NA GRABITËN, PO NA RREZIKOJNË JETËN, DUHET TË PAGUAJMË EDHE TAKSAT E TYRE?! Liberale, 10. 08. 2020
Të kapur mat, me qeverisje por më keq se në ‘gjendjen natyrore’!
Ndërtimtaria informale është një nga fenomenet më karakteristike të tranzicionit të gjatë dhe të mundimshëm të shoqërisë shqiptare. Nuk ekzistojnë të dhëna të sakta sa është numri i ndërtesave, banesave apo shtesave të ndërtuara paleje në këto vite por mund të thuhet se vetëm gjatë viteve 2006 - 2012, ato janë rritur në masën 1.7 herë; nga 230 mijë që ishin në fund të proçesit të vetdeklarimit në vitin 2006, në rreth 400 mijë në vitin 2012. Statistika e parë është plotësisht e saktë sepse na vjen nga Agjensia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale, por edhe e dyta nuk mbetet pas përderisa vjen nga Banka Botërore.
Kjo veprimtari antiligjore
njerëzore ishte plotësisht e pritshme dhe e justifikueshme në pesë vitet e para
të tranzicionit për një sërë arsyesh të logjikshme, racionale dhe të moralshme.
Qeverisja komuniste kishte prodhuar shumë parakushte që e bënin të pashmangshëm
këtë fenomen sa urbanistik e ndërtimor aq edhe ekonomik, kulturor, social e
politik. Por asgjë nuk e justifikon vijueshmërinë e tij në dy dekadat e tjera, duke dëmtuar çdo ditë ekonominë, shëndetit dhe jetën e qytetarëve.
Çdo ditë që kalon pa i dhënë një zgjidhje të drejtë dhe të moralshme kësaj
plage dëshmon se jemi kthyer në një turrmë individësh të paftë t’i japim
drejtim gjërave që kërkojnë të bashkëveprojmë me njëri-tjetrin si një shoqëri.
Sepse kjo është ajo që ka ndodhur në këto vite!
Shteti që kemi ndërtuar e ka trajtuar çështjen e
formalizimit si një mjet elektoral. Shumica dhe pakica, kush më shumë e kush
akoma më shumë, e kanë përdorur në gara elektorale se ‘kush legalizon më lirë’.
Ne i votojmë, dhe kjo është arsyeja që nëse në vitin 2000 numëroheshin disa
dhjetëra mijë ndërtesat informale dhe gjendeshin vetëm në periferitë e qyteteve
të mëdha, sot janë disa qindra mijë dhe gjenden kudo nëpër Shqipëri, bile edhe
në taracat e pallateve në qendrën e Kryeqytetit. Kështu do të ndodhte përderisa
proçesi me të cilin, qeveritë kanë
synuar të zgjidhin këtë problematikë shoqërore, ka moralin e skemave Ponzi (piramidave
financiare)!
Qeveritë e gjithëpushtetshme kanë bërë ligje, që një
qytetar që ka respektuar ligjin dhe e ka blerë apartamentin e tij në tregun
formal, duhet të paguajë për kostot e legalizimit të një ndërtese të një
qytetari tjetër që ka shkelur ligjin! Ky është thelbi i asaj që ka ndodhur në
20 vitet e fundit, përfshirë edhe disa ditë më parë. Kuvendi i Shqipërisë
miratoi një ligj të ri sipas të cilit ndërtuesit informal nuk ka nevojë ta
paguajnë më taksën e ndikimit në infrastrukturë prej 0.5 % të vlerës së
investimit. Ndërsa qytetarët e tjerë që ndërtojnë formalisht duhet të paguajnë 8%
për të njëjtën taksë, qeveria mendon se ndërtuesit informal nuk duket të
paguajnë as 16 herë më pak.
Sipas qeverisë së gjithëpushtetshme, këtë duhet ta
paguajnë qytetarët e tjerë formalë, ose me taksa të shtuara ose me mungesë
infrastrukturash. Këta duhet të paguajnë edhe për kosto të tjera administrative
apo ndryshime pronësie që e shoqërojnë këtë proçes, që shkojnë në qindra milion
euro. Mirëpo edhe kjo është shumë pak, sepse
këto shtesat që kemi mbi taracat e pallateve ku jetojmë, jo vetëm janë ndërtuar
informalisht në një pronë që e kemi në bashkëpronësi, jo vetëm kostot e legalizimit
të tyre do ti paguajmë ne, por na rrezikojnë edhe jetën. Vetëm pak muaj më parë
një tërmet shkundi vendin dhe morri 50 jetë njerëzore, ndërsa qeveria vijon ti
legalizojë ato!
Duhet të kishim ndërhyrë me shpejtësi e
të hiqnim çdo ngarkesë, të shtuar pas projektit, nga taracat e pallateve. Nga
depozitat e ujit, deri te ndërhyrjet e tjera si shtesa ndërtimore, duhet ti
hiqnim me shpejtësi dhe të lehtësonim “shpinën e ndërtesave” që ato të mbanin
vetëm peshën për të cilën janë llogaritur. Çdo qeveri normale do ta kishte
reaguar kështu, por jo qeveria e shqiptarëve të shekullit të 21. Atherë, kush e
mban përgjegjësinë nëse ndërtesa nuk do të qëndroj në këmbë, në një rast të
ngjashëm në të ardhmen?! Sepse është e thjeshtë për qeverinë të bëjë “mirë” me
paratë e taksapaguesve, por duhet edhe të mbaj përgjegjësi për vendimet që ka
marrë.
Nëse do ishim pa Shtet, nëse ishim në
atë rend shoqëror që Locke do ta quante ‘gjendje natyrore’ dhe Hobbes do ta
konsideronte ‘rendin ku secili është kundër secilit, dhe njerëzit janë në
frikën e vazhdueshme nga vdekja e dhimbshme’, do të na duhej të mbronin vet
lirinë, jetën dhe pronën tonë. Shumë e thjeshtë të bëhet kjo, si çdo kafshë
tjetër, do të mbronim me thonj jetët tona dhe të “këlyshëve” tanë nga rreziku
që vjen nga ‘gjëndja e luftës’ me kafshë të tjera. Por ne jemi në një gjendje më
të keqe se kaq! Ne jemi në rendin, ku Shteti, merr fuqinë dhe paratë tona, dhe
i përdor ato për të na dëmtuar ne, duke bashkëpunuar me ata nga të cilët duhet
të na mbronte!
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310