PD DUHET TË HAPET NDAJ POLITIKËS JO NDAJ POLITIKANËVE. Liberale, 29. 06. 2020

Kushdo që ka ndjekur median ditët e fundit është njohur me faktin se Partia Demokratike ka ndërmarrë dy veprime të rëndësishme politike. Së pari, ka vendosur që listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021, në masën 80%, ti hartojë baza e antarësisë së partisë; dhe së dyti, të ftojë të rikthehen ‘figurat politike që janë larguar në vitet e fundit’ prej saj. Nëse vëzhgohen të dyja bashkë, këto veprime shkojnë në të njëjtin drejtim, në drejtimin e hapjes së Partisë për të përfshirë edhe kategori qytetarësh dhe ish politikanësh që nuk ishin të përfshira deri në këtë moment në proçeset vendimarrëse. Por nëse vëzhgohen të ndara duken shumë të ndryshme. Proçesi i parë tenton të përfshijë mendimin e njerëzve të zakonshëm dhe të panjohur, që në vet të parë nuk krijojnë asnjë ndjeshmëri publike; ndërsa proçesi i dytë shokon përshkak të valencës publike që kanë këta individë, dhe të lë në shoqërinë e disa pyetjeve për përgjigje.     

Pyetja e parë është disi naive dhe ka lidhje me shqetësimi se kush e mbylli partinë (?), që tani ka nevojë të hapet! Është e kuptueshme që hapjen po e bën z. Basha, i cili edhe nëse nuk është ideatori duhet të jetë padyshim dakort me të, përderisa është kryetar i Partisë. Mirëpo nuk dijmë kush e mbylli, megjithëse dijmë se duke përdorur të njëjtin arsyetim nëpërmjet të cilit kuptuam kush e hapi, mund të kuptojmë edhe kush e mbylli. Në raport me këtë pyetje, kjo është ajo që shokon, pse ai që e mbylli Partinë, tani po e hap (?), çfarë ka ndryshuar (?), kush ka ndryshuar (?), ai apo të larguarit? Në fakt ka edhe një mundësi tjetër, ajo që ish-politikanët, të cilëve po ju bëhet ftesë për tu rikthyer, të jenë larguar vet. Në këtë skenar, pyetja e parë nuk ka kuptim sepse nuk do të kishim një mbyllje partie, që të pyesnim kush ishte autori i saj. Mirëpo, ky variant bie përderisa një i larguar vet, apo me dëshirë, nuk ka nevojë për ftesë sepse ai kthehet vet.

Pyetja e dytë nuk është kaq naive sa e para, dhe ka lidhje me shqetësimin se si do të justifikojnë palët, veçanërisht ata që do kthehen, nëse do të ketë tillë, atë që kanë thënë për njëri-tjetrin? Ish politikanët e lartë të larguar çfarë nuk kanë kanë thënë për z. Basha dhe mënyrat e drejtimit të tij të partisë. Por edhe z. Basha, ndoshta jo aq drejtpërdrejtë sa pala tjetër, nuk mbetet shumë mbrapa. Veçanërisht po të përfshijmë edhe “ushtrinë” e demokratëve të thjeshtë që i qëndruan “besnik” atij, dhe që e shprehën këtë besnikëri ndaj kryetarit duke përbaltur dhe akuzuar ish ministrat e qeverisë së tyre. Kjo është një dinamikë tjetër për të cilën lëvizja e Partisë tërheq interes të madh publik. Në të kaluarën, në situata të ngjashme, në përgjithësi, masa e demokratëve i kanë “lëpirë” akuzat dhe sharrjet. Personalisht mezi pres, ta shoh këtë masë të gjerë njerëzish sesi do të reagojnë ndaj ish politikanëve që do të kthehen, nëse do të ketë të tillë.

Pyetja e tretë ka lidhje me përfitimin potencial nga kjo hapje? Logjika e thjeshtë të thotë se duhet të ketë një përfitim që të kryhet një veprim. Kjo është një aksiomë që shoqëron çdo veprim njerëzor, pavarësisht nivelit të inteligjencës së tij. Ndërkohë që, njerëzit më të zgjuar kanë një praktikë tjetër, ata krahasojnë përfitimet nga një veprim me kostot e tij. Kostot e kësaj lloj hapje, kushdo mund ti kuptoj vet nga përgjigjet që do ti japi dy pyetjeve të para, por mbetet të kuptohet përfitimi. Dhe këtu nuk e kemi fjalën për përfitimin që mund të ketë z. Basha apo ish politikanët që mund ti përgjigjen pozitivisht kësaj ftese, nëse do të ketë të tillë. E kemi fjalën për përfitimin e Partisë dhe mbi të gjitha të shoqërisë shqiptare. Të cilat, në të gjitha skenarët e mundshëm nuk kanë përfitimin më të vogël nga kjo ftesë. Edhe sikur të gjithë ish politikanët e larguar të kthehen dhe ti bashkohen PD-së, nuk ndryshon asgjë as për PD-n dhe aq më pak për Shqipërinë.

Në të kundërt, gjithçka do të ndryshonte për PD-n dhe Shqipërinë nëse ajo do të hapej për politikën, sepse, është politika që i mundon PD-s dhe jo politikanët. Vetëm në shtatë vitet e fundit, PD-ë është hapur për ‘të rinjtë që kanë mentalitet europian dhe do të sjellin ndryshimin’ dhe është mbyllur për ‘xhaketat e vjetra që kanë përfituar nga PD-ë kur kanë qenë në pushtet’; dhe asgjë nuk ndryshoi për PD-në. Asgjë nuk do të ndryshoj edhe tani që po hapet për “xhaketat e vjetra”, që ‘u larguan për të pastruar Partinë nga ministrat e korruptuar të qeverisjes Berisha’; sepse ndryshimin e sjellin idetë dhe jo njerëzit; qofshin ata të rinj e të shkolluar në Hënë, qofshin edhe të vjetër me eksperiencën historike të Partisë. Prandaj ajo që i duhet PD-së është të hapet ndaj ideve politike rreth të cilave të mblidhen njerëzit që i pranojnë, i kuptojnë dhe i mbështesin këto ide, nëse kjo parti synon ndryshimin e Shqipërisë dhe jo rotacionin e partive në pushtet.


Comments

  1. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017