet pritëse dhe paratë e
grumbulluara nga puna, kthehen në vendin e tyre për të investuar në prodhim.<o:p></o:p>
është arsyeja, gjithashtu, pse transferimi i fitimeve nga kompanitë e huaja jashtë
Shqipërisë është një karakteristikë e tranzicionit shqiptar. Ndërkohë që sasia
e parave të larguara nga vendi, është rritur vit pas viti. Statistikat na
dëshmojnë se në vitin 2019 janë larguar 47 milion euro më shumë se në vitin
2018, 172 milion më shumë se në vitin 2017, dhe 314 milion më shumë se në vitin
2016.<o:p></o:p>
nuk janë paratë që i mungojnë ekonomisë shqiptare të tranzicionit, por një
model ekonomik prodhimi që ti përthithi dhe ti “punësoj” këto para’! Kurse
projektimi i një modeli ekonomik të bazuar te prodhimi kërkon një elitë tjetër
politike dhe ekonomike. Një elitë politike që nuk mbijeton në pushtet duke
grabitur të ardhurat e qytetarëve, dhe një elitë ekonomike që nuk sukseson nga
paratë e buxhetit publik apo duke ndërtuar gradaçela. <o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-69136031776998740242022-06-07T10:24:00.006+02:002022-06-07T10:24:32.340+02:00Krijimi i kushteve që emigrantët të votojnë atje ku jetojnë nuk është një veprim i drejtë! Liberale, 03. 06. 2022
midis lirisë së individit dhe pushtetit të qeverisë është një nga
karakteristikat më dalluese të evoluimit njerëzor. Që në antikitet kjo
marrdhënie prezantohej si një konflikt mes nënshtetasve dhe sunduesit. Nënshtetasit
pranonin sundimin, në këmbim të mbrojtjes që sunduesi u siguronte, me kushtin
që sunduesi të mos e përdorte këtë pushtet kundër vet atyre. Përderisa sundimtarët
kishin forcën për të mbrojtur nënshtetasit e tyre, ata mund ta përdornin këtë forcë
edhe kundër lirive të nënshtetasve të tyre.
Më tej, erdhi
një kohë kur njerëzit do ta kundështonin faktin që qeveritarët e tyre të ishin
një pushtet i pavarur, dhe shpesh herë i kundërt me interesat e tyre. Këtu nisi
dinamika e kalimit të qeverisjes nga sundimi i një mbreti të përhershëm-
pushtet i cili ishte edhe i trashëgueshëm- në një qeverisje të përkohshme. Elita
e shtetit do të ishin njerëz që e merrnin me koncension ushtrimin e pushtetit,
dhe të revokueshëm nga detyra. Përzgjedhja
e pushtetarëve zëvëndësoi “përpjekjet e mëparshme për të kufizuar pushtetin e
sunduesve” do të na thoshte Mill në 1859. <o:p></o:p>
Në këtë konteks të ri të formuar, interesat e
elitës dhe ato të kombit do të ishin paralele. Kombi nuk do të kishte nevojë të
mbrohej nga ‘vullneti i vet’ apo të frikësohej se do bëhej ‘tirani i vetvetes’.
I gjithë thelbi i kësaj marrdhënie kontradiktore, që projektohet deri në ditët
tona, qëndron te proçesi nëpërmjet të cilit kalohet legjitimiteti nga
nënshtetasit sovran te qeveritarët e tyre. Thënë me fjalë të thjeshta: te e
drejta për të votuar dhe proçesi nëpërmjet të cilit ushtrohet kjo e drejtë!<o:p></o:p>
Ishin baballarët e Liberalizmit Klasik, si Locke
dhe Smith, vepra e të cilëve solli në shumë vende perëndimore këtë instrument
themelor lirije. Falë ideve të tyre libertariane, shoqëritë perëndimore do të
vendosnin të drejtën e votës në qendër të solidaritetit kombëtar. Locke do të
na tregonte sesi organizohet “shoqëria politike” bazuar te votimi politik,
kurse Smith do të na fliste për “tregun e lirë” i cili, gjithashtu,
funksiononte mbështetur në votimin e çdo individi të shoqërisë, nëpërmjet çdo
qindarke që shpenzonte në atë treg. <o:p></o:p>
Për ta nisur me ‘votimin ekonomik’, mund të
thuhet se në një treg të lirë -ku shteti nuk ndërhyn- janë qytetarët që
vendosin se kush sipërmarrje sukseson dhe kush falimenton. Nëpërmjet çdo blerje
që kryejnë, qytetarët vendosin fatin e një sipërmarrje, njësoj si në një votim
politik ku vota vendos se kush nga politikanët në garë fiton dhe kush humbet.
Bile votimi ekonomik është edhe më demokratik se votimi politik. Qytetarëve që
kanë votuar për politikanin që ka mbledhur pakicën e votave, ju duhet të
pranojnë “tiraninë e shumicës”, kurse në garën ekonomike qytetarët marrin
pikërisht atë produkt apo atë shërbim për të cilin kanë votuar/ përzgjedhur/ paguar!<o:p></o:p>
Kjo është arsyeja pse PPPtë në Shqiqëri (por
jo vetëm ato) janë kaq shumë të dëmshme. Në një mekanizëm të tillë, nuk janë
qytetarët që vendosin se kush do të jenë llojet e produkteve/ shërbimeve apo te
kush sipërmarrje do të blejnë, por shteti. Pra është shteti: (i) që ju merr
qytetarëve paratë që kanë për blerje, nëpërmjet taksave; (ii) vendos çfarë shërbimi/
produkti do të blej, i cili është i njëjtë për të gjithë qytetarët; dhe përzgjedh
sipërmarrjen ku do ti blej këto produkte/ shërbime, e cila gjithashtu është e
njëjta për të gjithë qytetarët. Me pak fjalë, janë qeveritarët që vendosin kush
sipërmarrje do të suksesojë dhe kush do të falimentojë, por në të njëjtën kohë
edhe çfarë produktesh/ shërbimesh do të konsumojnë qytetarët. <o:p></o:p>
Ajo që ngelet për qytetarët është të paguajnë
taksat dhe të pranojnë llojin, sasinë dhe cilësinë e produkteve/ shërbimeve,
për përzgjedhjen e të cilave ka vendosur sundimtari. Absurditet! “Kush ha
kumbulla të tharta, dhe kujt i mpihen dhëmbët”! Në të kundërt me qasjen
socialiste/ etatiste/ kolektiviste të PPPve, ato para’ të taksapaguesve që ju
dhuruan një sipërmarrjeje të vetme për të “kontrolluar” shëndetin e individëve dhe
nuk prodhuan asnjë përfitim për shëndetin e publikut, mund të ishin përdorur
nga vet individët për gjëra më të vlefshme për secilin prej tyre. Në këtë rast,
do ishin qytetarët individualisht që do të vendosnin, dhe nëse do të kishin
gabuar do të pranonin edhe kostot e këtij gabimi. <o:p></o:p>
Një person pranon dëmet e pësuara nga një
gabim i bërë, vetëm kur atë gabim e ka bërë vet. Ky është thelbi moral i çdo “bashkëpunimi
vullnetar” mes individëve të lirë të një kombi. Ngjashmërisht, i njëjti moral
vlen edhe në “bashkëpunimin e detyruar” për formësimin e dizainit institucional
të “shoqërisë politike” të një kombi. Nëse shumica e shoqërisë zgjedh elitën e
gabuar politike, e gjithë shoqëria duhet të jetë e gatshme të pranojë dëmet që
vijnë prej qeverisjes së kësaj elite. Duket se shprehja “bashkëfajtorë dhe
bashkëvuajtës” e shteron këtë argument. Ose të paktën, nuk kemi apo nuk njohim,
rrugë tjetër për të siguruar solidaritetin kombëtar. <o:p></o:p>
E gjitha kjo bën kuptim moral kur është e
shoqëruar me kushtin që e gjithë shoqëria të pësojë; dhe jo një pjesë e saj
vetëm të pësojë kurse një tjetër vetëm të gabojë, sikurse është rasti i krijimit
të kushteve që emigrantët të votojnë edhe pa ardhur fizikisht në Shqipëri.
Sigurisht që është e drejta e tyre kushtetuese, si konseguencë e faktit që janë
pjesë e solidaritetit mekanik të kombit; por nuk është e drejta e tyre morale të
përfshihen në përzgjedhjen e elitës qeverisëse të vendit, kur jeta e tyre nuk
ndikohet nga mënyra qeverisëse e kësaj elite. Përderisa jetojnë jashtë
juridiksionit të kësaj qeverisje, ata e kanë të pamundur fizikisht të
plotësojnë kushtin moral themelor: të pësojnë për gabimin e kryer!<o:p></o:p>
Kushti moral themelor për tu arritur një
solidaritet organik kombëtar, që e gjithë shoqëria duhet të jetë bashkëvuajtëse
-përsa kohë është bashkëfajtore- nuk vjen si një dëshirë perverse për të parë
që vuajnë të gjithë njësoj; por si një kusht po aq moral dhe themelor që një
shoqëri, në masën e saj kritike, të “mësojë nga ajo që ka pësuar”. Vetëm duke
mësuar nga pësimi që vjen nga zgjedhjet e gabuara ka gjasa që një shoqëri,
sikurse çdo individ, të bëj zgjedhjet e duhura në të ardhmen. Ose të paktën të
mos bëj të njëjtat gabime.   <o:p></o:p>
<o:p> </o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-19733231810209528462022-05-31T10:39:00.002+02:002022-05-31T10:39:41.969+02:00Shqipëria nuk mund të ketë një antikomunist për President, jo se nuk duhet por se nuk mundet! Liberale, 26. 05. 2022
nuk mund të ketë një antikomunist për President, jo se nuk duhet por se nuk
mundet!
nga z. Alibeaj se Presidenti i ardhshëm do të jetë antikomunist më kujtoi
premtimin e z. Basha, në 13 maj 2017, se Republika e tij e Re sapo të vinte në
pushtet do të kompensonte ish-pronarët “me çmim europian”. Dy ishin ngjashmëritë
e ndërlidhura mes vetes, të këtyre dy ‘shpalljeve politike’ nga njerëzit që
kanë drejtuar opozitën shqiptare të nëntë viteve të fundit. <o:p></o:p>
pari, niveli i lartë i dimensionit cilësor apo mungesa e dimensionit sasior, çfarë
i bënte të dyja premtimet të pamatshme. Si mund të matet nëse dikush është apo
jo antikomunist? Kush është njësia matëse? Le të themi se mund të masim nëse
dikush nuk ka qenë antar partie në kohën e komunizmit, por kjo nuk e bën
antikomunist. Ka me qindra arsye pse një individ mund të mos ishte antar i
partisë së punës. <o:p></o:p>
ai mund të ketë dashur por për dhjetëra arsye nuk e kanë pranuar antarët e
tjerë të partisë që të bëhej një ndër ta. Të ishte komunist, në kohën e
komunizmit përfitoje shumë privilegje, pavarësisht parudhës komuniste se
‘komunisti është i pari në sakrifica dhe i fundit në privilegje’! Propogandë e
pastër, realiteti ishte shumë ndryshe!<o:p></o:p>
një rend të ‘luftës së klasave’, kush klasë mund të ishte më i privilegjuar: elita
drejtuese e klasës revolucionare, sikurse ishin komunistët në hirearkinë e
fortë të tyre; apo klasa revolucionare (punëtorët dhe fshatarësia
koperativiste)? <o:p></o:p>
klasën e përmbysur nuk po flas, se vendin e saj e përcaktonte vet emërtimi, jo
që nuk mund të ishin të privilegjuar por ishin edhe ‘të pëmbysur’. Këtyre as ju
shkonte ndërmend se mund të bëheshin antarë të partisë komuniste, e jo më të
bëheshin vërtet. Edhe nëse dikush prej tyre lajthiste dhe ëndëronte, shpesh
zgjohej në internimin apo burgosjen e radhës. <o:p></o:p>
arsye tjetër pse një individ mund të mos ishte antar i partisë së punës, është
edhe paaftësia e tij. Në proçesin e gjatë të testimit për tu bërë komunist, ai mund
të jetë paraqitur si i paaftë në kapërcimin e një prej dhjetëra barierave që
duhet të kaloje për tu bërë komunist! Se të bëheshe komunist nuk ishte dicka e
lehtë: duhet të bëheshe kandidat partie, së pari; pastaj të bëje stazhin e
partisë; e më tej të shkoje ca kohë në prodhim. <o:p></o:p>
të dështoje diku, apo koha e gjatë nëpër këtë proces, mund të pamundësonte
antarësimin për arsye kohe fizike. Të mos harrojmë, ata që plotësojnë sot kushtet
ligjore por edhe logjike për të qenë President, në fund vitet 1980-të duhet të
ishin rreth 30 vjeç. Thënë këto, lind pyetja naive por edhe shteruese: a mund të
konsiderohet antikomunist, dikush, vetëm se ka qenë i paaftë për tu bërë
komunist?!<o:p></o:p>
e dytë mes dy ‘deklaratave politike’ është niveli i lartë i hipokrizisë dhe
talljes që i shoqëron, çfarë vjen pikërisht sepse janë të pamatshme. Është e
qartë për shumëkënd që kupton nga komunikimi publik, se të premtosh diçka të
pamatshme është një qasje populiste. Kjo merr një vlerë ekstra, veçanërisht kur
përdoret ndaj një çështje kaq shumë të rëndësishme, sikurse është përzgjedhja e
një Presidenti. <o:p></o:p>
pak fjalë, ti premtosh një grupi social që ka vuajtur nga komunizmi se do t’ju
sjellës një President antikomunist, kur me vetëdije e kupton se nuk ka asnjë
mjet për ta matur këtë, është hipokrite nga ana e atij që e premton, dhe tallje
me ata të cilëve ju drejtohet ky premtim. Ndryshon puna, nëse ju premton se do të
zgjedhësh një të persekutuar, apo një “ish”-pronar! Këto mund të maten por nuk
mund të premtohen, pikërisht sepse mund të maten.  <o:p></o:p>
a mund të konsiderohet një individ antikomunist, vetëm se ka qenë një i
persekutuar apo një “ish”-pronar? Vështirë të thuhet. Mund të thuhet, deri
diku, për brezin e parë të të persekutuarve të burgosur apo pronarëve të shpronësuar,
por pas 46 vjetësh socializmi stalinist dhe 32 vjetësh tranzicion, vështirë të
ketë mbetur gjallë ndonjëri prej tyre. <o:p></o:p>
pasardhësit e tyre, vështirë të konsiderohen antikomunistë. Këta mund të urrejnë
diktatorin dhe veglat e tij për mjerimin ekonomik dhe shtypjen politike e
sociale, që pësuan pikërisht prej faktit se ishin pasardhës antikomunistësh,
por kjo nuk i bën këta automatikisht antikomunistë. Sidoqoftë, më e pakta e
sigurtë është fakti se, nëse z. Alibeaj do fliste për ta, do i përkufizonte në
cilësorin më përfaqësues dhe njëkohësisht më të matshëm: të persekutuar apo
pronarë. <o:p></o:p>
njëjta logjikë analitike shërben për premtimin e kompensimit ‘me cmim europian’
të pronave private të shtetëzuara prej 75 vitesh. Çfarë domethënie ka
togfjalëshi ‘me çmim europian’?! Edhe individi më i pashkolluar e di se toka
nuk vlen njësoj në të gjithë Shqipërinë. Ndryshon toka në qënder të Tiranës që
vlen disa mijëra euro për njësinë e sipërfaqes me atë në ndonjë zonë periferike
apo kufitare të vendit, që ta falësh nuk e merr njeri. <o:p></o:p>
sa ndryshojnë çmimet e tokës nëpër europën e madhe, që nis nga Britania e mbërin
në Ukrainë. Bile, nuk ndryshojnë vetëm në dimensionet fizike, por edhe në dimensionin
kohë. A ka të njëjtin çmim toka sot në Ukrainë, me të njëjtën e para një viti?!
Ndryshon puna nëse premton ta kthesh fizikisht tokën! Kjo mund të matet por nuk
premtohet, pikërisht sepse mund të matet. <o:p></o:p>
janë arsyet, jo vetëm pse nuk mund të zgjidhim moralisht problemin 32 vjeçar të
pronësisë mbi tokën, por edhe të zgjedhim një President nga një familje e ‘klasave
të përmbysura’. Politikanët që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë këto “klasa”
në politikë e qeverisje, njësoj si kundështarët e tyre socialist, janë të
interesuar për atë ‘që duket më bukur’ jo për atë ‘që shërben’! <o:p></o:p>
thuash do zgjedhim një President antikomunist apo do kompensojmë pronën e
shtetëzuar me çmim europian, është thjeshtë propogandë që i bën këta njerëz të
duken bukur në sytë e të përfaqësuarve prej tyre, por nuk ka asnjë brendi apo
kontribut real në mirë përfaqësimin politik të tyre.  <o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-47499723009566272102022-03-20T14:09:00.005+01:002022-03-20T14:09:41.523+01:00Kurthi përçarës ku politikanët e kanë futur shoqërinë në lidhje me ndërtesat informale! Liberale, 23. 02. 2022
bezdis deri në nervozizëm është kuptimi populist sipas të cilit, çdo gjë e keqe
që i ndodh individit, familjeve, komuniteteve apo gjithë shoqërisë shqiptare
vjen si rezultat i politikanëve të lig të vendit. Ky kuptim i gjerë shoqëror
nënkupton se shoqëria shqiptare është një nga shoqëritë më të mira të botës,
por “fati” i keq ka bërë që ajo të drejtohet nga politikanët më të ligj të saj.
nervozon ky kuptim, dhe ajo ka të bëjë me faktin se nuk ekziston asnjë mundësi
praktike që një shoqëri e moralshme të drejtohet nga një kastë e pamoralshme.
Një burrë i mençëm thoshte se çdo shoqëri merriton qeverinë që ka. Ky postulat
nuk bën kuptim vetëm për shoqëritë e demokracive liberale, por edhe për
shoqëritë me problem të nivelit të demokracisë. Edhe këto, dikur, kanë gabuar
duke votuar apo pranuar pa reaguar të drejtohen nga një kastë e tillë. <o:p></o:p>
të vërtetën, ky kuptim i gjerë shoqëror kontribuon në mbetjen në të njëjtën
gjendje shoqërorore. Pra, mbetjen në gjendje ku djemtë më të këqinj të vendit
drejtojnë punët e tij, për aq sa kjo mund ti afrohet realitetit. Kjo sepse,
ndërsa fajësojmë “fatin” që na ka “rrënë” të kemi politikanë të pamoralshëm, ne
heqim dorë nga mundësia për tu vet-korrigjuar në mënyrë që kjo gjë të mos
ndodhi në të ardhmen. <o:p></o:p>
të përgjithshëm, ndihemi të lirë të pranojmë edhe faktin tjetër. Punët e
Shqipërisë nuk i kanë drejtuar djemtë më të mirë të kombit, kushdo qoftë
kuptimi që secili prej nesh i jep këtij koncepti. Nëse fokusohemi vetëm në 30
vitet e fundit kur shoqëria shqiptare ka pasur pritshmëritë më të larta, mund
të thuhet se shpesh herë politikanët e kanë futur shoqërinë në kurthe përçarëse
mes vetes. Kurthe ku shoqëria shqiptare, veçanërish edhe për mungesë të moralit
të vet, ka rënë me lehtësi. <o:p></o:p>
veçanërisht në lidhje me përplasjen e të drejtave negative (natyrore) të
individit që origjinalizojnë prej asaj që Lock, apo Hobbes e shumë filozofë të
tjerë do ti quanin ‘gjendja natyrore’; me të drejtat pozitive të qytetarit, të
cilat e kanë themelin te kuptimi sipas të cilit shteti krijon të drejta dhe ja
shpërndan ato qytetarëve. Në këtë shkrim modest ne do të flasim mbi kurthin
qeverisës, sipas të cilit ‘familjet që kanë ndërtuar banesën e tyre në mënyrë
informale i paskan grabitur familjeve të tjera tokën mbi të cilën kanë ndërtuar’!
<o:p></o:p>
shqiptare në këtë kurth, ka bërë që jo vetëm fenomenit të ndërtimit informal të
mos i jepet zgjedhje as pas një çerek shekulli kur mund të adresohej vetëm për
gjashtë muaj; por mbi të gjitha të krijohet një përçarje e thellë midis këtyre
dy grupeve shoqërore, e cila do ti mbivendosej shumë përçarjeve të tjera që ka
pësuar shoqëria shqiptare, që prej pranimit prej saj të ideve etatiste e
bolshevike 80 vite më parë. <o:p></o:p>
absurde se të thuash se toka mund të grabitet një individi, nga një individ
tjetër. Mund të ndodhte në kohën kur shoqëritë ishin në ‘gjendje natyrore’, por
jo në kohët e sotme, ku edhe shoqëritë më primitive, përfshirë edhe atë
shqiptare, janë organizuar dhe funksionojnë brenda hapsirës së ‘shoqërisë politike’
dhe dizainit të saj institucional. Pra, kanë krijuar institucione shtetërore,
të cilat kanë detyrë parësore, edhe regjistrimin e ‘pronësive të paluatshme’ të
qytetarëve. <o:p></o:p>
paluatshme sa pronësia mbi tokën. Ajo (toka) ka qënë aty prej 4.6 miliard vjet
më parë, dhe ne shpresojmë se do jetë aty edhe për 4.6 miliard të tjera. Ajo,
apo pjesëza të saj, as mund të vidhet as mund të grabitet, në shoqëritë
politike ku titujt e pronësisë mbi të i ka të regjistruara shteti. Ose më sakt,
nuk mund të vidhet e grabitet nga një indivit, sepse shteti e bën sa herë të
dojë, sikurse e ka bërë shteti shqiptar disa herë në këto 77 vitet e fundit. <o:p></o:p>
përçarës ku politikanët e pamoralshëm e kanë futur shoqërinë shqiptare në lidhje
me formalizimin e ndërtesave informale. Ajo ju ka mbushur mendjen familjeve që
kanë trashëguar tituj pronësie mbi tokën, se janë ndërtuesit informal që ju
kanë grabitur atë. Ndërkohë ju ka mbushur mëndjen ndërtuesve informal se është
në të drejtën e shtetit (pra të tij) t’ju dhuroj atyre tokën në pronësi të
dikujt tjetër. Medemek, shteti krijon të drejta dhe i shpërndan ato te
qytetarët!<o:p></o:p>
logjik i rënies në këtë kurth etatist dhe përçarës: dy grupet e qytetarëve
urrehen mes vetes; proçesi i formalizimit të ndërtesave informale ka mbetur në
vend; proçesi i “kthim kompensimit” të pronave është harruar; ndërkohë që
shoqëria shqiptare si një e tërë, trashëgon një borxh të brendshëm prej
dhjetëra miliard euro për “xhymertllëkun” e qeverisjeve etatiste me titujt e
pronësive të paluatshme të shqiptarëve!<o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-21642655244518326152022-02-14T19:58:00.002+01:002022-02-14T19:58:17.095+01:00Çfarë shoqëria shqiptare duhet patjetër të dij për legalizimet! Liberale, 14. 02. 2022
I isha betuar vetes të mos shkruaja më për
legalizimet. Pas një dekade që e trajtoj këtë fenomen, isha i bindur që nuk
kisha çfarë të thosha më, për proçesin politik e qeverisës ‘me moralin e
piramidave ekonomike’. Sepse kështu është trajtuar përballja qeverisëse me këtë
fenomen urban që ka shoqëruar, dhe vazhdon ta bëjë edhe sot, të gjithë
tranzicionin shqiptar.
<o:p></o:p>
Skema Ponzi (Ponzi Scheme), apo sikurse
njihet në Shqipëri me emrin ‘piramidat’, ka në thelb një pamoralitet të madh.
Njerëzit që dorëzojnë paratë të parët- në skemën ekonomike pa asnjë logjikë
ekonomike- shërbehen me ‘këste’ dhe ‘përqindje’ të larta mujore që vijnë nga
njerëzit që dorëzojnë paratë të fundit. Ky është mekanizmi, për aq sa zgjat, i
‘piramidave’! Kur ky mekanizëm nuk funksionon më - sepse gjithmon ai falimenton
një ditë kur paratë, e njerëzve që dorëzojnë të fundit, nuk mjaftojnë për
njerëzit që kanë dorëzuar të parët- skema bie dhe të gjithë vrasin mendjen si
ka ndodhur gjithë kjo hata “e çuditshme”!<o:p></o:p>
Përgjatë këtij proçesi e vetmja gjë që mund
të bëjnë drejtuesit e kësaj skeme është rritja progresive e ‘përqindjes’ së
fitimit potencial për klientët e vjetër por edhe të rinj. Këta të parët, kur
shohin se përfitimet e tyre mund të jenë më të larta se ato që kanë arritur
deri në atë kohë, i ridorëzojnë paratë e tyre së bashku me shtesat që kanë
arritur. Por edhe të dytët, kur shohin se të parët kanë bërë “prokopi”
nëpërmjet këtyre skemave, i dorëzojnë paratë e tyre me shpresën se do jenë aq
me “fat” sa të parët. <o:p></o:p>
Mirëpo, ky kurth mund të shtyjë përkohësisht
falimentin, por asnjëherë nuk mund ta shmangi atë. Në të kundërt, sa më shumë e
largon valën goditëse të falimentit, aq më shumë e lartëson dhe e përforcon
këtë valë. <o:p></o:p>
Mbi këtë moral kanë vepruar qeveritë
shqiptare nga viti 1998, kur u shkrua ligji i parë për legalizimet, deri më
sot, kur janë shkruar disa prej tyre, përfshirë dhjetëra ndryshime të bëra
secilit ligj. Me pak fjalë, sa herë janë afruar zgjedhjet- që për qeveritë do
të thotë rrezik ‘falimentimi’, apo dorëzim pushteti te partia tjetër- aq herë
janë rritur “përfitimet” për “klientët” e përfshirë në këtë proçes. Për të mos
u zgjatur shumë, mjafton të kujtojmë se në vitin 2013, premtimi i opozitës që u
bë shumicë, ishte: legalizime falas për ndërtuesit informal; dhe kompensim me
vlerë tregu për pronarët legjitim të tokës së zënë nga ndërtimet informale. <o:p></o:p>
Rezultati i kësaj Skeme Ponzi të ngritur dhe
drejtuar nga qeveritë e tranzicionit është se nëse në vitin 1998 në Shqipëri
kishim vetëm 10-20 mijë ndërtesa informale të lokalizuara vetëm në periferinë
veriore të Tiranës, sot kemi mbi 500 mijë të tilla të shpërndara nëpër gjithë
qytetet e rëndësishme shqiptare, përfshirë edhe qendrat e tyre. <o:p></o:p>
Dhe këtu vijmë në një pikë, kur pamorali i
legalizimeve e tejkalon pamoralin e skemave piramidale. Së pari, skemat Ponzi i
trajtojnë të gjithë klientët njësoj, kurse skema piramidale e legalizimeve jo.
Nëse dikush ka paguar nën dorë te zyrtarët e qeverisë, me para’ apo me vota, atherë
ai është më i preferuar dhe ka gjasa ta ketë mbyllur proçesin, ndërkohë që
fqinjët e tij mbeten akoma në pritje. <o:p></o:p>
Një pikë tjetër ku pamoraliteti qeverisës me
legalizimet e tejkalon pamoralitetin e skemave Ponzi, është fakti se ka
bashkuar proçesin e legalizimeve me një proçes tjetër pa lidhje me të. I ardhur
nga mendësitë socialiste në qeverisje, proçesi i dytë ka lidhje me shtetëzimin
e tokës ku janë ngritur ndërtesai informale nga pronari legjitim, dhe
privatizimi i saj në përfitim të familjeve që kanë ndërtuar paleje. Pa asnjë
arsye logjike, morale apo teknike, qeverisjet etatiste shqiptare të
tranzicionit, i kanë dhënë të drejtën vetes të monopolizojnë një transaksion pronësor
midis një privati dhe një privati tjetër. <o:p></o:p>
Por ka edhe një pikë tjetër, ku pamoraliteti
qeverisës me legalizimet tejkalon në mënyrë stratosferike pamoralitetin e skemës
Fonzi. Ajo ka të bëj me faturën që duhet të përballoj publiku nga ky proçes i
dyfishtë, dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për faturën e mbajtjes së një
institucioni shtetëror kaq të stërmadh, sikurse është ALUIZNI. Jo e kam fjalën
për super faturën që origjinalizon nga karakteristika etatiste, socialiste e
shtetit që hyn kudo dhe shtrihet gjithkund, në çështjet që fare mirë mund ti
rregulloj tregu. Diferenca midis faturës që paguan ndërtuesi informal për
privatizimin e tokës së zënë nga ndërtimi i tij, me faturën e shtetëzimit të
kësaj toke, duhet ta paguajnë taksapaguesit e tjerë që as nuk kanë ndërtuar
informalisht dhe as nuk kanë toka të zëna nga këto ndërtime informale, dhe kjo
është për rreth 25-30% të ndërtimeve informale, dhe mund të shkoj në disa
miliard euro. <o:p></o:p>
Dhe këtu vijmë te arsyeja, pse unë ju ktheva
çështjes së legalizimeve, dhe ajo është se sikurse Skema Ponci, edhe
‘piramidës’ së legalizimeve po i afrohet fundi. Shtetëzimet (shpronësimet) e
viteve të fundit, për ndërtimin e veprave publike, po prodhojnë humbësit e parë
privat të pronës së tyre, qoftë ajo ndërtesë apo tokë. Por gjithashtu, po
kthejnë edhe skemën e strehimit social, në një skemë të re Ponzi. Nëse dështuam
me legalizimet, dhe falimenti i tyre megjithë dëmet ekonomike që e shoqërojnë
është i pashmangshëm, jemi akoma në kohë të mos l;ejojmë një skemë të re Ponzi
me strehimin social. <o:p></o:p>
<o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-76115520491639841152022-02-13T12:00:00.003+01:002022-02-13T12:01:30.613+01:00 Z. Berisha duhet t’ju kthej borxhin demokratëve. Liberale, 27.09. 2021
Përtej debatit publik nëse z. Berisha u vra
apo u vetëvra (politikisht) nga z. Basha mbetet edhe një e vërtetë e madhe, ai
jo vetëm fizikisht por edhe politikisht nuk ka “ndëruar jetë”! Takimet me
demokratë në tre nga qytetet kryesore të vendit, që ai i quan ‘Foltore’, po dëshmojnë
se kuotat e tij politike qëndrojnë shumë më lartë se ato të z. Basha dhe
ndoshta edhe se ato të z. Rama. Rreth tij nuk janë mbledhur vetëm demokratët e
zhgënjyer në shtatorin e këtij viti, kur ai ‘mori një thikë pas shpine’ nga
njeriu që kishte promovuar vet. Foltoret janë të mbushura me të larguar nga PD
(si antarë apo votues) të zhgënjyer përgjatë kohës në qeverisje dhe opozitë të
saj. <o:p></o:p>
Na pëlqen apo jo (mua jo), koha po tregon se
vetëm z. Berisha zotëron aftësinë politike për të bashkuar copat e shkëputura
ndër vite të partisë. Çudia është se, këtë, ai po e bën për herë të dytë. Nëse
në 2005 ai arriti të grumbullojë elitën e larguar pa ndonjë ndikim të madh në
bazë dhe elektorat, këtë herë po ri-tërheq bazën e saj të shkëputur
veçanërisht, por jo vetëm, vitet e fundit. Kurse çudia mbi çudinë është se të
gjitha këto pjesëza janë larguar përshkak të ndonjë veprimi në qeverisje apo
opozitë të z. Berisha, pavarësisht nëse ky veprim ka qënë kryer: në mënyrë të
drejtpërdrejtë prej tij; apo nga trashëgimtari i tij dhe e vulosur prej
heshtjes aprovuese të tij. <o:p></o:p>
Thënë këto, krijohet mundësia të themi
gjithashtu se z. Berisha ju ka një borxh të madh demokratëve dhe sot është koha
tjua kthejë. Pavarësisht se nuk janë të paktë njerëzit që besojnë se reagimi i
tij është pasojë e vetme e ‘thikës pas shpine’ që morri, zgjerimi i bazës
pjesmarrëse në takimet e tij bëjnë të mundur adresimin e të gjitha problematikave
të akumuluara në 28 vite brenda PDs. Me pak fjalë, edhe vet z. Berisha do e
ketë në kufinjtë e të pamundurës të fokusohet te “halli vet” pa trajtuar edhe
problemet e tjera të partisë. Këto probleme të shumta, pavarësisht dukjes së
ndryshme, mund të adresohen në tre veprime konkrete që z. Berisha duhet të
kryejë.  <o:p></o:p>
Së pari, z. Berisha duhet t’ja bëj të qartë audiencës
së tij dhe gjithë shqiptarëve se synimi i tij nuk është zëvendësimi i z. Basha
me një tjetër të privilegjuar e besuar të tij, apo akoma më keq me veten e tij.
Kjo ka qenë një prej akuzave të kundështarëve të tij, brenda dhe jashtë
partisë. Koha ka kaluar, por të gjithë e mbajmë mend tezën konspirative sipas
të cilës, z. Basha u emërua në krye të PDs me synimin afatmesëm që partia ti kalohej
një familjari të z. Berisha. Në të kundërt, nëse z. Berisha nuk e bën këtë
sqarim, foltoret e tij do e humbin peshën politike, akuzave ndaj tij do ti
shtohej një argument më shumë, dhe borxhi i tij ndaj demokratëve do të zgjerohej
më tej. <o:p></o:p>
Së dyti, z. Berisha duhet të bëj përpjekje
serioze që trupit politik të PDs ti bashkohen shumica dërmuese e të larguarve,
pavarësisht sa të konsumuar publikisht (në vite apo në poste) janë ata. Kjo
duhet të shoqërohet me të njëjtin diskurs sigurues të të kthyerve, sipas të
cilit asnjë prej tyre nuk kthehet për poste politike apo qeverisëse, por për të
kontribuar në një ringritje të partisë. Në asnjë rast, kjo nuk duhet të
bllokojë hyrjet e energjive të reja në parti, të cilat do të mbajnë barrën e
rëndë të opozitarizmit të sotëm dhe qeverisjes së nesërme. Kjo qasje e z.
Berisha jo vetëm do të kundështonte akuzat ndaj tij, por edhe do të siguronte
një kthim të shpejtë të PDs në pushtet. <o:p></o:p>
Së fundi, që në fakt është më e
rëndësishmja, z. Berisha duhet të bëj të qartë se përpjekjet e tij për një
‘bashkim, forcim dhe hapje’ të partisë nuk kanë të bëjnë vetëm me emra
njerëzish. Sikurse ai i ka prekur, përpjekja e tij ka synim thelbësor ‘kthimin
e parimeve fillestare mbi të cilat u krijua PD’. Në të treja ‘Foltoret’ e deritanishme,
z. Berisha, është kujdesur të theksoj se PD ka pasur dy parime kryesore:
interesin Kombëtar dhe të drejtat e individit. Nëse interesin Kombëtar e ka
laboruar disi me shembujt e marrë nga ngjarjet e Kosovës, për të drejtat e
individit është limituar në ato të drejta që atij vet i janë mohuar nga
drejtimi i sotëm i Partisë.<o:p></o:p>
Përveçse më e rëndësishmja, kjo është edhe
më e vështira por në të njëjtën kohë edhe shteruesja në synimin thelbësor të
demokratëve ndaj kësaj nisme të z. Berisha. Partia Demokratike e humbi
identitetin politik, pikërisht kur humbi parimin e mbrojtjes së të drejtave të
individit. Në fakt, këtë e ka pranuar edhe vet z. Berisha. I pyetur nga Eni
Vasili në 12 shkurt 2014 për gabimet që i njihte vetes në qeverisje, ai do të
shprehej “Përgjegjësia bazë fillon me ligjin e tokës. Ligji i tokës u votua në
shkelje të parimit të pronësisë”. Nga këtu nis kthimi në parime dhe ‘bashkimi,
forcimi dhe hapja’ e partisë, por gjithashtu edhe kthimi i borxhit që z.
Berisha i ka demokratëve. <o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-42518501167207332832021-09-26T11:55:00.004+02:002021-09-26T11:55:37.265+02:00Z. Berisha nuk u vra në sferën politike, por u vetëvra në sferën partiake! Liberale, 16. 09. 2021
Ka një ‘case study’ (rast studimor) në
shkencat juridike sipas të cilit një i ri amerikan konsiderohet si bashkëpuntor
në vrasjen e tij. Rasti tregon për një adoleshent, i cili gjendej në një
situatë shumë të rëndë familjare, përshkak të një marrdhënie shumë të keqe të
prindërve të tij. Këta (prindërit) i mbyllnin debatet e forta në çift me një
ritual shumë të frikshëm i cili përsëritej çdo herë. Bashkëshorti merrte shotganin,
ja drejtonte bashkëshortes dhe shtinte mbi të pasi kishte ndryshuar target në momentin
e fundit. Duke qenë se shotgani ishte gjithmon pa predha, asgjë nuk ndodhte me shëndetin
e prindërve, ndërsa do të rezultonte fatale për adoleshentin.
<o:p></o:p>
I mbingarkuar psiqikisht adoleshenti vendos
një predhë në shotganin e të jatit, me sigurinë se sherrnajet do të mbylleshin
një herë e mirë. Kur i jati u kthye në shtëpi, ai u ngjit në terracën e
pallatit në pritje të asaj që do të ndodhte. Ndërsa përgjonte prindërit këmba i
rëshket dhe bie drejt vdekjes së sigurtë, sikur fati të mos e ndihmonte
nëpërmjet një rrjete të vendosur horizontalisht nga kompania e mirëmbajtjes.
Ajo synonte mbrojtjen e kalimtarëve nga veglat apo materialet që mund të binin ndërsa
punohej. Mirëpo, në fraksionin e sekondës kur gjendej në nivelin e katit të
tij, adoleshenti u godit nga predha e shotganit të të jatit, duke mbetur i
vdekur në vend. <o:p></o:p>
Ky rast studimor më erdhi në mendje ditët e
fundit kur mësova se z. Basha e përjashtoi z. Berisha nga grupi kuvendor
demokrat, dhe si pasojë e kësaj, debati publik e mediatik u fokusua te pyetja
‘Kush e vrau (politikisht) z. Berisha?’. Për mua, sikurse për shumicën dërmuese
të pedagogëve dhe studentëve të drejtësisë që analizojnë rastin studimor që
përmendëm, z. Berisha sikurse adoleshenti, nuk u vra por u vetëvra. Sigurisht
që nevojitej dikush ta tërhiqte ‘këmbzën e armës’, porse, askush nuk do të
dëmtohej nëse predha nuk do ishte futur në fole. Të paktën djali i rastit në
studim do të shpëtohej nga rrjeta e vendosur nga ndërtuesit dhe do të vijonte
jetën e tij. <o:p></o:p>
Sikurse
çdo krahasim, edhe ky i joni çalon, edhe për faktin se vrasja/vetvrasja e z.
Berisha është një metaforë në vetvete, kurse ajo e adoleshentit amerikan është
një realitet. Kjo metaforë është përdorur gjerësisht në diskursin e gjerë publik
dhe lidhet me të ashtuquajturin konceptin e ‘vrasjes së atit politik’. Thënë me
fjalë të varfëra, dhe kontekstualizuar në rastin tonë, sipas kësaj metafore z.
Basha si kryetar i ri (me gjithë dyshimin nëse mund të quhet i ri pas tre
mandatesh si i tillë) ka “vrarë” politikisht z. Berisha si kryetar i vjetër.
Medemek, njësoj si në fiset e antikitetit, ku një i ri sfidon në duel prijësin
ekzistues, e vret atë dhe si pasojë përfiton pushtetin e këtij. <o:p></o:p>
Mirëpo,
ka tre keqkuptime të mëdha në këtë lojë gjuhësore. Së pari, politika në
sistemet e demokracisë liberale nuk është e njëjtë me atë të organizimit
fisnor. Për më tepër, sikurse na ka treguar Mill në veprën e tij ‘Mbi Lirinë’,
kjo lloj vrasje vinte si rezultat i luftës ndërmjet ‘Lirisë’ dhe ‘Pushtetit’.
Me një fjalë, ishte produkt i antagonizmit midis dëshirës për zgjerim të lirisë
së shtetasve, nga njëra anë; dhe nevojës së sundimtarit për të ushtruar pushtet
të pakufizuar, nga ana tjetër. Kurse rasti aktual ka qenë një trashëgim i
lumtur pushteti, dhe jo vetëm sepse ishte dorëheqja me vullnet të lirë e z.
Berisha (“vetvrasje”) që solli kalimin e pushtetit te z. Basha.<o:p></o:p>
I
dyti keqkuptim, që gjithashtu na flet për një vetvrasje dhe jo vrasje të z,
Berisha, ka të bëj me besimin e thyer të tij ndaj z. Basha. Vet z. Berisha flet
për një ‘thikë pas shpine’, që ka marrë. Mirëpo, a mund ta konsiderojmë si një
veprim të papritur, këtë praktikë rutinore prej 10 vitesh që ka përdorur z.
Basha? Së bashku me shkeljen e statutit në mënyrë të përsëritur, gjë për të
cilën e akuzon edhe z. Berisha për rastin e tij, kjo ‘praktikë pune’ ka qenë
arsye determinuese në karrierën e shpejtë të z. Basha. Prandaj, sikurse një
drejtues automjeti që pëson aksident se lëviz me një shpejtësi ekstra të lartë,
edhe z. Berisha nuk u vra (politikisht) por u vetëvra. <o:p></o:p>
Por,
keqkuptimi më thelbësor që sjell kjo metaforë ka lidhje me cilësorin
‘politike’. Pra, bëhet fjalë për një vrasje në sferën e politikës, në një kohë
që nuk është e tillë. Që të ishte e tillë do të duhej që kalimi i pushtetit
drejtues nga z. Berisha te z, Basha të shoqërohej me ndryshime prioritetesh
programore e ideore. Me një fjalë, një strukturë ideore brenda të njëjtës ideologji
bie së bashku me kryetarin që ka humbur mazhorancën, për tu ngritur një strukturë
e re programoro-ideore e përfaqësuar nga një lider i ri. Ky është kuptimi
bashkëkohor i konceptit ‘vrasje politike e atit’, gjë që nuk ka lidhjen më të
vogël me realitetin e PD-s së vitit 2013, por as me atë aktual.  <o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com3tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-5746663391004345392021-08-30T12:53:00.006+02:002021-08-30T12:53:49.725+02:00Tre rrugë të mundshme opozitare për PD-në. Liberale, 30.08. 2021
Ky
fillim shtatori e gjen PD-në në situatën më të vështirë të gjendur ndonjëherë
në jetën e saj relativisht të shkurtër. Ndërsa ka refuzuar të pranoj rezultatet
negative që arriti në zgjedhjet e prillit të këtij viti, grupi i kandidatëve
fitues të saj është i detyruar të hyj në Kuvendin e Shqipërisë. Tashmë është e
qartë për edhe më fanatikun nga deputetët e ardhshëm demokrat- për të mos
thënë, për çdo antar të saj- se alternativa për të bojkotuar është vetvrasje
përfundimtare.
Në
jetën politike ka vetëm një rregull, dhe ai është pjesmarrja. Nëse merr pjesë
ka gjasa edhe të dëgjohesh; nëse nuk merr pjesë, nëse nuk flet, askush nuk mund
të dëgjoj atë që ke ti në mendje edhe sikur të jetë i interesuar. Gjë, disafish
e pamundur kjo, po të kemi parasysh karakteristikën përqëndruese të pushtetit
te vetja, që e dallon këtë shumicë qeverisëse. Në këtë kuptim është e qartë se
PD-ë do të hyj në Kuvend, por mbetet akoma e paqartë se kush është rruga që do
ndjeki ajo për të bërë që fjala e saj të dëgjohet në këtë legjislaturë. Dhe çka
është po kaq e rëndësishme, rruga që ajo duhet të ndjeki për tu vet-realizuar
si shumicë qeverisëse për legjislaturën tjetër.
<o:p></o:p>
Tre,
janë tipologjitë e mendimit politik që e përbëjnë PD-në e sotme, dhe duket se
këto janë edhe rrugët e mundshme nëpërmjet të cilave ajo mund të synojë ardhjen
në pushtet. Në këtë shkrim të shkurtër opinioni, ne do të tentojmë ti kuptojmë
të treja ato, duke shpresuar se një rrugë e katërt që i “nakatos” ato në një “frymë”
të vetme do ishte një gabim shumë i madh për opozitën. Në fakt, ne besojmë se
ishte pikërisht kjo rrugë e katërt e PD-së që e la atë për tëtë vite në
opozitë. <o:p></o:p>
Kalimi
herë pas hershëm dhe në mënyrë të përsëritur nga një opozitë revolucionare e ‘rëzimit
të qeverisë me protesta’ të forta, te një opozitarizëm mbështetur në diskursin
e vetëm “anti-komunist” dhe “anti-korrupsion”, të shoqëruar ndonjëherë edhe me
premtime anemike liberalizuese dhe demokratizuese, është arsyeja pse PD-ë nuk
ja doli të fitonte kundër qeverisjes më të keqe që ka pasur vendi në këto vite
tranzicion. Ishte ky miksim tipologjish të mendimit që pamundësoi përfshirjen
masive të votuesit gri (atij që mendon përpara se të vendosi), në projektin për
ti dhënë Shqipërisë një qeverisje të ndryshme nga ajo që vegjeton prej tetë
vitesh. <o:p></o:p>
Bërë
këtë parantezë, ne prezantuam edhe tre grupet e mendimit në Pd-ë. Për ta nisur
me grupin më të dëmshëm, mund të thuhet se këta besojnë se qeveria duhet
“rëzuar”. Ajo duhet mbajtur në presionin e protestave ku intensiteti mund të
shprehet edhe me dhunë. Nën këtë presion ajo detyrohet, përgjithësisht nga
ndërkombëtarët, të dorëzoj pushtetin apo “të rëzohet” sikurse ju pëlqen atyre
të thonë! Këta nuk kuptojnë se demokracia liberale përveç parimit se ‘liria
duhet mbrojtur edhe me armë kur rezikohet’, ka edhe një tjetër. Për ta shprehur
me fjalët e Linkolnit të madh, ky parim na thotë se “ajo që vendoset me votë,
nuk mund të përmbyset me shpatë”! <o:p></o:p>
Grupi
i dytë i mendimit politik në PD-ë, janë akuzatorët. Këta mendojnë se duke e monopolizuar
diskursin opozitar vetëm te akuzat ndaj qeverisë, do të krijojnë një masë
kritike votuesish kundër saj. Duke qenë se sistemi është bipartizan, sipas
tyre, kjo masë do të votoj për PD-në. Megjithëse edhe antarët e këtij grupi
besojnë se ‘qeveria rëzohet’ ata nuk janë aq të dëmshëm sa antarët e grupit të
parë. Por sidoqoftë, kanë një qasje të gabuar ndaj politikës dhe mbeten të
dëmshëm për aspitatat qeverisëse të PD-së. Këta nuk kuptojnë se, fakti që në
sytë e publikut ‘qeveria është e keqe’, nuk e bën ‘PD-në më të mirë’! Të paktën
jo pas 30 vitesh rotacioni sipas të njëjtës skemë.  <o:p></o:p>
Grupi
i tretë janë parimorët. Këta besojnë se ndryshimi nuk vjen nga ‘rënia e qeverisë’,
por nga ‘ngritja e opozitës’. Kurse ngritja e PD-së mund të vij vetëm nëse kjo
i kthehet parimeve, anti-komuniste dhe liberalo-klasike, mbi të cilat u krijua
30 vite më parë. Në të kundërt, këta besojnë se PD-ë do të kthehet në një
fotokopje të PS-së dhe nuk do të arij të frymëzoj një masë të tillë votuesish
sa të bëhet shumicë qeverisëse. Për më tepër, edhe nëse për ndonjë rastësi
fatlume PD-ë do të vij në pushtet, sipas antarëve të këtij grupi, pak gjë do të
ndryshojë për shoqërinë, sepse ky do të ishte një rotacion emra pushtetarësh,
jo ndryshim i thellë programor në qeverisje. <o:p></o:p>
Sigurisht
që këto grupe mendimi nuk janë të strukturuara në nivelin që i prezanton ky
shkrim modest opinioni. Në të kundërt PD-ë do të ishte një parti me fraksione,
bile një parti demokratike. Prandaj është pothuajse e pamundur të presim që ajo
të ndjeki vetëm një rrugë opozitarizmi, dhe akoma më pak atë të duhurën. Porse
një gjë është e sigurt, nëse PD-ë vijon me këtë lëmsh strategjie e mendimi
opozitar: sa te “revolucioni” e sa te “inkuizicioni”; për të mos harruar
shakarat pa kripë të ‘zotimeve qeverisëse’ me gjëra falas, rritje rrogash,
pensionesh e subvensionesh, asgjë nuk ndryshon për të dhe aq më pak për
Shqipërinë, në të ardhmen e afërt. <o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-85824076190925595282021-08-09T21:28:00.003+02:002021-08-09T21:28:13.502+02:00Kurthi ku ka rënë PD-ja erdhi pikërisht prej parimeve të shitura! Liberale, 09. 08. 2021
Sikurse shqiptari politikisht më periferik e
ka mësuar, Ambasadorja Kim, përdori një togfjalësh të shkëputur nga një parullë
propogandistike të regjimit komunist në Shqipëri. Në deklaratën publike, të
bërë pas një takimi me z. Basha, Ajo ndër të tjera do të theksonte se ‘Do
të ishte një ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do të duhet të hajë
bar për hatër të një deputeti të saj’. Kjo ngjarje ka hapur debat të gjerë publik
në lidhje me marrdhënien midis SHBA dhe PD-s, por ky shkrim modest opinioni nuk
është i interesuar për të. Ai është i interesuar për të ardhmen e PDs, dhe në
këtë kuptim do tentojë të kuptojë çfarë ajo duhet të ndryshoj për më mirë.
Parrudha
origjinale ‘bar do hamë dhe parimet nuk i
shesim’, në kohën kur u përdor, kishte kuptimin praktik sipas të cilit
shqiptarët duhet të pranonin një cilësi jetese në kufinjtë e mjerimit por nuk
do të hiqnin dorë nga ‘uniteti i celiktë rreth Partisë’, ‘PPSh si forcë e vetme
udhëheqëse e shtetit dhe shoqërisë’, ‘lufta e klasave’, ‘centralizmi
demokratik’, ‘kolektivizmi mbi të drejtat e njeriut’, ‘planifikimi i
centralizuar’, dhe të tjera parime mbi të cilat ishte ngritur ideologjia e
partisë-shtet që kishte pengmarrë vendin. Me pak fjalë, parimet komuniste duhet
të mos shiteshin edhe pse gjendja e mjeruar politike dhe ekonomike vinte
pikërisht prej këtyre parimeve. <o:p></o:p>
Kjo
është arsyeja pse shqiptarët e fillim viteve ’90-të, e shkarkuan të gjithë
urrejtjen te parrudha dhe jo te parimet. Ata besuan se ishte parrudha që i coi
në mjerim dhe jo parimet e regjimit. Ata nuk e dalluan dot ndryshimin e pasjes
së parimeve, me pasjen e parimeve të gabuara komuniste! Mbi këtë kuptim të
gjerë, shoqëria shqiptare ‘ndërtoi kapitalizmin’ e saj “pa parime”. Kështu
kujtonin shqiptarët, sepse asgjë nuk mund të ndërtohet pa parime. Sikurse na
thonë shumica dërmuese e politologëve, nisur nga mendimtari francez
Claude Destutt de Tracy, nuk ka
politikë pa ideologji dhe nuk ka ideologji pa parime. Në këtë kuptim të saj,
shoqëria shqiptare ndërtoi kapitalizmin, sipas modelit dhe parimeve që socializmi
45 vjeçar ja kishte përshkruar atë. <o:p></o:p>
Nuk
do të doja të zgjatesha shumë, por është e kuptueshme se çfarë mostre del një sistem
politiko-ekonomik i ndërtuar mbi mënyrën sesi e percepton dhe shpjegon
filozofia që kërkon ta shkatërroj atë. Sikurse ‘arti i realizmit socialist’ na
e ka projektuar në mendjen tonë, në “kapitalizmin” e sotëm shqiptar ‘qeveria
punon për të pasurit dhe mban të shtypur masat popullore’, kurse ‘sistemi i
drejtësisë mban anën e të fuqishmëve që e kanë korruptuar atë’. Dhe këtu vijmë
te dy çështjet për të cilat ka interes ky shkrim: së pari, se në këtë realitet
të ndërtuar në 30 vite ka kontribuuar, në qeverisjet apo opozitat e saj, edhe
PD; dhe së dyti, se pikërisht këtu gjendet ‘guri i kthesës’ për të cilën ka
domosdoshmëri ndryshimi i PD-ës në të ardhmen. <o:p></o:p>
Ishte
shitja që PD ju bëri parimeve mbi të cilat u frymëzua (si një parti antikomuniste
me thelb liberalizmin klasik), arsyeja pse ajo është kthyer në një fotokopje të
dale boje të PS-së. Pak e nga pak, me synim të vetëm ardhjen sa më të shpejt në
pushtet, Partia që mbështeti ndryshimet e forta shoqërore e politike të shqiptarëve,
shiti parimet për të mos ngrënë bar në opozitë. Kurse sot këmbëngul të vij në
pushtet -e të përforcoj zhvillimin e tregut të lirë dhe lirive politike të
shtetasve- duke u mbështetur në të njëjtat parime ideologjike kundështare.
Mirëpo, kjo nuk ndodh. Nuk mund të ndodh, sepse askush nuk është i interesuar
për fotokopjen kur ka origjinalin. <o:p></o:p>
Loja
gjuhësore e sotme me fjalët e shkëputura nga kjo parullë e kohës së regjimit
komunist, nuk është një gjetje plotësisht e saktë. Vendosja e interesit të një
njeriu të vetëm mbi interesin e partisë (si një institucion politik i shoqërisë),
kur këto janë në kundështim të njëra-tjetrës, nuk është një parim liberalo-demokratik.
Ky veprim quhet ‘sundimi i Njëshit’. Ai ka qenë e mbetet një nga parimet
themelore të filozofisë politike kundër të cilës u krijua PD-ë, si dhe arsyeja
kryesore pse lindi ajo. Prandaj, që populli të mos ‘haj bar’ duhet që PD t’ju
kthehet parimeve mbi të cilat e krijua dhe të mos i shesi ato më. Sikurse ka
parime të këqia që i drejtojnë popujt ‘të han bar’, ka edhe parime të mira që i
drejtojnë ata në prosperitet, sepse ‘Freedom Works’. <o:p></o:p>
<o:p> </o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com2tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-54355971449123932212021-08-06T12:03:00.007+02:002021-08-06T12:03:50.897+02:00Çfarë mbetet pas 25 Prillit për shoqërinë shqiptare! Liberale, 24. 05. 2021
Zgjedhjet e Prillit thyen një tabu të madhe për
shqiptarët. Ato treguan se siguria për një rotacion pas dy mandateve të
qeverisjes së një partie, mund të të lëri në baltë. Shpesh, është pikërisht ajo
që e pengon rotacionin politik. Pas kësaj, shoqëria shqiptare u gjend në një
zbrazëtirë të madhe kuptimore, mbi atë që kishte ndodhur. Ajo nuk është gjendur
dhe nuk mendonte se do gjendej ndonjëherë në këtë “kurth”! Ajo nuk di si të
orientohet në këtë ‘vazhdimësi të tretë’!
<o:p></o:p>
As fituesit dhe as humbësit e zgjedhjeve të
25 Prillit nuk dinë si ta administrojnë këtë realitet. Fituesit bëjnë sikur fitorja
e tyre është një gjendje normale, por ftojnë humbësit në qeverisje! Humbësit
mundohen ti japin një dimension paranormal, duke fajësuar qytetarët që
masivisht paskan shitur votën, dhe ndërkombëtarët që njohin si demokratike këtë
‘masakër elektorale’! <o:p></o:p>
Mirëpo, përveçse realitet në praktikë, ky “kurth”
është një nga gjendjet normale të demokracisë në teori. Ekzistojnë, gjithashtu,
shembuj pafund në historinë e demokracive botërore ku qeverisja i mbetet një
partie për tre apo më shumë mandate. Problemi i vërtetë këtu nuk qëndron te
‘vazhdimësia e tretë’ në vetvete, por te rutina “demokratike” që ka krijuar
shoqëria shqiptare. <o:p></o:p>
Për shoqërinë shqiptare të këtyre 30 viteve
në tranzicion, demokracia është një teatër (dramë/ komedi/ tragjedi) me një
strukturë të përcaktuar shterueshëm. Në zgjedhjet e para pas-rotacionit fiton
qeveria, kurse opozita vjen ca kohë vërdallë duke akuzuar për vjedhje të
zgjedhjeve por gjithësesi i nënshtrohet rolit të humbësit. Kurse në zgjedhjet e
dyta, shoqërisë që i ka ardhur në grykë nga keq-qeverisja për tetë vite, zgjedh
‘të keqen më të vogël’, që i bie të jetë opozita; kurse ndërkombëtarët shtojnë
dozën e akuzave ndaj qeverisë, çfarë nënkuptohet nga publiku si mbështetje për
opozitën. Rezultati i kësaj skeme ka qënë gjithmon rotacioni politik. <o:p></o:p>
Ky ishte një rezultat lehtësisht i
administrueshëm nga shoqëria shqiptare, gjysma ‘fituese’ lumturohej nga fitorja
e pas tetë viteve ‘humbje’; kurse gjysma ‘humbëse’ nuk ndihej edhe kaq keq pas
tetë vitesh fitore! Pak a shumë, ishte ky rezultat që siguronte një kohezion të
shoqërisë shqiptare në “demokraci”, gjë që rrezikohet shumë nga mungesa aktuale
e rotacionit. <o:p></o:p>
Mungesa e rotacionit në këto zgjedhje, solli
rrezikun e një çarje të madhe për shoqërinë shqiptare. Gjysma ‘fituese’ nuk
ndihet më e lumtur se para zgjedhjeve, megjithëse ka siguruar ‘vazhdimësinë e
tretë’; kurse gjysma ‘humbëse’ ndihet thellësisht e pashpresë ndërsa fajëson
gjysmën tjetër të shoqërisë për këtë “fatkeqësi të jashtëzakonshme” që i ka
gjetur! Të mësuar edhe me ndihmën që ndërkombëtarët i kanë dhënë gjithmon
rotacionit drejt të ‘keqes më të vogël’, ajo shfaq edhe një ndjenjë
negativiteti ndaj demokracive perëndimore. Ky është dëmi i dytë që pëson
shoqëria shqiptare në udhëtimin e saj 30 vjeçar drejt demokracisë liberale. <o:p></o:p>
Ky ishte produkti i rezultatit të zgjedhjeve
të 25 Prillit, dhe ajo me të cilën duhet të përballet shoqëria e sotme
shqiptare. Kohesioni social, veçanërisht në lidhje me parapëlqyeshmërinë
partiake, asnjëherë nuk ka qenë një pikë e fortë e saj, por asnjëherë kaq i
rrezikuar sa sot. Akoma më keq shfaqet situata në lidhje me marrdhënien me
vendet perëndimore. Gjysma ‘fituese’ beson se lideri i tyre është aq i aftë
saqë po e përdor perëndimin për të triumfuar mbi “armiqtë e brendshëm”; kurse
gjysma ‘humbëse’ ndihet e tradhtuar prej tij, aq sa beson se perëndimi “ka
tradhtuar vlerat e demokracisë liberale” duke mbështetur komunistët në pushtet!
<o:p></o:p>
Rruga për rikuperim nga dëmet e këtij
“kurthi”, që duket se i ka pësuar më shumë gjysma ‘humbëse’, mund të vij vetëm
nga Partia Demokratike. Jo vetëm se është ajo që përfaqëson dhe drejton
vullnetin politik të kësaj pjese të shoqërisë; por edhe se asaj i ka takuar
historikisht roli i emancipuesit shoqëror që nga fillesat e pluralizmit në
Shqipëri. Mbetet në dorën dhe mundësitë e diskursit dhe veprimit të saj politik,
të bëj të qartë për shoqërinë shqiptare dy gjëra thelbësore. <o:p></o:p>
Së pari, se shqiptarët qofshin të majtë apo
të djathtë janë një komb, dhe ajo që i ndan është shumë më e vogël se ajo që i
bashkon. Në këtë kuptim patriotik e demokratik, edhe të majtët kanë të drejtën
e tyre të qeverisin nëse arrijnë të bëhen shumicë. Së dyti, se perëndimi nuk ka
hequr dorë nga mbështetja e shoqërisë shqiptare në udhëtimin e saj drejt
demokracisë. Në të kundërt, ai ka kuptuar se stimulimi i rotacionit vetëm për
të ruajtur stabilitetin, nuk prodhon dot themelet e domosdoshme për një
demokratizim të mëtejshëm shoqëror. Për të, rotacioni ka kuptim kur prodhon
qasje të ndryshme politike, dhe jo emra të ndryshëm në qeverisje. <o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com2tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-18804590409146326012021-03-15T11:03:00.001+01:002021-03-15T11:03:29.904+01:00Përfshijnë gjithçka gjejnë, mjafton ti shmangen politikes! Liberale, 15. 03. 2021
Gara mes partive këtë javë hyri në një fazë
të dytë, atë të prezantimit të kandidatëve. Me fjalë të tjera, partitë dorëzuan
listat me emra individësh, të cilët synojnë që duke përdorur partitë të bëhen
përfaqësues të sovranit në Kuvend. Ky në fakt është thelbi i marrdhënies midis
kandidatëve për përfaqësues të sovranit, partive që duhet të ishin politike dhe
vet sovranit. <o:p></o:p>
‘Gjëja e parë’ që dallohet në këtë fazë të
dytë para zgjedhore, ishte fakti se partitë i dërguan këto lista dy-tre minuta
përpara se të mbyllej afati ligjor. Kjo është një praktikë që ndodh prej disa
proçesesh zgjedhore. Partitë e mëdha i dërgojnë listat në minutat e fundit, për
të shmangur që ndonjë individ, të cilin nuk e kanë përfshirë në lista e tyre,
të futet në listën e ndonjë partie tjetër.
<o:p></o:p>
Thënë këtë, është e qartë pse individët përdorin
partitë ‘për tu bërë përfaqësues të sovranit’. Për këtë shërben edhe kodi zgjedhor,
i cili siguron që partitë të jenë ‘e vetmja rrugë’, nëpërmjet të cilës një
individ të bëhet deputet. Jashtë dëshirës së partive, barierat që duhet të
kaloj një idivid me këtë aspirat, janë praktikisht të pakapërcyershme, por kjo
është një çështje krejt tjetër. <o:p></o:p>
Te çështja për të cilën po flasim, na con çudia
sesi mundet një individ të kaloj nga lista e një partie te lista e një partie
tjetër! Nuk bën kuptim. Nëse një individ pret ta gjej emrin e tij në një listë
kandidatësh, do të thotë se ai i përket asaj “familje” politike. Nga ana tjetër,
si mund të pretendojë i njëjti individ të jetë në një listë tjetër, menjëherë
pasi “familja” e ka lënë jashtë liste! <o:p></o:p>
Përgjigja është shumë e thjeshtë, dhe ne e
kemi përsëritur me dhjetëra here. Partitë shqiptare nuk janë politike! Janë
familje, apo më sakt, janë si ato lloj organizatash që e prezantojnë veten si
familje, por jo organizata politike. Një organizim politik, formësohet rreth
një seti parimesh politike, apo rreth një ideologjie, të cilat një individ nuk
mund ti ndryshojë dot në pak minuta. <o:p></o:p>
Nëse partitë do të ishin politike proçesi i
kalimit nga një ‘listë’ te një tjetër do të kërkonte vite. Në këtë rast,
individi me partinë do të ishte i lidhur përshkaqe parimore dhe jo me ‘marrveshjen
që ka me kryetarin’. Në këtë rastin e dytë, që duket se është rasti ynë,
individi është i përligjur që të ndryshoj partinë sa herë që kryetari nuk i
përmbahet ‘marrveshjes për ta futur në listë’. <o:p></o:p>
Kurse sipas rastin e parë, atje ku individi
është i lidhur me shumë indivitë të tjerë nëpërmjet parimeve të përbashkëta,
duke formuar një parti, ky lloj kapërcimi nuk ndodh. Ose, e pakta më e sigurtë,
nuk ndodh brenda pak minutash. Ai kërkon një dinamikë të gjatë dhe të shtrirë
në kohë, transformimi kuptimor (ideologjik) për individin në fjalë ose për partinë
ku ai ka aderuar.  <o:p></o:p>
I tillë ishte, përshembull, rasti i
Presidentit Ronal Regan, i cili për disa vite ishte antar i Partisë Demokratike
përpara se të bëhej një President Republikan. I pyetur për këtë kalim “hendeku”
ideologjik, Regan do të shpjegonte me detaje sesi, ai asnjëherë nuk u largua
nga partia, porse ishte partia që dal nga dal pësoi një ndryshim të ndjeshëm të
parimeve ideologjike të saj. <o:p></o:p>
Të njëjtën gjë mund të supozojmë për
Presidentin Kenedi, parimet e shpalluara të të cilit ishin shumë të ndryshme
nga thelbi ideologjik i Partisë Demokratike të sotme. Fatkeqësisht, ai ndëroi
jetë shumë herët, por nëse do të jetonte akoma, ai sot ideologjikisht do ti
përkiste partisë tjetër. Kenedi nuk i ndryshoi parimet e tij dhe i mori ato me
vete, por partia e tij mundej dhe e bëri.    <o:p></o:p>
Përfundimin tonë se partitë shqiptare janë
jo-politike, e vërteton edhe ‘gjëja e dytë’ që dallohet në proçesin
para-zgjedhor. Secila nga partitë po krekoset para sovranit, se në listat e saj
ka më shumë shkencëtarë se në partitë e tjera. Medemek, sovrani duhet të ndihet
i llastuar sepse do të përfaqësohet nga shkencëtarë dhe jo nga politikanë, në
institucionin më politik që ka vendi!  <o:p></o:p>
Kjo në fakt, është njësoj sikur partitë të
mburren se në spital nuk do të punësojnë mjekë por politikanë të shkëlqyer. Nuk
ka asnjë ndryshim, përveç kuptimit të shtrëmbëtuar shoqëror mbi politikën dhe
qeverisjen. Edhe në Kuvendin Popullor të Republikës Popullore Socialiste,
kishte “deputetë” të tillë. Ata ishin ‘njerëz të spikatur në fushat prodhuese,
artistike, sportive, teknike dhe shkencore’, dhe ‘kishin bërë ndonjë heroizëm
të madh në luftën për ndërtimin e socializmit’. <o:p></o:p>
Kjo ishte normale në atë kohë, sepse në
Kuvend nuk kishte çështje politike për tu diskutuar e vendime politike për tu
marrë. Politikat ishin shpallur një herë e mirë me pushtimin komunist, kurse detyra
e kuvendarëve ishte thjeshtë të miratonin nismat e Partisë. E njëta qasje
anti-politike prezantohet edhe sot, kur partitë për të shmangur politiken janë
gati të përfshijnë edhe shkencën. <o:p></o:p>
<o:p> </o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com2tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-87189672311922118182021-03-08T10:18:00.001+01:002021-03-08T10:18:27.163+01:00Dy fjalë mbi marrinën se në Shqipëri nuk ka të majtë! Liberale, 08. 03. 2021
Në Shqipërinë e tranzicionit nuk është korrupsioni
problematika e parë, apo më së paku nuk është ai prodhuesi i ‘të gjithë të
këqijave që gëzojmë sot’. Ai është pasoja më e dukshme dhe më e propoganduar e
mendësisë socialiste që ka frymëzuar qeverisjet e tranzicionit, por kursesi
shkaku. Shkaku është i qartë si drita e diellit për këdo që ka lexuar diçka mbi
filozofitë politike. Ai është qasja etatiste dhe centralizuese e elitës partiake
ndaj qeverisjes në këto vite tranzicion. <o:p></o:p>
Kjo qasje nuk është shfaqur në zbrazëtirë të
mendimit shoqëror. Akoma më pak, nuk ka ekzistuar një konflikt kuptimor mbi
rrugën që duhet të ndiqte Shqipëria në këto vite, midis shoqërisë dhe elitës
politike të vendit. Në këtë konteks, është e qartë, gjithashtu, se masa dërmuese
e shoqërisë e kishin kuptuar demokracinë dhe kapitalizmin, si një rend shoqëror
ku shteti të jep më shumë ‘gjëra falas’ se në socializëm. Fatkeqësisht, edhe sot
shoqëria shqiptare ndan të njëjtin kuptim. <o:p></o:p>
Elita politike në qeverisje, pavarësisht
kush parti e ka ushtruar pushtetin qeverisës, nuk ka dashur ti zgjojë
shqiptarët në gjumi. Sa më shumë, më gjatë dhe thellë të flenë shqiptarët aq më
të lehtë e ka elita politike të realizojë ‘projektet e veta’ që janë shumë të
ndryshme nga ato të shoqërisë; dhe akoma më të ndryshme se ato që duhet të
ishin synimet e shqiptarëve në këto 30 vite. <o:p></o:p>
Përsa kohë flenë, shqiptarët shohin të
njëjtën ëndër. Ata presin që shteti në demokraci t’ju japi më shumë gjëra falas
sesa shteti në socializëm; kurse faktin që kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në 30
vite, e justifikojnë me “argumentin” se politikanët që kanë drejtuar vendin
kanë qenë të korruptuar. Medemek, sikur mos të ishin të korruptuar politikanët,
sot Shqipëria do ishte njësoj si vendet europiane perëndimore, bile ato
nordike, ku shteti ju jep aq shumë gjëra falas qytetarëve. <o:p></o:p>
Këto rreshta nuk duan të thonë se në
Shqipëri nuk ka korrupsion, se do ishte një marri po aq e madhe sa kjo për të
cilën po flasim. Ato synojnë të shpjegojnë se korrupsioni galopant që shoqëron
çdo aspekt të jetës shoqërore shqiptare, përfshirë dhe në mënyrë të veçantë atë
qeverisëse, është pasojë e një shkaku tjetër më të madh. Është pasojë e
filozofisë socialiste, kolektiviste e puniste, nëpërmjet të cilës është
qeverisur vendi për këto 30 vite tranzicion.<o:p></o:p>
Mirëpo, askush nuk ju’a thotë shqiptarëve
këtë. Elita partiake nuk mundet, sepse kjo do të thotë që të zgjojnë shoqërinë
nga gjumi letargjik. Nëse do ta bënin këtë, atyre do t’ju duhej të hiqnin dorë
nga ‘projektet veta’ personale dhe të merreshin me projektet e shoqërisë. Kjo
është arsyeja, pse gjithmon e më shumë dëgjohen premtime për ‘gjëra falas’ që do
japi shteti në të ardhmen. <o:p></o:p>
Njësoj si ‘firmat piramidale’ edhe partitë,
ofrojnë “përqindje më të lartë fitimi” se konkurenca, ndërsa shoqëria flinte
duke ëndëruar nëpër kafene e restorante. Sepse, këto premtime janë një lloj
ninulle, apo një lëkundje e krevatit, që fëmija popull të kthehet në gjumin e
thellë ku ishte, në ndonjë moment kur urija i zgjon. Kurse përradha më e
preferuar që elitat partiake i tregojnë shoqërisë, është lufta e Gjergj Elez …
(mbiemrin vendoseni vet) kundër Balozit ‘korrupsion’.<o:p></o:p>
Mjerisht, kjo nuk qënka dyshemeja e të
keqes, nuk qënka ‘më keq se kaq nuk ka ku të shkojë’. Paska, edhe më keq se kaq!
Është marria që ‘në Shqipëri nuk paska të majtë’! Po na thonë se ky nivel
socializmi nuk është i mjaftueshëm për Shqipërinë. Duhen më shumë përadha,
ninulla dhe lëkundje krevati për këtë popull që fle i urritur. Më majtas se kaq
është vetëm socializmi stalinist, që kemi përjetuar. Nëse e kanë fjalën për të,
dakort, por të mos e bojatisin për ta shitur si të ri! <o:p></o:p>
Medemek, po ti japim elitës partiake në
administrim më shumë prona publike, më shumë pushtet ndaj pronës dhe
inisiativës private dhe më shumë para’ në buxhetin e shtetit nga paratë tona, ajo
do të jetë më pak e korruptuar sesa ishte kur kishte më pak nga këto! Thojani
fëmijës tuaj këtë dhe ai do tallet me ju. Kurse, majtistët e thonë pa problem
fare, bile sikur po thonë gjënë më novatore ndonjëherë, megjithëse kolera
socialiste kudo ku është provuar ka sjellë veç mjerim. <o:p></o:p>
Diskursi se ‘në Shqipëri nuk ka të majtë’
është marrina më e madhe që mund të thuhet ndonjëherë. Në Shqipëri prej 77 vjetësh
ka vetëm të majtë. Ajo mund të ketë ndryshuar diskursin apo formën, por thelbin
e ka të njëjtë. Qoftë ai socializëm stalinist, demokratik apo nacionalist, ajo
ofron grumbullimin dhe centralizimin e pushtetit politik dhe ekonomik në pak
duar. Çfarë nuk mund të sjelli veçse korrupsion, krim e skllavërim politik; dhe
mjerim social e ekonomik. <o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-51000113450051205582021-03-07T11:52:00.002+01:002021-03-07T11:52:40.335+01:00I pengmarrë nga ‘Shoqëria Politike’. Liberale, 01. 03. 2021
Konceptin ‘shoqëri politike’ e ka sjellë për
herë të parë filozofi britanik John Locke pothuajse 250 vjet më parë. Sipas tij,
njerëzit në ‘gjendje natyrore’ hoqën dorë nga pushteti ekzekutiv për të
mbrojtur ‘të drejtat natyrore’ të tyre, për tu bashkuar në një ‘shoqëri
politike’. Kësaj ja dorëzuan këto të drejta, “si një mënyrë më efikase për të
arritur paqen dhe lumturinë”. Nga ana e saj ‘shoqëria politike’ ngriti
institucione për ti mbrojtur në mënyrë të organizuar këto të drejta. <o:p></o:p>
Locke dallonte të drejtën e lirisë, jetës
dhe pronës, si të drejta natyrore të individit. Për të, qeverisjet e ‘shoqërisë
politike’ kishin vetëm një detyrë, atë të mbrojtjes së këtyre të drejtave të
patjetërsueshme të individit. Ky ishte edhe kuti i tyre, kurse mos kryerja e
kësaj detyre apo akoma më keq shkelja e këtyre të drejtave ishte arsyeja pse qeveritë
duhet të largoheshin. <o:p></o:p>
Në të njëjtin libër Locke na sqaron pse
është e rëndësisë bazike për ‘shoqërinë politike’, ajo që Dukheim do ta quante
‘solidariteti’. Locke mendonte se vetëm kështu sigurohet që ‘shoqëria politike’
të eci si një trup i vetëm. Në të kundërt ajo përçahet dhe kushdo ka të drejtën
të shkoj në rrugën që i cakton vetes, me fuqinë individuale ekzekutive të
mbrojtjes së të ‘drejtave natyrore’. <o:p></o:p>
Kjo gjë mund të ishte e lehtë për kohën të
cilën Locke kishte në mendje, apo kohën kur ai i prezantoi këto mendime
filozofike, por nuk është në kohën e sotme. Të paktën jo në këtë fshatin tonë
globalist që synon të bëhet si Europa sot, por pa përshkuar udhëtimin e ‘shoqërive
politike’ europiane. Bile, edhe nëpërmjet parimeve të ndryshme, në mos të kundërta,
me ato mbi të cilat këto shoqëri perëndimore dhe demokratike janë organizuar
dhe funksionuar në 250 vitet e fundit. <o:p></o:p>
Në një realitet të tillë, individi në një
‘shoqëri politike’ si kjo e Shqipërisë së dekadës së tretë të shekullit të
parë, të mijëvjeçarit të tretë, është thjeshtë një i pengmarrë nga qeveria e
vet. Të paktën unë kështu ndihem sot, kur qeverisjet e të shkuarës, së sotmet,
dhe ato që synojnë të bëhen qeverisja e së ardhshmes, më thonë se nuk kanë
ndërmend të mbajnë përgjegjësi për mos kryerjen e detyrës së tyre të vetme
bazike, atë të mbrojtjes së të drejtave të mia natyrore. <o:p></o:p>
Me pak fjalë, qeverisjet jo vetëm nuk
largohen kur e shkelin arsyen e vetme për të cilën janë krijuar, por edhe synojnë
të vijnë në pushtet me premtimin se të vetmen gjë që nuk do të bëjnë kur të
vijnë në pushtet është mbrojtja e lirisë, jetës dhe pronës. U ndjeva i marrë
edhe që e shkruajtan këtë që shkruajta, imagjinoni çfarë janë individët që
premtojnë se do ta bëjnë! Por ata që e premtojnë e kanë seriozisht, bile edhe
ata që i duartrokasin këta që i premtojnë. <o:p></o:p>
Që ta kuptojnë edhe ata të paktët që nuk e
kuptuan, kjo është njësoj sikur në spital të të kërkojnë pushtetin për të
ndërhyr kirurgjikisht në trupin tënd, duke të siguruar se ti do vdesësh. Apo në
një dyqan ushqimor të të kërkojnë që të furnizohesh me ushqime vetëm aty, duke
të të siguruar se ato ushqime do të helmojnë. Absurd është pak, çmenduri është
koncepti që i rri më mirë. <o:p></o:p>
Mbi këtë pamoral, qeverisjet e ardhshme,
kërkojnë të zgjidhin një problematikë kriminale të krijuar nga ato vet. E kemi
fjalën për krimin e grabitjes shtetërore të pronës së pronarit legjitim. Kjo në
fakt, është akoma më çmenduri se ajo që prezantuam më parë. Qeverisjet, në këtë
rast të ardhshme, zotohen se faktin që qeverisjet e kaluara dështuan ti mbrojnë
të drejtën natyrore të trashëgimit të pronës, do ta “rregullojnë” duke grabitur
pronën e disa të tjerëve në vijim. <o:p></o:p>
Megjithëse toka është aty prej 4.5 miliard
vjetësh, nuk ka ikur gjëkundi dhe nuk mund të iki edhe sikur të dojë,
qeverisjet e ardhshme nuk premtojnë ta kthejnë atë de jure dhe de fakto te
pronari legjitim. Me shumë vonesë dhe shumë kosto, kjo do të ishte vendosje e
moralit të ‘shoqërisë politike’ në të njëjtin nivel me atë të kohës për të
cilën na foli Lock. ‘Më mirë vonë se kurrë’ thotë shoqëria jonë politike për
rastet e shpeshta kur dështon ti bëj gjërat në kohën e duhur. <o:p></o:p>
Në të kundërt, ato për të cilat zotohen
qeveritë e së ardhmes ndaj të shpronësuarve, është se do ti kompensojnë ‘vlerë
euopiane’ apo ‘vlerën e tregut’, sipas kohës kur janë duke u zotuar. Dhe
gjejeni pak ku do ti gjejnë kapitalet për kompensim?! Ato zotohen se do t’ja shtetëzojnë
individëve të ‘shoqërisë politike’ nga puna dhe pronat që kjo shoqëri krijon
dhe prodhon sot. <o:p></o:p>
Me pak fjalë dhe konkretisht, unë që nuk kam
përfituar nga asnjë prej tre ligjeve për të cilat qeverisjet e kaluara kanë
shtetëzuar pronat e pronarëve të dikurshëm, duhet të paguaj më shumë taksa dhe
të pranoj më pak shërbime publike, sepse qeveritë e së ardhmes zotohen të
‘rregullojnë një padrejtësi të të shkuarës’ duke krijuar një rend të padrejtë
dhe antikushtetues në të ardhmen!<o:p></o:p>
Locke, në veprën e tij monumentale ‘Traktati
i Dytë për Qeverisjen’, që frymëzoi katër revolucionet që sollën Pavarësinë e
Amerikës, Mbretërinë Kushtetuese të Britanisë, Republikën e parë Franceze dhe
Kapitalizmin mbarë botëror, ju dha një zgjidhje individëve që ndiheshin të
tradhtuar nga ‘shoqëria politike’ e tyre. Njerëzit primitivë të asaj kohe e
kishin një zgjidhje, kurse unë jo. Unë jam njeri modern, dhe si i tillë më
mbetet veçse skllavërimi socialist. <o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com2tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-19021944873280241812021-02-28T10:24:00.003+01:002021-02-28T10:24:26.214+01:00Oligarkët, sipërmarrësit, partitë dhe ideologjitë! Liberale, 05. 10. 2020
Fjala ‘oligark’ i ka dhënë ngjyrat debatit
politik të ditëve të fundit ndërsa është keqpërdorur masivisht dhe gjerësisht nga
një spektër i gjerë njerëzisht. Pjesa dërmuese e përdoruesve të saj as nuk e
dijnë kuptimin, thjeshtë e përdorin për të cilësuar ‘njerëzit e ligj’ që sipas
tyre janë arsyeja e vetme pse vendi po shkon përditë e më keq. E dëgjojnë të
përdorur nga ‘njerëz më të ditur’, dhe e përdorin pa e vrarë mendjen për
semantikën e saj. Kurse pjesa ‘më e ditur’, që gjithashtu e përdor këtë fjalë,
ndahet në dy grupe: një pakicë që ja di kuptimin por nuk ju intereson ta
përdorin në semantikën e saj; dhe një shumicë që njohin kuptimin e gabuar të
kësaj fjale.
<o:p></o:p>
kuptimin e fjalëve, në interes të synimit propogandistik të diskursit të tyre.
Diku përdorin eufemizma ëmbëlsues, diku i shtojnë konceptit një cilësor që ja
ndryshon plotësisht kuptimin. Dhe diku tjetër, si në rastin e konceptit
‘oligark’, ja shtrembërojnë kuptimin duke e vendosur atë fjalë në një konteks
komunikativ të gabuar. Kështu, pas dikotomisë ‘komunist - antikomunist’ dhe ‘të
korruptuar - të pakurruptuar’, që kanë bërë dallimin “politik” në 25 vitet e
para të tranzicionit; koncepti ‘oligark’, me kuptim të deformuar duket se do të
ndërtojë dikotominë e tij, dhe do të udhëheqi “luftën” politike në muajt dhe
vitet në vijim. <o:p></o:p>
opinionistë dhe pas tyre edhe nga masa e gjerë, muajt e fundit fjalën ‘oligark’
po e dëgjojmë të artikuluar edhe nga elita drejtuese e PDs. Ajo premton se sapo
të vij në pushtet do ti luftoj ‘oligarkët’, të cilët kanë përfituar nga PPP-të
e korruptuara të qeverisë. Kjo deklaratë politike e kthen fjalën ‘oligark’ nga
një fjalë popullore që përdoret gjerësisht nga masa, në një fjalë me thelb të
fortë politik që përdoret nga opozita. Dhe këtu vijmë te thelbi i gjësë, sepse
ditët e fundit e përdori edhe kryeministri, duke e betonuar si fjalën që në
vazhdim do të bëjë dallimin “politik” mes dy partive kryesore të vendit. <o:p></o:p>
është politik. Futja e tij në diskursin e partive shqiptare, bile, edhe krijimi
i gjysmës tjetër të ndryshme të saj për të formuar një dikotomi ‘që sqaron
gjithçka’ në politikën e sotme; nuk është një gjë e keqe në vetvete. Atherë ‘kush
është problemi këtu?’ - do të pyeste një opozitare e re, dhe në pamje të parë
do të kishte të drejtë. Nëse është një koncept politik dhe po përdoret nga
politika, atherë nuk ka asnjë problem. Mirëpo, kthehet në një problem, dhe të
madh bile, kur konceptit i ndryshohet kuptimi. Sepse, nëse PD-ë nuk po na e qartëson
kuptim në të cilin e përdor, qeveria po e vendos atë në kuptimin e gabuar!<o:p></o:p>
Janë dy statuse në të cilat z. Rama barazon
konceptin ‘oligark’ me konceptin ‘sipërmarrës i madh’. Sipas këtyre statuseve,
10 bisneset më të mëdha në vend kanë paguar 200% më shumë taksa, kurse 100
bisneset më të mëdha në vend kanë paguar 458% më shumë, se në qeverisjen e
mëparshme. Me një fjalë, sipërmarësit e mëdhenj jo vetëm nuk qënkan
privilegjuar nga kjo qeverisje por, edhe qënkan rënduar fiskalisht më shumë në
këto vite. Dhe këtë e thotë me mburrje. Medemek qytetarët duhet të kënaqen që
kanë paguar më shtrenjtë produktet dhe shërbimet që kanë marrë nga këto
sipërmarrje, ndërsa paratë e taksave shkojnë për PPP-të! <o:p></o:p>
Sidoqoftë, nuk është ky problemi më i madh i
këtij kurthi gjuhësor dhe logjik, por mbi të gjitha politik dhe ideologjik.
Sepse koncepti ‘oligark’ nuk përputhet me konceptin ‘sipërmarrës i madh’, përveç
se në filozofinë marksiste, ku ‘të pasurit’ e përdorin shtetin për të
shfrytëzuar ‘të varfërit’! Në çdo fjalor të botës, që i ka shpëtuar kësaj
ideologjie, koncepti ‘oligark’ rrjedh nga ‘oligarki’, i cili emërton atë regjim
politik ku pushteti politik dhe ekonomik qëndron vetëm në duart e pak njerëzve.
Ai mund të jetë ‘socializëm stalinist’, sikurse e kemi përjetuar për 46 vjet ku
‘Byroja politike’ e Partisë-Shtet kontrollonte gjithçka politike dhe ekonomike
të vendit. <o:p></o:p>
Por, tashmë që “komunizmi ra”, mund të jetë
edhe ‘socializëm demokratik’ - ku një grusht njerëzish në sferën politike,
ekonomike apo në të dyja sëbashku- përdorin pushtetin politik për të
kontrolluar ekonominë, dhe me paratë e ekonomisë së kontrolluar mbajnë
pushtetin politik! Në çdo rast, oligarkia ka gjithmon lidhje me socializmin,
sepse vetëm në regjimet kolektiviste shteti është aq i madh dhe qytetari aq i
vogël, sa oligarkia të funksionoj. Ajo nuk mund të funksionojë në demokracitë
liberale, ku shteti e ka shumë të kufizuar fushëveprimtarinë e tij. Nëse nuk ka
pushtet pakufinj për të shpërndarë para’ publike, askush nuk është i interesuar
të blej zgjedhje. <o:p></o:p>
Kurse ‘oligark’, pavarësisht nëse roli i tij
është në ekonomi apo në parti, është çdo individ i ‘Byrosë’ së sotme, çdo
individ që ka fuqi vendimarrëse brenda oligarkisë. Pavarësisht nëse ishte i
pasur apo i varfër përpara se të “suksesonte” në politikë apo ekonomi, në këto
kohë kur gjithë të tjetër po falimentojnë. Që z. Rama nuk e kupton kështu
oligarkun dhe oligarkinë, jemi të qartë edhe pa na i thënë ai; ajo që na mbetet
është të presim PDn të na sqaroj si e sheh ajo. Nëse edhe ajo e percepton si
një luftë ndaj oligarkëve dhe jo oligarkisë, apo akoma më keq me oligark
nënkupton sipërmarrësit e mëdhenj; vështirë të ndryshoj ndonjë gjë e madhe në
këto trojet tona. <o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-73234992932751996452020-08-11T08:58:00.001+02:002020-08-11T08:58:30.057+02:00NA GRABITËN, PO NA RREZIKOJNË JETËN, DUHET TË PAGUAJMË EDHE TAKSAT E TYRE?! Liberale, 10. 08. 2020
‘gjendjen natyrore’!
Ndërtimtaria
informale është një nga fenomenet më karakteristike të tranzicionit të gjatë
dhe të mundimshëm të shoqërisë shqiptare. Nuk ekzistojnë të dhëna të sakta sa
është numri i ndërtesave, banesave apo shtesave të ndërtuara paleje në këto
vite por mund të thuhet se vetëm gjatë viteve 2006 - 2012, ato janë rritur në
masën 1.7 herë; nga 230 mijë që ishin në fund të proçesit të vetdeklarimit në
vitin 2006, në rreth 400 mijë në vitin 2012. Statistika e parë është plotësisht
e saktë sepse na vjen nga Agjensia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të
Zonave dhe Ndërtimeve Informale, por edhe e dyta nuk mbetet pas përderisa vjen
nga Banka Botërore.
<o:p></o:p>
Kjo veprimtari antiligjore
njerëzore ishte plotësisht e pritshme dhe e justifikueshme në pesë vitet e para
të tranzicionit për një sërë arsyesh të logjikshme, racionale dhe të moralshme.
Qeverisja komuniste kishte prodhuar shumë parakushte që e bënin të pashmangshëm
këtë fenomen sa urbanistik e ndërtimor aq edhe ekonomik, kulturor, social e
politik. Por asgjë nuk e justifikon vijueshmërinë e tij në dy dekadat e tjera, duke dëmtuar çdo ditë ekonominë, shëndetit dhe jetën e qytetarëve.
Çdo ditë që kalon pa i dhënë një zgjidhje të drejtë dhe të moralshme kësaj
plage dëshmon se jemi kthyer në një turrmë individësh të paftë t’i japim
drejtim gjërave që kërkojnë të bashkëveprojmë me njëri-tjetrin si një shoqëri.
Sepse kjo është ajo që ka ndodhur në këto vite! <o:p></o:p>
Shteti që kemi ndërtuar e ka trajtuar çështjen e
formalizimit si një mjet elektoral. Shumica dhe pakica, kush më shumë e kush
akoma më shumë, e kanë përdorur në gara elektorale se ‘kush legalizon më lirë’.
Ne i votojmë, dhe kjo është arsyeja që nëse në vitin 2000 numëroheshin disa
dhjetëra mijë ndërtesat informale dhe gjendeshin vetëm në periferitë e qyteteve
të mëdha, sot janë disa qindra mijë dhe gjenden kudo nëpër Shqipëri, bile edhe
në taracat e pallateve në qendrën e Kryeqytetit. Kështu do të ndodhte përderisa
proçesi me të cilin, qeveritë  kanë
synuar të zgjidhin këtë problematikë shoqërore, ka moralin e skemave Ponzi (piramidave
financiare)! <o:p></o:p>
Qeveritë e gjithëpushtetshme kanë bërë ligje, që një
qytetar që ka respektuar ligjin dhe e ka blerë apartamentin e tij në tregun
formal, duhet të paguajë për kostot e legalizimit të një ndërtese të një
qytetari tjetër që ka shkelur ligjin! Ky është thelbi i asaj që ka ndodhur në
20 vitet e fundit, përfshirë edhe disa ditë më parë. Kuvendi i Shqipërisë
miratoi një ligj të ri sipas të cilit ndërtuesit informal nuk ka nevojë ta
paguajnë më taksën e ndikimit në infrastrukturë prej 0.5 % të vlerës së
investimit. Ndërsa qytetarët e tjerë që ndërtojnë formalisht duhet të paguajnë 8%
për të njëjtën taksë, qeveria mendon se ndërtuesit informal nuk duket të
paguajnë as 16 herë më pak. <o:p></o:p>
Sipas qeverisë së gjithëpushtetshme, këtë duhet ta
paguajnë qytetarët e tjerë formalë, ose me taksa të shtuara ose me mungesë
infrastrukturash. Këta duhet të paguajnë edhe për kosto të tjera administrative
apo ndryshime pronësie që e shoqërojnë këtë proçes, që shkojnë në qindra milion
euro. Mirëpo edhe kjo është shumë pak, sepse
këto shtesat që kemi mbi taracat e pallateve ku jetojmë, jo vetëm janë ndërtuar
informalisht në një pronë që e kemi në bashkëpronësi, jo vetëm kostot e legalizimit
të tyre do ti paguajmë ne, por na rrezikojnë edhe jetën. Vetëm pak muaj më parë
një tërmet shkundi vendin dhe morri 50 jetë njerëzore, ndërsa qeveria vijon ti
legalizojë ato! <o:p></o:p>
Duhet të kishim ndërhyrë me shpejtësi e
të hiqnim çdo ngarkesë, të shtuar pas projektit, nga taracat e pallateve. Nga
depozitat e ujit, deri te ndërhyrjet e tjera si shtesa ndërtimore, duhet ti
hiqnim me shpejtësi dhe të lehtësonim “shpinën e ndërtesave” që ato të mbanin
vetëm peshën për të cilën janë llogaritur. Çdo qeveri normale do ta kishte
reaguar kështu, por jo qeveria e shqiptarëve të shekullit të 21. Atherë, kush e
mban përgjegjësinë nëse ndërtesa nuk do të qëndroj në këmbë, në një rast të
ngjashëm në të ardhmen?! Sepse është e thjeshtë për qeverinë të bëjë “mirë” me
paratë e taksapaguesve, por duhet edhe të mbaj përgjegjësi për vendimet që ka
marrë. <o:p></o:p>
Nëse do ishim pa Shtet, nëse ishim në
atë rend shoqëror që Locke do ta quante ‘gjendje natyrore’ dhe Hobbes do ta
konsideronte ‘rendin ku secili është kundër secilit, dhe njerëzit janë në
frikën e vazhdueshme nga vdekja e dhimbshme’, do të na duhej të mbronin vet
lirinë, jetën dhe pronën tonë. Shumë e thjeshtë të bëhet kjo, si çdo kafshë
tjetër, do të mbronim me thonj jetët tona dhe të “këlyshëve” tanë nga rreziku
që vjen nga ‘gjëndja e luftës’ me kafshë të tjera. Por ne jemi në një gjendje më
të keqe se kaq! Ne jemi në rendin, ku Shteti, merr fuqinë dhe paratë tona, dhe
i përdor ato për të na dëmtuar ne, duke bashkëpunuar me ata nga të cilët duhet
të na mbronte!<o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-72012295189511228762020-08-08T10:55:00.005+02:002020-08-08T10:55:53.409+02:00A PO BËHEMI BASHKËPUNËTOR NË KRIMET NDAJ FËMIJËVE TANË? Liberale, 16. 07. 2020
shoqëria shqiptare po përjeton një përshtjellim të fortë mendor. Ajo gjendet
nën stresin më të madh që është gjendur ndonjëherë, edhe për atë që po ndodh me
sulmin nga koronaviruasi që po pushton botën. Si tërmetet edhe viruset nuk janë
një situatë e re për shoqëritë njerëzore, dhe ajo që e bën të pakrahasueshme me
të kaluarën nuk është vetëm fakti se ato sulmuan sëbashku. Është e kuptueshme
se situata do të ishte shumë më e lehtë nëse do të sulmoheshim vetëm nga
koronavirusi sikurse pjesa tjetër e botës, apo vetëm nga tërmeti, por nuk është
ky shkaku real i kësaj shkundje të thellë mendore.
kulturor. Së pari na u dha prova se Shteti, që ne i kemi dhënë kaq shumë besim
e nënshtrim, është një kasolle kashte që nuk ka asnjë vlerë në kohën kur
qytetari ka më shumë nevojë për të; dhe së dyti se besimi dhe nënshtrimi që i
kemi rezervuar Shtetit gjithë këto vite na ka bërë të papërgjeshmëm për
detyrimet tona ndaj vetes, familjes dhe akoma më tepër ndaj fëmijëve tanë. <o:p></o:p>
private e publike. Nga mëngjesi deri në darkë, kudo, ne kritikojmë, akuzojmë,
anatemojmë Shtetin dhe veprime apo mosveprime të tij. Gabojmë në të folur, duke
e barazuar makinerinë e madhe të institucioneve dhe agjensive të Shtetit me
Kryeministrin apo Kryeopozitarin, por gjithësesi nuk i kemi lënë gjë mangut
paaftësisë të tij (Shtetit) për të vepruar në dy situatat tragjike ku jemi
përfshirë së fundmi. <o:p></o:p>
marrë dhe që është e vetmja rrugë e mbetur për një shoqëri me Shtet inekzistent
dhe të paaftë. Nëse kemi “kuptuar” që Shteti që kemi ndërtuar dhe financojmë me
para dhe me liritë e kufizuara, de fakto nuk ekziston, atherë e vemja gjë që na
mbetet është të marrim në dorë fatet tona. Sepse të dyja sulmet, por
veçanërisht ai nga tërmeti, nuk na rrezikon ‘cilësinë e jetësës’, por vet
ekzistencën e saj.<o:p></o:p>
Tërmeti thjeshtë lëviz tokën ku janë vendosur ndërtesat dhe banesat tona,
qëndrueshmërinë mekanike dhe ‘fortësinë’ e të cilave e kemi vendosur ne. Pra,
jemi ne, nëpërmjet nivelit shkencor e teknik në ndërtimtari dhe burokratik e
administrativ në qeverisje që kemi përdorur kur kemi ndërtuar, që vrasim apo
rrezikojmë jetën tonë dhe veçanërisht të fëmijëve tanë. <o:p></o:p>
që kemi përdorur- apo akoma më sakt kanë përdorur ata që janë përgjegjës
juridik për ndërtimtarinë në Shqipëri, por që ne kemi toleruar duke pranuar këtë
Shtet- e verifikuam nga tërmeti i nëndorit të vitit të kaluar. Nuk kam ndërmed
të harrxhoj rreshta të këtij shkrimi modest të opinionit për të folur për këtë,
sepse kam folur vet më parë, por edhe shumë njerëz më të zgjuar e më të lexuar
se unë. <o:p></o:p>
e çdo prindi shqiptar për jetën e fëmijëve të tyre, në këtë periudhë pas-tërmet.
Dhe kur them papërgjeshmëria e prindit për jetën e fëmijës, nuk e kam fjalën
për papërgjeshmëri ‘për ti ndërtuar një jetë më të mirë, më të shëndetshme apo
më të begatë’! Jo e kam fjalën për papërgjeshmërinë tonë për të siguruar
vazhdimësinë e jetës së tyre; për të siguruar mos ndërprerjen e jetës së tyre. <o:p></o:p>
institucioneve të saj, për të justifikuar paaftësinë tonë për të kryer detyrën
e parë që na ka ngarkuar Krijuesi- qoftë ai Zoti, Universi apo Rastësia -
mbrojtjen e jetës dhe vijimit të ekzistencës humane në Tokë! Detyrë kjo që na
është ngarkuar ditën kur pranuam të bëhemi prindër dhe do të na shkarkohet
ditën kur fëmijët tanë të ‘bëhen të lirë’ si ne; të bëhen të rritur sa për të
mbajtur përgjegjësi për jetën e tyre. <o:p></o:p>
ndodhin shpesh nëpër këtë qytetin tonë fizikisht të kithët e kulturalisht të
çoroditur. Që këto ditët e fundit më ka ndodhur mua, por që mbetem i bindur që
ju ka ndodhur apo do ju ndodhi edhe ju. Ky tipi që ka ndërtuar katin e 12-të
paleje - dhe që Shteti i plotfuqishëm për
të dëmtuar qytetarin por inekzistent për ta mbrojtur atë, po ja legalizon - po
ndërton një kat tjetër mbi të parin. Vetëm pak muaj nga ai tërmet i tmerrshëm
dhe kur murret kërcasin akoma nga goditja e pësuar, askush nga prindërit e
pallatit tim nuk reagon kundër peshave të reja me të cilat ai po ngarkohet!<o:p></o:p>
kuptuam këtë, ndërsa ata që nuk e kanë kuptuar kush është Shteti që kanë
toleruar të zmadhohet aq sa të na përlajë jo vetëm pronat por edhe jetët, e
merritojnë atë. Por nëse nuk reagojmë në mbrojtje të jetës së fëmijëve tanë, që
jeta e tyre të mos shuhet në gërmadhat e ndërtesës së shkatëruar nga mbipesha e
vet, ne nuk jemi gjë tjetër veçse bashkëpunëtor në krimet ndaj jetës së
fëmijëve tanë. Mos pasja e Shtetit na kthen në ‘kafshë jo politike’ sikurse do
të na quante një burrë i mençur, por mos mbrojtja e fëmijëve na bëm më keq se
‘kafshët e ulta’ sikurse do të na quante një burrë po aq i mënçur.<o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-12870650009036168332020-07-06T12:04:00.001+02:002020-07-06T12:04:43.812+02:00A DO TË VIJ NJË DITË KUR AMERIKANËT TA NJOHIN TË VËRTETËN NGA RADIO TIRANA? Liberale, 06. 07. 2020
Amerikës në facebook. Në fakt unë mbetem ndjekës formal i saj, por kisha vite
që nuk i lexoja statuset e tyre me vëmendjen e dikurshme, dhe akoma më pak
komentet që bënin njerëzit e tjerë në ato raportime e opinione. Hoqa dorë kur
bezdisja nga komentet servile të ndjekësve të saj e tejkaloi masën e nevojës
time për t’u njohur me qëndrimet e këtij institucini shumë të rëndësishëm për
publikun shqiptar. Pa më të voglin dyshim, mënyra sesi radio ‘Zëri i Amerikës’
e pozicionon veten kundrejt ngjarjeve politike në Shqipëri, ka qenë grafia më e
vlefshme për opininin publik në këto tre dekadat e fundit. Bile, për një grup
shqiptarësh, të cilët nuk ishin të paktë, raportimet dhe opinionet e VOA
përbënin të vetmen shpresë për ti mbijetuar komunizmit edhe përpara se ky të
binte 30 vite më parë.
por në fund të vitit 1990-të kuptova sa të shumtë ishin ata që dëgjonin 'Zërin
e të Vërtetës'. E dëgjonin me frikën për jetën dhe nuk guxonin ta komentonin atë
që kishin dëgjuar. Në të kundërt, në vitet e tranzicionit, shqiptarët më shumë
e komentonin sesa e dëgjonin Zërin e Amerikës. Ndërsa komentet e tyre ngjanin
më shumë si lutje e falenderime ndaj “Zotërve” që ju sollën dhe po ju mbronin
demokracinë, sesa opinione racionale mbi shkrime redaksionale e gazetareske.
Kalimi i masës gjithmon prodhon një mbingopje, dhe kjo solli që unë prej vitesh
nuk e ndiqja më institucionin prej të cilit shqiptarët prej dekadash njiheshin
me të vërtetën. Do të ishte kështu deri pak javë më parë kur ngjarje të
jashtëzakonshme prekën Amerikën e madhe të demokracisë liberale. <o:p></o:p>
amerikan, dhe kjo ngjarje u kthye në një shkëndijë për një zjarr që po përfshin
gjithë vendin. Nuk kam ndërmend të harxhoj rreshta të këtij shkrimi të opininit
mbi çfarë po ndodh në Atdheun e Lirisë, sepse megjithëse të çensuruara me
kujdes të madh, ato ngjarje po vijnë në njohjen e çdo qytetari të botës
perëndimore. Thelbi i gjithçkaje është një urrejtje e frikshme e një pjese, jo
të anashkalueshme, të shoqërisë amerikane ndaj themeleve të Atdheut të tyre! Këta
po sulmojnë të gjitha vlerat e demokracisë amerikane, nisur nga baballarët
themelues që ndërtuan shtetin më demokratik që ka njohur historia moderne
botërore, flamurin kombëtar si shprehje e unitetit kombëtar, dhe liritë e
individit dhe pronën private mbi të cilin kanë ngritur rendin ekonomik dhe
politik për 244 vite. <o:p></o:p>
që unë e konsideroja; Institucionin e të ‘Vërtetës që vjen nga Liria’. Por ajo
që përjetova ishte zhgënjyese. Megjithëse kushdo e ka parë dhunën e ushtruar në
këto protesta apo zgjatime të tyre, radio Zëri i Amerikës na prezantoi me ‘protesta
paqësore’ dhe ‘protestues paqësor’! Protestuesit i vënë zjarrin Brooklyn-it dhe
gjithë Neë Yorkur; Minneapolis; Trenton-it të Neë Jersey-it, dëmtojnë e
grabisin qindra dyqane firmato të Manhattan, por për Zërin e Amerikës po
protestojnë kundër dhunës së policisë. Ata shtëngojnë me presion psikologjik e
me forcë fizike qytetarë të tjerë të kërkojnë falje të ulur në gjunjë që ‘janë
të privilegjuar se janë të bardhë’, apo të puthin këpucët e disa qytetarëve të
probleme të mëdha me lirinë. Kjo është ajo që më shqetëson e më frikëson këto
kohë të vështira. Sigurisht që ndryshe me Shqipërinë e 1945, Amerika e 2020 nuk
do bjeri preh e ideologjive kriminale kolektiviste klasore apo racore. Dhe në
këtë kuptim, ndryshe nga shqiptarët e gjysëm shekullit të kaluar që të vetmen
shpresë për të mësuar të vërten e investuan te media e një vendi tjetër,
amerikanët e sotëm nuk e kanë të nevojshme sepse të vërtetën e kanë pjesë të
ADN-së së tyre kulturore. Ata do ta kuptojnë se ajo që ju duhet nuk është një
revolucion marksist që “tranformon” rrënjësisht shoqërinë amerikane, por një
evolucion që kërkon të përmirësoj përditë e nga pak individin, dhe do ti
largohen këtij përshtjellimi shoqëror që e ka pushtuar prej disa javësh.
Prandaj amerikanët do të vijojnë ta mësojnë të vërtetën nga Zëri i Amerikës dhe
jo nga Radio Tirana, Radio Moska apo Radio Pekini, fat që nuk e patën
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-64690033995336595312020-07-05T10:50:00.000+02:002020-07-05T10:50:17.903+02:00PD DUHET TË HAPET NDAJ POLITIKËS JO NDAJ POLITIKANËVE. Liberale, 29. 06. 2020
median ditët e fundit është njohur me faktin se Partia Demokratike ka ndërmarrë
dy veprime të rëndësishme politike. Së pari, ka vendosur që listat e
kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021, në masën 80%, ti hartojë
baza e antarësisë së partisë; dhe së dyti, të ftojë të rikthehen ‘figurat
politike që janë larguar në vitet e fundit’ prej saj. Nëse vëzhgohen të dyja bashkë,
këto veprime shkojnë në të njëjtin drejtim, në drejtimin e hapjes së Partisë
për të përfshirë edhe kategori qytetarësh dhe ish politikanësh që nuk ishin të
përfshira deri në këtë moment në proçeset vendimarrëse. Por nëse vëzhgohen të
ndara duken shumë të ndryshme. Proçesi i parë tenton të përfshijë mendimin e
njerëzve të zakonshëm dhe të panjohur, që në vet të parë nuk krijojnë asnjë
ndjeshmëri publike; ndërsa proçesi i dytë shokon përshkak të valencës publike
naive dhe ka lidhje me shqetësimi se kush e mbylli partinë (?), që tani ka
nevojë të hapet! Është e kuptueshme që hapjen po e bën z. Basha, i cili edhe
nëse nuk është ideatori duhet të jetë padyshim dakort me të, përderisa është
kryetar i Partisë. Mirëpo nuk dijmë kush e mbylli, megjithëse dijmë se duke
përdorur të njëjtin arsyetim nëpërmjet të cilit kuptuam kush e hapi, mund të
kuptojmë edhe kush e mbylli. Në raport me këtë pyetje, kjo është ajo që shokon,
pse ai që e mbylli Partinë, tani po e hap (?), çfarë ka ndryshuar (?), kush ka
ndryshuar (?), ai apo të larguarit? Në fakt ka edhe një mundësi tjetër, ajo që
ish-politikanët, të cilëve po ju bëhet ftesë për tu rikthyer, të jenë larguar
vet. Në këtë skenar, pyetja e parë nuk ka kuptim sepse nuk do të kishim një
mbyllje partie, që të pyesnim kush ishte autori i saj. Mirëpo, ky variant bie
përderisa një i larguar vet, apo me dëshirë, nuk ka nevojë për ftesë sepse ai
kthehet vet. <o:p></o:p>
kaq naive sa e para, dhe ka lidhje me shqetësimin se si do të justifikojnë
palët, veçanërisht ata që do kthehen, nëse do të ketë tillë, atë që kanë thënë
për njëri-tjetrin? Ish politikanët e lartë të larguar çfarë nuk kanë kanë thënë
për z. Basha dhe mënyrat e drejtimit të tij të partisë. Por edhe z. Basha,
ndoshta jo aq drejtpërdrejtë sa pala tjetër, nuk mbetet shumë mbrapa.
Veçanërisht po të përfshijmë edhe “ushtrinë” e demokratëve të thjeshtë që i
qëndruan “besnik” atij, dhe që e shprehën këtë besnikëri ndaj kryetarit duke
përbaltur dhe akuzuar ish ministrat e qeverisë së tyre. Kjo është një dinamikë
tjetër për të cilën lëvizja e Partisë tërheq interes të madh publik. Në të
kaluarën, në situata të ngjashme, në përgjithësi, masa e demokratëve i kanë
“lëpirë” akuzat dhe sharrjet. Personalisht mezi pres, ta shoh këtë masë të
gjerë njerëzish sesi do të reagojnë ndaj ish politikanëve që do të kthehen,
nëse do të ketë të tillë.<o:p></o:p>
me përfitimin potencial nga kjo hapje? Logjika e thjeshtë të thotë se duhet të
ketë një përfitim që të kryhet një veprim. Kjo është një aksiomë që shoqëron
çdo veprim njerëzor, pavarësisht nivelit të inteligjencës së tij. Ndërkohë që,
njerëzit më të zgjuar kanë një praktikë tjetër, ata krahasojnë përfitimet nga
një veprim me kostot e tij. Kostot e kësaj lloj hapje, kushdo mund ti kuptoj
vet nga përgjigjet që do ti japi dy pyetjeve të para, por mbetet të kuptohet
përfitimi. Dhe këtu nuk e kemi fjalën për përfitimin që mund të ketë z. Basha
apo ish politikanët që mund ti përgjigjen pozitivisht kësaj ftese, nëse do të
ketë të tillë. E kemi fjalën për përfitimin e Partisë dhe mbi të gjitha të
shoqërisë shqiptare. Të cilat, në të gjitha skenarët e mundshëm nuk kanë
përfitimin më të vogël nga kjo ftesë. Edhe sikur të gjithë ish politikanët e
larguar të kthehen dhe ti bashkohen PD-së, nuk ndryshon asgjë as për PD-n dhe
aq më pak për Shqipërinë. <o:p></o:p>
do të ndryshonte për PD-n dhe Shqipërinë nëse ajo do të hapej për politikën,
sepse, është politika që i mundon PD-s dhe jo politikanët. Vetëm në shtatë
vitet e fundit, PD-ë është hapur për ‘të rinjtë që kanë mentalitet europian dhe
do të sjellin ndryshimin’ dhe është mbyllur për ‘xhaketat e vjetra që kanë
përfituar nga PD-ë kur kanë qenë në pushtet’; dhe asgjë nuk ndryshoi për PD-në.
Asgjë nuk do të ndryshoj edhe tani që po hapet për “xhaketat e vjetra”, që ‘u
larguan për të pastruar Partinë nga ministrat e korruptuar të qeverisjes
Berisha’; sepse ndryshimin e sjellin idetë dhe jo njerëzit; qofshin ata të rinj
e të shkolluar në Hënë, qofshin edhe të vjetër me eksperiencën historike të
Partisë. Prandaj ajo që i duhet PD-së është të hapet ndaj ideve politike rreth
të cilave të mblidhen njerëzit që i pranojnë, i kuptojnë dhe i mbështesin këto
ide, nëse kjo parti synon ndryshimin e Shqipërisë dhe jo rotacionin e partive
në pushtet. <o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-332118463800031582020-06-27T17:26:00.002+02:002020-06-27T17:26:49.939+02:00PANDEMIA E VËRTETË ËSHTË EKONOMIA E KONSUMIT! Liberale, 22. 06. 2020
me koranavirusin po vërtetojnë atë që kemi thënë dhe e kemi përsëritur, mbyllja
e popullsisë në një karantinë kaq fanatike e të dhunshme nuk do të shërbente për
asgjë. Për tre muaj me radhë ne ndenjëm para televizorit dhe ndoqëm humbjet e
jashtëzakonshme në jetë njerëzore në vendet e tjera, ndërsa vet pësuam humbje
minimale. Pa dyshim ky bilanc pozitiv i përballjes së një shoqërie të
prapambetur me një sulm global kishte si kontributor kryesor karantinimin, por
nuk ishte e vetmja pasojë e tij. Sepse në thelb, ne bëm të vetmen gjë që dijmë
të bëjmë mirë, u shtirëm ‘sikur luftuam’ kur në fakt bëmë vetëm sehir.
‘sikur’ morrëm “pagën e luftës”, bëm edhe ‘sikur’ i bëmë opozitë qeverisë, por
në fakt ne vetëm shtymë kohën kur do të përballeshim me “armikun”. Si rezultat
i kësaj, të sëmurët dhe jetët e humbura të marsit, prillit dhe majit do ti kemi
në qershor dhe në vijim. Nëse do të ndiqnim një linjë më liberale ndaj
karantinimit, do të kishim më shumë të sëmurë në spitalet bosh dhe më shumë
jetë të humbura në kohën e “pushtimit”, por sot do të kishim statistika më të
ulta dhe mbi të gjitha do të ishim më pranë lirisë. Sepse lufta, qoftë ajo edhe
metaforike, duhet luftuar që të fitohet, ajo nuk mund të fitohet duke ju shmangur
e fshehur.
vërtet e mbyllte popullsinë në kështjellë kur rrethohej nga osmanët, por
sëbashku me kalorësit e tij rrinte jashtë dhe e godiste papushim armikun dhe
furnizimet e tij, derisa e dobësonte në pikën kur aihiqte rrethimin largohej në
shtëpi të vet. Ndërsa Skëndërbeu i sotëm, ky prej gjasme, mbylli popullin nëpër
kasolle, ndërsa vet dhe kalorësit e tij na dhanë shfaqje me fitore ‘prej
gjasme’, duke pritur që armiku të ikte vet! Mirëpo, ky armiku i sotëm nuk ka
shtëpi që të iki në verë dhe të kthehet në vjeshtë, kështu që duket se do të
rrij edhe për ca kohë. Por ai që nuk do iki asnjëherë, një armik edhe më i madh
dhe më vrastar se pandemia, është varfëria dhe fukaralliku. Të gjitha
institucionet ndërkombëtare, dikush më shumë e dikush akoma më shumë, e shohin Shqipërinë
e pas “luftës mbyllur në kasolle por me
sytë te frëngjia”, në rënien më të madhe ekonomike se çdo vend tjetër në
rajon. Kjo është lufta e dekadave, në mos shekujve për ne shqiptarët, dhe për
këtë nuk po gjejmë dot Skëndërbej, qoftë edhe prej gjasme. <o:p></o:p>
parë i varfërisë së ardhshme është mënyra që zgjodhëm për të luftuar ndaj
koronavirusit, por ka edhe një arsye tjetër, më të qenësishme e më strukturore.
Ne kemi qenë të varfër, jemi të varfër dhe do të mbetemi të varfër, edhe sikur
koronavirusi të kishte prekur gjithë botën por jo Shqipërinë, sepse kemi një model
të zhvillimit ekonomik të gabuar. Ne kemi zhvilluar një model ekonomik që
mbështetet te konsumi dhe jo të prodhimi, sikurse vendet e tjera të rajonit me
të cilat bëjmë ‘sikur’ konkurojmë. Për të kuptuar këtë mjafton të shohim
bilancin e tregtisë së jashtëme të vendit, që mbetet negative ndoshta edhe më
parë se prej kohës së Mbretërisë. Rreth 60% e rritjes ekonomike të vendit
mbështetet te konsumi, i produkteve që vijnë nga importi dhe financohet
përgjithësisht nga remitancat, që gjithshtu vijnë nga “importi”. <o:p></o:p>
të fundit është, gjithshtu, vendi i vetëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor që
industrinë e ndërtimit e ka të renditur si një nga tre prurësit më të mëdhenj
në ekonominë e vendit, dhe specifikisht të dytin pas bujqësisë. Ndërsa vendet e
tjera të Ballkanit Perëndimor e mbështesin produktivitetin dhe konkurueshmërinë
ekonomike te prodhimi industrial. Është kështu veçanërisht për Serbinë, e cila
e ka prurësin e parë dhe më shumë se 20% të ekonomisë e ka të mbështetur në
prodhimin e manifakturës, por edhe për Bosnjë Hercegovinën, Maqedoninë e
Veriut. Në aspektin e prodhimit industrial na e kalon edhe Kosova, e cila merr
13.1% të të ardhurave nga prodhimi industrial, ndërkohë që në Shqipërinë ky
tregues është vetëm 6%. <o:p></o:p>
i Shqipërisë së sotme, që ndërton edhe atë të nesërme. Koronavirusi është një ‘fotografi’,
ai edhe po nuk iku do të asimilohet në modelin tonë të jetesës dhe do të
harrohet. Kurse modeli ekonomik është një ‘film’ që ka filluar dekada më parë
dhe duket se do të vijoj edhe për shumë të tjera, ndërsa na pengon të kemi një
produktivitet ekonomik të pranueshëm si shoqëri apo një nivel konkurueshmërie
me fqinjët. Për më tepër, është ky model ekonomik i mbështetur te konsumi dhe
jo te prodhimi, që do të na sjelli edhe rënien më të madhe në rajon, sepse një
krizë konsumi është padyshim më e rënda në një model ekonomik konsumi.  <o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-90947240423161822822020-06-11T19:27:00.001+02:002020-06-11T19:27:07.535+02:00ADMINISTRATA VELIAJ SHKATËRRUESE E SHQIPËRISË URBANE! Liberale, 08. 06. 2020
shumë njerëz do të mendojnë se shkrimi i përket ndonjë fanatiku anti-rilindje
që sa herë gjen mundësi anatemon punën e njerëzve më të rëndësishëm të saj në
qeverisje. Dhe ka kuptim, përderisa kryebashkiaku i një qyteti, qoftë ai edhe
kryeqyteti i vendit nuk mund të ketë faji për problematikat dhe disbalancat e urbane
të qyteteve të tjera të vendit. Për qytetet e tjera të vendit e kanë fajin
kryebashkiakët e tyre, ose në rastin më ekstrem e ka fajin qeveria qëndrore,
por kurrësesi nuk mund ta ketë kryeshkiaku i një qytetit tjetër. Mirëpo, në
rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një fanatizëm, por me një opinion që mund
të argumentohet.
thjeshtë kryebashkiaku i kryeqytetit dhe qytetit më të madh në vend. Në
territorin që administrata e tij qeveris përfshihen 50% të numrit të qyteteve të
vendit. Që do të thotë se për çdo dy qytete që ka Shqipëria, një prej tyre
është në juridiksionin e Bashkisë Tiranë të pas Reformës administrativo-territoriale,
dhe për gjendjen urbane të tij e ka përgjegjësinë administrata Veliaj. E kuptoj
që duket si një lajthitje edhe më e madhe se e para, si një nga ato të
pavërtetat që i thonë shpesh fanatikët ‘pro’ apo ‘kundër’, por është një e vërtetë
teknike. Megjithëse me Reformën suprimuam të vetmet njësi administrative që na
kujtonin fshatrat, sikurse ishin ‘komunat’, Shqipëria mbetet një vend ku
qytetet numërohen me gishtat e duarve.  <o:p></o:p>
klasifikimin e qëndrave të banuara, mbi statistiokat demografike të qëndrave të
banuara shqiptare, do na rezultoj se vetëm 10 qëndra të banuara i plotësojnë
kushtet teknike për tu konsideruar si qytete dhe 5 prej tyre bëjnë pjesë në
territorin e Bashkisë Tiranë, që drejtohet nga administrata rilindase e z. Veliaj. Në këtë kuptim, pa hyrë në analiza
të thella, mund të themi se nëse pranojmë se administrata Veliaj mban
përgjegjësi për problemet dhe disbalancat që ka prodhuar përgjatë viteve të
administimit të saj të Tiranës, atherë mund të themi se ajo ka dëmtuar gjysmën
e numrit të qyteteve shqiptare. <o:p></o:p>
akuzonim administratën Veliaj për krimet territorialo-urbano-demografike që janë
kryer nga qeverisjet etatiste të 70 viteve të fundit. Sigurisht që nuk është
faji i saj që fshatra të dikurshme të tilla si Dajti,
Farka, Kashari dhe Paskuqani sot kanë treguesit demografikë që i klasifikojnë
ato si qytete, ndërsa qytete historike si Korça, Fieri, Berati, Lushnja,
Gjirokastra e me dhjetëra të tjera, në aspektet teknike nuk janë më të tilla.
Jo, për këtë e kanë fajin qeveritë koncentriste dhe centralizuese të 70 viteve
të fundit, dhe zhvillimi i paplanifikuar dhe i fragmentarizuar që administratat
paraardhëse të asaj Veliaj, kanë lejuar. <o:p></o:p>
Veliaj rëndon shkatërrimi që i kanë prodhuar dimensionit urban dhe territorial
të pesë qyteteve që përfshihen në bashkinë që qeverisin, por edhe dëmet që po
ju prodhojnë pesë qyteteve të tjera megjithëse nuk kanë asnjë juridiksion mbi
to. Sepse, teoria na mëson se mund të arrihet impakt mbi zhvillimin e një qyteti
edhe pa vendime apo urdhëra administrativ që prekin territorin e atij qyteti.
Kjo ndodh veçanërisht në Shqipërinë Rilindase ku qeveria qëndrore ka hequr dorë
nga qeverisja territoriale kombëtare, apo thënë më thjeshtë, ka shtatë vjet që
nuk prodhon asnjë politikë të nivelit kombëtar në lidhje me zhvillimet territoriale
dhe urbane të vendit. Duhet të ishin këto politika kombëtare, veçanërisht ato
të fokusuara te demografia dhe shpërndarja e saj nëpër territorin kombëtar, që
të bllokonin politikat lokale të një njësie të qeverisjes vendore të impaktonin
cilësinë e jetesës urbane të qytetarëve të një njësie tjetër. <o:p></o:p>
veprimi, në mos me mbështetjen e qeverisë qëndrore, administrata Veliaj e
Tiranës po shkatërron qëndrat e tjera të banuara duke ju grabitur kapitalin
njerëzor. Nga njëra anë me propogandën ‘sa mirë jetohet në Tiranën e rilindur
të Veliajt’ dhe nga ana tjetër me lejedhënie pallatesh e kullash që duhen
mbushur me qytetarë të rinj, administrata Veliaj po vijon shpopullimin edhe të
atyre pesë qyteteve të tjera për ti kthyer në fshatra të braktisur dhe në
mjerim. Si përfundim, Shqipëria e 28.748 km2 do të katandiset në
Tiranën e 1.110 km2. Gjë që do të zgjasi vetëm për pak kohë, sepse
Tirana e sotme nuk është gjë tjetër veçse një trampolinë për në Europë, një
konvetruese migrantësh të brendshëm që vijnë në Tiranë nga e gjithë Shqipëria,
në migrantë të jashtëm që largohen nga Tirana drejt çdo vendi tjetër
perëndimor.  <o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-89934029773905230642020-06-07T09:32:00.000+02:002020-06-07T09:32:40.057+02:00POLICIA POLITIKE NË KRYE TË ‘LUFTËS SË KLASAVE’! Liberale, 01. 06. 2020
militarizuar’ i kemi përdorur për herë parë në kohën kur Rilindja ishte në
kulmin e “reformës” së shembjes së ndërtesave që nuk i pëlqenin. Termi
‘qeverisje policore’, i referohej përdorimit të policisë nga qeverisja edhe në ushtrimin
e disa funksione qeverisëse për të cilat nuk është fare e nevojshme, sikurse
është kontrolli ndërtimor i territorit. Kurse termi ‘polici e militarizuar’ lidhej
me një profil të ri ushtarak që po i jepte vetes policia në atë kohë ndërsa po shfaqej
në publik me armë dhe pajisje luftarake edhe kur shkonte të “luftonte” me ndonjë
grua me fëmijë që rezistonte në mbrojtje të banesës që do të shembej.
përgjatë viteve të rilindjes, ky do të ishte prezantimi dhe sjellja e Policisë së
Shtetit, derisa Drejtori i Përgjithshëm të na prezantonte edhe një karakteristikë
tjetër të saj. Ai, në një komunikim me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,
deklaroi se trajtimi jo dhe aq ‘sipas manualit policor’ të një adoleshenti nga
policia mund të argumentohej edhe nga fakti se ai adoleshent i përkiste
‘familjes së gabuar’! E thënë me fjalë të thjeshta, nëse adoleshenti i dhunuar
nga policia do ti përkiste një familje tjetër, për të njëjtat veprime
“anti-ligjore” do të trajtohej më butë. Kjo deklaratë e Drejtorit të Policisë
do ta na prezantonte me ‘Policinë Politike’ të rilindjes. <o:p></o:p>
sqarim të vogël por të domosdoshëm, kur themi ‘politike’ nuk e kemi fjalën për
‘partiake’, sikurse shpesh ngatërohet në Shqipëri. Policitë e fazave të
ndryshme të qeverisjes së tranzicionit, diku më shumë e diku më pak, gjithmon
kanë qenë partiake. Gjithmon ju kanë shërbyer më shumë partive sesa Shtetit. Ju
kanë shërbyer partive sepse ato kishin në dorë ti emëronin e ti shkarkonin, por
asnjëherë nuk kanë qenë politike. Policia u bë politike, ose më sakt u
prezantua se ishte, kur Drejtori i Policisë deklaroi se ajo zbaton forma të
ndryshme të ‘dhunës legjitime’ të Shtetit ndaj individëve që përbëjnë grupe të
ndryshme kulturore. <o:p></o:p>
Shteti nuk janë të barabartë përpara ligjit sepse Policia e Shtetit i trajton ‘për
fëmijët e kujt janë’ dhe jo ‘për atë që ata kanë bërë’, atherë ai Shtet është larg
të qënit një ‘shtet i së drejtës dhe sundimit të ligjit’. Ndërsa kur,
vendimarrjen për mënyrën specifike të trajtimit policor të secilit individ e
merr Policia e Shtetit, atherë kemi të bëjmë me një Shtet që e mbështetet funksionimin
e tij në një ‘Polici Politike’, dhe që nuk i duhen instrumentat e tjera të
sistemit të drejtësisë. Por i duhen ata “deputetët” që e dëgjuan në mënyrë të
dretpërdrejtë deklaratën e Kryepolicit mbi trajtimin e qytetarëve sipas llojit
të familjes, dhe nuk reaguan!<o:p></o:p>
fajshëm që në lindje sepse ju përkasin familjeve fajtore, nuk është një koncept
i ri për shqiptarët. ‘Klasa Fajtore’ së bashku me ‘Policinë Politike’ dhe
‘Shtetin Klasor’, janë tre konceptet bazë mbi të cilat u ndërtuan organizimi i
institucioneve shtetërore dhe marrdhëniet shoqërore përgjatë viteve të regjimit
komunist në Shqipëri. Por ky koncept nuk është i huaj as për europianët e
Luftës së Dytë Botërore, apo për gjyshërit e këtyre europianëve të sotëm që
vijnë në Shqipëri dhe na japin ‘leksione demokracie’ kur dikaturat i kanë
njohur vetëm nga filmat artistik. Edhe ata i njohën ‘Racat Fajtore’, ‘Policinë
Politike’ dhe ‘Shtetin Racor’. <o:p></o:p>
si dy anë të të njëjtës ideologji kolektiviste, pavarësisht nëse i ndanin
njerëzit në ‘klasa’ apo në ‘raca’ të ndryshme përdorën ‘Policinë Politike’ për
tu siguruar se ata  që nuk do ti
nënshtroheshin vullnetit të Udhëheqësit, do të dënoheshin. Sikurse ndodhi edhe
me adoleshentin ‘me njollë në biografi’, që nuk zbatoi me përpikmëri
shtrëngimet e vendosura nga Udhëheqësi fuqiplotë. Prandaj çështja e kësaj deklarate të Kryepolicit të
vendit, nuk duhet kaluar si një shprehje e injorancës së institucioneve
shtetërore për të dalluar një ‘të vërtetë artistike’ nga një ‘e vërtetë
faktike’, sikurse po na thonë segmente të medias të bëjmë.
Kryepolicit nuk është as ‘shkelje e privatësisë së shtetases’ sikurse na thotë
Partia Demokratike, që nuk komunikon politikisht prej shtatë vitesh. Ai është
një hap më tej në proçesin e shkatërrimit të institucioneve të shtetit të së
drejtës dhe demokracisë liberale, që ka nisur që me ardhjen e Rilindjes në
qeverisje dhe shkon paralel me depolitizimin e opozitës. Diametrikisht në të
kundërt, deklarata e Drejtorit të Policisë së Shtetit, dëshmon se Policia e
Shtetit tashmë është plotësisht Politike. Kjo është edhe arsyeja pse
akuzat ‘për familjen fajtore’ të adoleshentit, dhe pse Rilindja nuk e shkarkon
Drejtorin.
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-38206443578197636312020-05-25T11:54:00.002+02:002020-05-25T11:54:42.067+02:00NORMALE PËR NJË REGJIM OLIGARKIK! Liberale, 25, 05, 2020
teatrit nuk do të kaloj aq lehtë sa ndërhyrja në Parkun e Liqenit për
zhvillimin e një këndi lojrash për fëmijë apo riformatimi i Sheshit Skënderbej
nga një nyje e rëndësishme e lëvizjes motorike në një shesh këmbësorë për
qytetarë por pa qytetarë në të. Falë një grup qytetarësh të jashtëzakonshëm,
shembja e Teatrit Kombëtar nuk do ketë as fatin e Stadiumit Kombëtar, i cili
nga një hallkë e zinxhirit të ‘Asamblit Monument Kulture’ u kthye në një
‘Transformer’ të vetmuar prej hekuri dhe xhami. Për krimin e shembjes së e tij
po kërkohet të gjenden dhe dënohen fajtorë, dhe ata janë Kryeministri i vendit
dhe Kryebashkiaku i Tiranës.
shumë qartë edhe dy fajtorët kryesorë të kësaj tragjedije të pakthyeshme për
kulturën shqiptare, të cilët po përdorin të njëjtën makineri të manipulimit
publik për të dalë nga kjo situatë e vështirë politike ku gjenden. Pas shembjes
së Teatrit Kombëtar, Kryebashkiaku i Tiranës po flet për shembjen e tij si ‘një
vendim të vështirë’, kurse Kryebashkiaku i Tiranës, Durrësit dhe gjithë
Shqipërisë po flet ‘për rimarrjen e projektit original në një vend tjetër’!<o:p></o:p>
dukshme të hipokrizisë njerëzore. Pasi e vranë duke e qëlluar me gurë fyerjesh
e mallkimesh prej dy vjetësh, duke e konsideruar si një ‘bordello’ ku
argaliseshin ushtarët italianë, tani po thonë se do ta ngjallin në një vend
tjetër. Nuk kanë faj, për aktivitet rekreativ, kulturor dhe sportiv, sikurse do
të thotë ‘dopo-lavoro’, këta njohin vetëm atë që bëhet nëpër bordello. Mirëpo,
Malena nuk ngjallet dot më, dhe këta duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që
bënë. Jo vetëm për Teatrin, por edhe për Stadiumin, dhe çdo krim mjedisor,
urban, dhe të drejtash zhvillimi të pronësive publike dhe private që i sollën
Tiranës. Në të kundërt, asgjë nuk ka për të ndryshuar në këtë Shqipërinë tonë
të kapur keq për fyti nga oligarkia fashiste e rilindjes. <o:p></o:p>
Babait të popullit dhe Birit të tij të preferuar, nuk dallohet vetëm frika që
po ndjejnë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, por kuptohet edhe arsyeja e
vërtetë për të cilën e shkatërruan atë bixhuteri të arkitekturës shqiptare.
Fakti që pasi e prishën do ta ndërtojnë në një vend tjetër, do të thotë se nuk
kishin ndonjë merak me godinën porse ju duhej vetëm trualli mbi të cilin ishte
ndërtuar. Pra, sikurse e kemi thënë ne, por edhe qindra e mijëra të tjerë,
ndërtesa u prish jo sepse Shqipërisë i duhej një godinë e re për institucionin
e Teatrit Kombëtar, porse kjo godinë i pengonte të bënin të vetmen gjë që dijnë
të bëjnë si punë. Nëse si aktivitet ‘pas pune’ njohin atë aktivitet që bëhet në
bordello, si aktivitet ‘pune’ njohin vetëm ndërtimin e kullave. <o:p></o:p>
Megjithëse kanë pushtuar dhe po mbajnë nën zgjedhë 28 748 km2 të
sipërfaqes së Shqipërisë, me një pafundësi burimesh natyrore dhe territoriale,
me të cilat mund të krijosh sipërmarrje pafund dhe në një pafundësi sektorësh,
këta janë të aftë vetëm të ndërtojnë kulla në 4 km2 të qendrës së
Tiranës. Ndërtojnë pallate e kulla në Tiranë; falimentojnë çdo sipërmarrje tjetër
private kudo në Shqipëri nëpërmjet burokarcisë, korrupsionit dhe barrës
fiskale; dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që gjenden në mjerim nëpër qytetet e
tjera, të vijnë në Tiranë e të kthehen në skllevër të kredive të marra për të
paguar shtëpitë në pallatet e kullat e këtyre dhe të paguajnë për ushqime
importi që shesin ca miq të këtyre, derisa ta kuptojnë se e vetmja rrugë për ti
paguar këto kredi dhe këto ushqime për familjet e tyre mbetet migracioni. <o:p></o:p>
në fqinjësinë e Teatrit Kombëtar do të ndërtohen kulla, nuk ka nevojë më të nënkuptohet,
sepse tashmë kemi deklarata të drejtpërdrejta. Zhvilluesi Fusha me një siguri
absolute deklaron se ‘në pjesën time patjetër që do të ndërtoj’, kurse kryebashkiaku
i Tiranës ndërsa pyetet nëse do të ndërtohen kulla në truallin pas atij të
Teatrit shpall se ‘askush nuk ka të drejtë ti thotë kryetarit të bashkisë mos
zhvillo pronat e bashkisë’. Të qartë dhe të sigurtë të dy.<o:p></o:p>
dy, sepse në një regjim oligarkik, sikurse është Shqipëria e vitit 2020, kështu
ndodh. Kur pushtetarët japin dakortësinë, sikurse duket se ja kanë dhënë
zhvilluesit Fusha, nuk ekziston asgjë që të të ndalë. Sikurse askush nuk mund
ti ndaloj pushtetarët të bëjnë çfarë të duan me pronën publike. Në oligarki
këtë nuk e luan as topi. Do të ndryshonte puna po të ishim në demokracinë
liberale të sundimit të ligjit. Sepse në demokracinë liberale ku sundon ligji,
se çfarë do të ndërtohet dhe ku do të ndërtohet e thotë planifikimi territorial
dhe projektimi urban, të cilat vërtet i bën bashkia, por në proçese demokratike
dhe gjithëpërfshirëse të palëve të interesuara dhe të prekura nga zhvillimi. Dhe
nëse palët e interesuara dhe të prekura janë të përfshira atherë jo kushdo që
ka një pronë dhe miq pushtetarë mund ta zhvilloj ashtu si do ai vet. <o:p></o:p>
liberale, të gjithë qytetarët janë të barabartë, dhe e tillë është edhe e
drejta për të zhvilluar pronat. Në një sistem të tillë, nuk do mundej që
zhvilluesi Fusha në pronën e tij të ndërtonte kulla, kurse 80% të pronarëve të
tjerë të Tiranës ti zinte poshtë çatia e shtëpisë prej qelpiçi sepse nuk marrin
dot një leje për ta rikonstruktuar, e jo më për ta zhvilluar me volume të
shtuara. Dhe kjo ishte për një pronar të një prone private, se një
administratori si kryebashkiaku, çdo qytetar mund ti thotë çfarë duhet të bëj
dhe nuk duhet të bëj me pronën publike, dhe përveç kësaj, ka edhe një kaskadë detyrimesh
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-32891108816139335032020-05-24T07:33:00.002+02:002020-05-24T07:33:37.003+02:00RILINDJEN APO LIRITË, CILËN DO TË MARRI ME VETE TEATRI? Liberale, 18.05. 2020 (Thellë e më thellë në fashizëm)
përtokë godinën e Teatrit Kombëtar. Se Teatrin, sikurse çdo godinë në të gjitha
kohërat dhe në çdo cep të botës, nuk e rëzuan ekskavatorët apo makineritë e
tjera të ndërtimit. Atë nuk e rëzoi as vetëm Prijësi ynë i Plotfuqishëm,
megjithëse atij dhe kundështarëve të tij ju pëlqen që popull ta mendoj kështu! Teatrin
e rëzoi rilindja socialiste si një botkuptim shoqëror mbi politikën dhe
qeverisjen.
rilindjen socialiste, por jo sa duhet për ta ndaluar; ata që e kundështuan, por
që në fakt e forcuan pëshkak të mënyrës së gabuar të kundështimit; ata që nuk e
kundështuan se mendonin që qeverisja e saj nuk ndikonte në jetën e tyre; ata që
nuk e kundështuan sepse mbronin vendin e punës; ata që e mbështetën se nuk e
kuptuan; ata që e mbështetën përshkak tifozërie partiake; ata që e mbështetën
se ndanin plaçkën e grabitur bashkë me të; ata që e mbështetën se ishin pjesë
të saj; zyrtarët që draftuan dhe nënshkruan “dokumentat” për prishje; dhe së
fundi Prijësi dhe mëkëmbësi tij në Tiranë! <o:p></o:p>
radhë dhe do të flasim përsëri në të ardhmen, sepse sot do të flasim mbi çfarë do
të ndodh pas këtij akti antikushtetues, antiligjor, antimoral!<o:p></o:p>
socialiste, ose demokracinë dhe shtetin e të drejtës! Që do të thotë se,
situatën e sotme nuk duhet ta projektojmë në situatën e vitit 1990-të, por në
1944.<o:p></o:p>
shqiptar, në shekullin e kaluar, është shumë e dallueshme. Nëse në vitin
1990-të kasta oligarkike komuniste kishte dakortësuar, edhe më parë se t’ja
kërkonte populli, dorëzimin e pushtetit të saj politik; kasta e sotme
oligarkike, njësoj si grupi i komunistëve që morrën pushtetin në 1944, e shohin
si një moment për të forcuar pushtetin e tyre shtrëngues. Nëse në vitin 1990-të
kasta oligarkike komuniste kishte kundështarë të vendosur faktorin
ndërkombëtar; kasta e sotme oligarkike, njësoj si grupi i komunistëve që morrën
pushtetin në 1944, gëzojnë akoma asnjëanësinë e shteteve demokratike të perëndimit. <o:p></o:p>
pushkatimet pagjyq të kundështarëve politik! Në atë kohë, ndërkombëtarët nuk
kishin ndonjë gjë për të thënë se ishin të zënë me luftën kundër nazistëve në
vendet e tyre dhe komunistët i kishin pasur aleatë në këtë luftë; kurse sot
janë të zënë më luftën ndaj koronavirusit, ndërsa përsëri i kanë pasur aleatë
në reformën e drejtësisë. <o:p></o:p>
shqiptar, në vitin 1944, nuk ka nevoj ta them unë! Çështja është, çfarë do bëj
populli shqiptar sot? Kë do lëshoj populli shqiptar, rilindjen socialiste apo
lirinë e saj. Sepse Teatri do ta marri një nga këto të dyja me vete, dhe kjo
është i sigurtë!<o:p></o:p>
e Teatrit Kombëtar, vështirë të ketë ngelur shqiptar që nuk e kupton kthimin
mbrapsht në proçeset demokratizuese dhe liberalizuese, që startuam në vitin
1990-të. Edhe nëse kanë mbetur, janë aq pak, sa nuk përbëjnë faktor politik.
Sot, dukshëm, të gjithë shqiptarët e kuptojnë se demokracia, qoftë edhe
hibride, dhe tregu i lirë, qoftë edhe i deformuar, janë në rrezik. Çështja është,
a e kuptojnë shqiptarët që gjithçka në jetën e tyre, nga më elementarja deri te
më, varen pikërisht nga liritë politike, ekonomike dhe shoqërore të tyre? Këtë
nuk e dijmë, por do ta mësojmë shumë shpejt në ditët dhe javët në vijim. <o:p></o:p>
Kombëtar nuk do të shembej, dhe shumë veprime të tjera të kësaj qeverisje nuk
do të kishin ndodhur, nëse ne shqiptarët (përfshirë edhe mua) do ti kishim
ushtruar dhe mbrojtur liritë tona. Nëse ne do të ushtronim liritë tona politike
dhe ekonomike, dhe nëse do ti mbronim ato kur do të na i sulmonin, sot nuk do
të kishim ligje antikushtetuese dhe qeverisje fashiste të ngritur mbi zgjedhje
të blera nga krimi i organizuar.   <o:p></o:p>
1944, jam i bindur që shumë shqiptarë do dalin në kërkim të lirive të humbura,
por nuk jam i bindur që shumësia e tyre do të jetë e tillë sa ta ndryshojë
situatën e sotme. Sepse ajo që duhet ti japim sot Shqipërisë është kthesa që
nuk e morrëm dot në vitin 1944, por që në kushte të tjera e morrëm në vitin
1990. Dhe pas kësaj, të vijojmë ushtrimin dhe mbrojtjen e lirive tona, që të
mos gjendemi më në të njëtën situatë si sot. <o:p></o:p>
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-2946931412395005875.post-15883867927238956282020-05-17T08:08:00.005+02:002020-05-17T08:14:59.797+02:00TA BËJMË FSHATIN SI QYTETI?! Liberale, 11. 05. 2020
një intervistë në lidhje me urbanizimin e Tiranës dhe projektin e Veliaj për të
urbanizuar territoret rurale të saj. Ndjesi shumë të ndryshme më erdhën me këtë
telefonatë. U kënaqa shumë nga fakti se edhe në këto kohë të vështira, që
Kryeministri i quan ‘kohë lufte’ porse mua më duken më shumë si ‘lojë lufte’, ka
gazetarë që interesohen për çështjet urban. Por edhe u çudita nga kontradita e
diskursit propogandistik, që Kryeministrin e kishte cuar të luftonte, ndërsa Kryebashkiakun
të urbanizonte. Përveç këtyre, edhe u shqetësova nga aspiratat e administratës
lokale të Tiranës për ta ‘bërë fshatin si qyteti’.
regjim komunist, pas viteve 1960-të. Kohë kur politikat socialiste e kishin
dëmtuar rëndë edhe atë pak ekonomi dhe prodhim kombëtar që kishim trashëguar.
Politikat kolektivizuese në bujqësi e kishin varfëruar fshatarin në një pikë të
krahasueshme me mesjetën, kurse politikat e industrializimit të vendit, kostot
e të cilave i përballonte fshati, e kishin kthyer atë në një skllav në mjerim
të plotë. Ndihmat masive nga jashtë kishin shteruar, si pasojë e “tradhtisë” që
vëllezërit sovjetik dhe më vonë vëllezërit kinez i bënë marksizëm-leninizmës. Kështu
propoganda komuniste shpiku parudhën ‘ta bëjmë fshatin si qyteti’, së pari për
të justifikuar uljen e ritmeve të urbanzimit të qytetit dhe së dyti si një
injeksion qetësues për fshatarësinë të cilëve ju premtonte ti ‘bënte qytetarë’
ndryshimi që nuk është fshatarësi që prodhon ushqime për të mbajtur gjithë popullsinë,
por remitancat që financojnë blerjen e produkteve të importit. Janë paratë që
vijnë përsëri nga jashtë që ushqejnë popullsinë, tashmë jo nga një vëlla i madh
ideologjik por nga qindra-mijë vëllezër të një gjaku. Njësoj si atherë edhe
tani, nuk kemi prodhime industriale që mund ti shkëmbejmë në tregjet
ndërkombëtare për të ndryshuar bilancin e tregtisë së jashtme, dhe si rezultat
gjendjen e ekonomisë kombëtare. Njësoj si atherë edhe tani, me detyrim apo
propogandë, politika na shet ato produkte industriale që prodhon vet. Dikur
metrazhe Berati apo të konfeksione Korçe, sot apartamente dhe dyqane në territoret
është e mundur të realizohet në fushën e bërjes dhe ribërjes urbane, nëse
ekziston vullneti politik, të cilin kryebashkiaku Veliaj e paska shpallur se e
ka. Në fakt, këtë kemi bërë prej 30 vjetësh. Kemi ‘bërë fshatin qytet’, kur
kemi rritur nivelin e urbanizimit nga 34% në 1989 kur është bërë matja e fundit
perceptimit tim subjektiv që duhet pranuar përderisa nuk kemi matje zyrtare. Shifër
kjo që është akoma më e lartë për Tiranën, që është kampion në densifikimin e
popullsisë dhe intensifikimin e ndërtesave.
më shumë niveli i urbanizimit në Tiranë, megjithëse edhe kjo nuk është e lehtë.
Shqetësimi i vërtetë që duhet të ketë administrata lokale e Tiranës, duhet të
jetë si ta pengojnë urbanizimin dhe densifikimin e mëtejshëm të Tiranës.
urban, dhe veçanërisht nga implikimet që ka urbanizimi dhe modeli territorial i
vendit në sektorët e tjerë të zhvillimit shoqëror dhe kombëtar, urbanizimi dhe
densifikimi i mëtejshëm do të ishte një tradhti e madhe ndaj Shqipërisë dhe një
katastrofë për Tiranën. Mund të sillja argumente nga shumë sektorë të
zhvillimit shoqëror dhe kombëtar, por do të fokusohem vetëm te sektori i
ekonomisë bujqësore, që në fakt bën edhe diferencën midis fshatit dhe qytetit në
dimensionin ekonomik. Ndërsa, diferenca tjetër i përket dimensionit territorial
dhe ka lidhje me densitetin e banorëve dhe intesitetin e ndërtesave.
bujqësore që vijnë nga importi apo nga rajone të largëta të vendit. Kjo sjell
që çmimet e produkteve bujqësore në tavolinat e konsumatorit të jenë 2-3 herë
më të larta se çmimet në ferma. Në të kundërt të propogandës etatiste e
antikapitaliste që thotë se diferencat e çmimeve janë pasojë e mos ndërhyrjes që
shtetit apo të pangopshmërisë së tregtarëve, ato vijnë si pasojë e rritjes së distancës
midis konsumatorit dhe prodhuesit. Kostot e transportit në distanca të largëta
dhe kalimi i produkteve në disa duar tregtare bëjnë diferencën e çmimit. Sepse
dëmtimi i dimension territorial të diferencës midis fshatit dhe qytetit
përshkak të urbanzimit të fshatrave, ka konseguecë edhe humbjen e diferencës në
dimensionin ekomomik.
synon ti urbanizoj më tej, kanë hequr dorë nga aktiviteti bujqësor. Ato nuk e
punojnë më tokën dhe nuk prodhojnë më produkte bujqësore për tre arsye
kryesore. Së pari, sepse toka bujqësore është urbanizuar në një masë të tillë
kritike saqë nuk lejon më zhvillimin e bujqësisë. Së dyti, edhe sepse kultivimi
i bujqësisë nuk është më një synim i logjikshëm për të realizuar fitime, sepse rendimenti
ekonomik nga bujqësia është shumë më i ulët se ai që vjen nga urbanizimi. Dhe
së treti, edhe përshkak të premtimeve të kryebashkiakut Veliaj për urbanizim të
mëtejshëm të fshatrave të tyre, apo pengimi me polici i atyre pak produkteve
Urbanism and Democracyhttp://www.blogger.com/profile/17797694264835746359noreply@blogger.com1