A PO BËHEMI BASHKËPUNËTOR NË KRIMET NDAJ FËMIJËVE TANË? Liberale, 16. 07. 2020

 Pas tërmetit të nëndorit të vitit të kaluar shoqëria shqiptare po përjeton një përshtjellim të fortë mendor. Ajo gjendet nën stresin më të madh që është gjendur ndonjëherë, edhe për atë që po ndodh me sulmin nga koronaviruasi që po pushton botën. Si tërmetet edhe viruset nuk janë një situatë e re për shoqëritë njerëzore, dhe ajo që e bën të pakrahasueshme me të kaluarën nuk është vetëm fakti se ato sulmuan sëbashku. Është e kuptueshme se situata do të ishte shumë më e lehtë nëse do të sulmoheshim vetëm nga koronavirusi sikurse pjesa tjetër e botës, apo vetëm nga tërmeti, por nuk është ky shkaku real i kësaj shkundje të thellë mendore.

Tmerri lidhet me dy faktorë, të tjerë, shumë të rëndësishëm lokal dhe kulturor. Së pari na u dha prova se Shteti, që ne i kemi dhënë kaq shumë besim e nënshtrim, është një kasolle kashte që nuk ka asnjë vlerë në kohën kur qytetari ka më shumë nevojë për të; dhe së dyti se besimi dhe nënshtrimi që i kemi rezervuar Shtetit gjithë këto vite na ka bërë të papërgjeshmëm për detyrimet tona ndaj vetes, familjes dhe akoma më tepër ndaj fëmijëve tanë.

Për ‘leksionin’ e parë kemi folur pafund dhe flitet në çdo hapsirë private e publike. Nga mëngjesi deri në darkë, kudo, ne kritikojmë, akuzojmë, anatemojmë Shtetin dhe veprime apo mosveprime të tij. Gabojmë në të folur, duke e barazuar makinerinë e madhe të institucioneve dhe agjensive të Shtetit me Kryeministrin apo Kryeopozitarin, por gjithësesi nuk i kemi lënë gjë mangut paaftësisë të tij (Shtetit) për të vepruar në dy situatat tragjike ku jemi përfshirë së fundmi.

Ajo për të cilën nuk flasim, është ‘leksioni’ i dytë që duhet të kishim marrë dhe që është e vetmja rrugë e mbetur për një shoqëri me Shtet inekzistent dhe të paaftë. Nëse kemi “kuptuar” që Shteti që kemi ndërtuar dhe financojmë me para dhe me liritë e kufizuara, de fakto nuk ekziston, atherë e vemja gjë që na mbetet është të marrim në dorë fatet tona. Sepse të dyja sulmet, por veçanërisht ai nga tërmeti, nuk na rrezikon ‘cilësinë e jetësës’, por vet ekzistencën e saj.

Tërmeti në vetvete nuk të vret, bile ai as nuk e ka këtë “synim”. Tërmeti thjeshtë lëviz tokën ku janë vendosur ndërtesat dhe banesat tona, qëndrueshmërinë mekanike dhe ‘fortësinë’ e të cilave e kemi vendosur ne. Pra, jemi ne, nëpërmjet nivelit shkencor e teknik në ndërtimtari dhe burokratik e administrativ në qeverisje që kemi përdorur kur kemi ndërtuar, që vrasim apo rrezikojmë jetën tonë dhe veçanërisht të fëmijëve tanë.

Se kush ishte niveli niveli shkencor, teknik, burokratik e menaxherial që kemi përdorur- apo akoma më sakt kanë përdorur ata që janë përgjegjës juridik për ndërtimtarinë në Shqipëri, por që ne kemi toleruar duke pranuar këtë Shtet- e verifikuam nga tërmeti i nëndorit të vitit të kaluar. Nuk kam ndërmed të harrxhoj rreshta të këtij shkrimi modest të opinionit për të folur për këtë, sepse kam folur vet më parë, por edhe shumë njerëz më të zgjuar e më të lexuar se unë.

Ajo që dua të nënvizoj sot është: tmerri i pafund që po ndjej nga papërgjeshmëria e çdo prindi shqiptar për jetën e fëmijëve të tyre, në këtë periudhë pas-tërmet. Dhe kur them papërgjeshmëria e prindit për jetën e fëmijës, nuk e kam fjalën për papërgjeshmëri ‘për ti ndërtuar një jetë më të mirë, më të shëndetshme apo më të begatë’! Jo e kam fjalën për papërgjeshmërinë tonë për të siguruar vazhdimësinë e jetës së tyre; për të siguruar mos ndërprerjen e jetës së tyre.

Sepse ne prindërit nuk mund të fshihemi te mosegzistenca e Shtetit dhe institucioneve të saj, për të justifikuar paaftësinë tonë për të kryer detyrën e parë që na ka ngarkuar Krijuesi- qoftë ai Zoti, Universi apo Rastësia - mbrojtjen e jetës dhe vijimit të ekzistencës humane në Tokë! Detyrë kjo që na është ngarkuar ditën kur pranuam të bëhemi prindër dhe do të na shkarkohet ditën kur fëmijët tanë të ‘bëhen të lirë’ si ne; të bëhen të rritur sa për të mbajtur përgjegjësi për jetën e tyre.

Arsyen që më shtyu ti shkruaj këto rreshta është një ngjarje, nga ato që ndodhin shpesh nëpër këtë qytetin tonë fizikisht të kithët e kulturalisht të çoroditur. Që këto ditët e fundit më ka ndodhur mua, por që mbetem i bindur që ju ka ndodhur apo do ju ndodhi edhe ju. Ky tipi që ka ndërtuar katin e 12-të paleje -  dhe që Shteti i plotfuqishëm për të dëmtuar qytetarin por inekzistent për ta mbrojtur atë, po ja legalizon - po ndërton një kat tjetër mbi të parin. Vetëm pak muaj nga ai tërmet i tmerrshëm dhe kur murret kërcasin akoma nga goditja e pësuar, askush nga prindërit e pallatit tim nuk reagon kundër peshave të reja me të cilat ai po ngarkohet!

Krijuesi qoftë me ne, sepse Shteti është kundër nesh dhe pro tyre. Ne e kuptuam këtë, ndërsa ata që nuk e kanë kuptuar kush është Shteti që kanë toleruar të zmadhohet aq sa të na përlajë jo vetëm pronat por edhe jetët, e merritojnë atë. Por nëse nuk reagojmë në mbrojtje të jetës së fëmijëve tanë, që jeta e tyre të mos shuhet në gërmadhat e ndërtesës së shkatëruar nga mbipesha e vet, ne nuk jemi gjë tjetër veçse bashkëpunëtor në krimet ndaj jetës së fëmijëve tanë. Mos pasja e Shtetit na kthen në ‘kafshë jo politike’ sikurse do të na quante një burrë i mençur, por mos mbrojtja e fëmijëve na bëm më keq se ‘kafshët e ulta’ sikurse do të na quante një burrë po aq i mënçur.

Comments

  1. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017