ADMINISTRATA VELIAJ SHKATËRRUESE E SHQIPËRISË URBANE! Liberale, 08. 06. 2020

Lexuar këtë titull, shumë njerëz do të mendojnë se shkrimi i përket ndonjë fanatiku anti-rilindje që sa herë gjen mundësi anatemon punën e njerëzve më të rëndësishëm të saj në qeverisje. Dhe ka kuptim, përderisa kryebashkiaku i një qyteti, qoftë ai edhe kryeqyteti i vendit nuk mund të ketë faji për problematikat dhe disbalancat e urbane të qyteteve të tjera të vendit. Për qytetet e tjera të vendit e kanë fajin kryebashkiakët e tyre, ose në rastin më ekstrem e ka fajin qeveria qëndrore, por kurrësesi nuk mund ta ketë kryeshkiaku i një qytetit tjetër. Mirëpo, në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një fanatizëm, por me një opinion që mund të argumentohet.

Erjon Veliaj nuk është thjeshtë kryebashkiaku i kryeqytetit dhe qytetit më të madh në vend. Në territorin që administrata e tij qeveris përfshihen 50% të numrit të qyteteve të vendit. Që do të thotë se për çdo dy qytete që ka Shqipëria, një prej tyre është në juridiksionin e Bashkisë Tiranë të pas Reformës administrativo-territoriale, dhe për gjendjen urbane të tij e ka përgjegjësinë administrata Veliaj. E kuptoj që duket si një lajthitje edhe më e madhe se e para, si një nga ato të pavërtetat që i thonë shpesh fanatikët ‘pro’ apo ‘kundër’, por është një e vërtetë teknike. Megjithëse me Reformën suprimuam të vetmet njësi administrative që na kujtonin fshatrat, sikurse ishin ‘komunat’, Shqipëria mbetet një vend ku qytetet numërohen me gishtat e duarve.  

Nëse përdorim treguesit e metodologjisë së OECD-KE për klasifikimin e qëndrave të banuara, mbi statistiokat demografike të qëndrave të banuara shqiptare, do na rezultoj se vetëm 10 qëndra të banuara i plotësojnë kushtet teknike për tu konsideruar si qytete dhe 5 prej tyre bëjnë pjesë në territorin e Bashkisë Tiranë, që drejtohet nga administrata rilindase e  z. Veliaj. Në këtë kuptim, pa hyrë në analiza të thella, mund të themi se nëse pranojmë se administrata Veliaj mban përgjegjësi për problemet dhe disbalancat që ka prodhuar përgjatë viteve të administimit të saj të Tiranës, atherë mund të themi se ajo ka dëmtuar gjysmën e numrit të qyteteve shqiptare.

Do të ishte fanatizëm të akuzonim administratën Veliaj për krimet territorialo-urbano-demografike që janë kryer nga qeverisjet etatiste të 70 viteve të fundit. Sigurisht që nuk është faji i saj që fshatra të dikurshme të tilla si Dajti, Farka, Kashari dhe Paskuqani sot kanë treguesit demografikë që i klasifikojnë ato si qytete, ndërsa qytete historike si Korça, Fieri, Berati, Lushnja, Gjirokastra e me dhjetëra të tjera, në aspektet teknike nuk janë më të tilla. Jo, për këtë e kanë fajin qeveritë koncentriste dhe centralizuese të 70 viteve të fundit, dhe zhvillimi i paplanifikuar dhe i fragmentarizuar që administratat paraardhëse të asaj Veliaj, kanë lejuar.

Mbi administratën Veliaj rëndon shkatërrimi që i kanë prodhuar dimensionit urban dhe territorial të pesë qyteteve që përfshihen në bashkinë që qeverisin, por edhe dëmet që po ju prodhojnë pesë qyteteve të tjera megjithëse nuk kanë asnjë juridiksion mbi to. Sepse, teoria na mëson se mund të arrihet impakt mbi zhvillimin e një qyteti edhe pa vendime apo urdhëra administrativ që prekin territorin e atij qyteti. Kjo ndodh veçanërisht në Shqipërinë Rilindase ku qeveria qëndrore ka hequr dorë nga qeverisja territoriale kombëtare, apo thënë më thjeshtë, ka shtatë vjet që nuk prodhon asnjë politikë të nivelit kombëtar në lidhje me zhvillimet territoriale dhe urbane të vendit. Duhet të ishin këto politika kombëtare, veçanërisht ato të fokusuara te demografia dhe shpërndarja e saj nëpër territorin kombëtar, që të bllokonin politikat lokale të një njësie të qeverisjes vendore të impaktonin cilësinë e jetesës urbane të qytetarëve të një njësie tjetër.

Në liri të plotë veprimi, në mos me mbështetjen e qeverisë qëndrore, administrata Veliaj e Tiranës po shkatërron qëndrat e tjera të banuara duke ju grabitur kapitalin njerëzor. Nga njëra anë me propogandën ‘sa mirë jetohet në Tiranën e rilindur të Veliajt’ dhe nga ana tjetër me lejedhënie pallatesh e kullash që duhen mbushur me qytetarë të rinj, administrata Veliaj po vijon shpopullimin edhe të atyre pesë qyteteve të tjera për ti kthyer në fshatra të braktisur dhe në mjerim. Si përfundim, Shqipëria e 28.748 km2 do të katandiset në Tiranën e 1.110 km2. Gjë që do të zgjasi vetëm për pak kohë, sepse Tirana e sotme nuk është gjë tjetër veçse një trampolinë për në Europë, një konvetruese migrantësh të brendshëm që vijnë në Tiranë nga e gjithë Shqipëria, në migrantë të jashtëm që largohen nga Tirana drejt çdo vendi tjetër perëndimor.   

gentiankaprata.blogspot.com

                                                                                             

 


Comments

  1. Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    Dhe E.T.C.
    Email { dawnacuna314@gmail.com }
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

“DISTRIKTET INDUSTRIALE” DOMOSDOSHMËRI E AKTUALITETIT TË ZHVILLIMIT DREJT MODERNIZIMIT DHE GLOBALIZIMIT NË SHQIPËRI. Koha Jonë, 09.08.2011.

DËMSHPËRBLIMET SHTETËRORE DHE SIGURIMI I DETYRUESHËM VIJNË NGA E NJËJTA MENDËSI MAJTISTE! Mapo, 11. 12. 2017

INTERVISTE PER PLANIN E TIRANES. Gazeta Standart 24. 01. 2017