Posts

Showing posts from March, 2020

LEJE QEVERISËSE PËR TË DALË NGA SHTËPIA! Liberale, 30. 03. 2020

Ndërsa u përmbyll java e tretë e izolimit, shqiptarëve do ju duhet të marrin leje nga qeveria për të bërë blerjet e ditës. Pra, duhet të shkruajnë elektronikisht një kërkesë, dhe vetëm pas aprovimit do të mund të dalin për të blerë ushqime apo ilace. Shumë nuk e kanë pritur mirë këtë strukturë të re të jetës urbane, por pakkush shprehet qartë. Shpesh herë ngjan sikur kundështia është thjesht inatçore, meqë shtrëngimi është vendosur nga një kryeministër që urrehet gjerësisht nga publiku. Dy janë qëndrimet racionale për këtë shtrëngim ndaj lirive të individit, nëse e zhveshim nga qëndrimet: kundër, vetëm ‘se e thotë satrapi’;   dhe pro, vetëm ‘se e thotë Prijësi’. I pari është dakortësia me kufizimin, mbi argumentin ‘se vetëm të izoluar mund të luftojmë koronavirusin’; kurse i dyti është kundështia, mbi argumentin ‘se shtrëngimi nuk është i domosdoshëm, sepse individi është vet i përgjegjshëm’. Në fakt këtu ndahen edhe e majta, që nuk ka besim te përgjegjshmëria e individit por te

PSE RREZIKOJMË NJË KRIZË SHQIPTARE SI AJO E VITIT 2008! Liberale, 23. 03. 2020

Image
Pavarësisht se ku banon në Tiranë, mjafton të dalësh nga shtëpia dhe në një rreze prej 500 metrash do të dallosh të paktën tre kantiere ku ndërtohet një pallat i ri. Sidoqoftë, nuk duhet ndonjë vëzhgim i thelluar empirik, për të kuptuar se Tirana është rikthyer në një kantier të madh ndërtimi. Për të aritur në këtë konkluzion mjafton të konsultosh buxhetin e Bashkisë, ku zëri ‘taksa të ndikimit në infrastrukturë’ jep 22 milion euro ose 30% të të gjithë të ardhurave të saj. Ndërsa ndërtohen masivisht ndërtesa banimi, lind natyrshëm pyetja se për kë po ndërtohen këto banesa? Sikurse në cdo treg tjetër, edhe në tregun e imobiliareve, oferta duhet të takohet patjetër me kërkesën, që të konsiderohet se kjo sipërmarrje realizon fitim dhe të mos falimentojë. Dhe këtu lind problemi, sepse janë dy dinamikat po shkojnë në kah të kundërt. Ndërsa oferta në treg e shprehur nga numri i apartamenteve të reja, po shtohet me shpejtësi; kërkesa e shprehur me numrin e popullsisë, po ulet me të njëj

IMOBILIARET E TIRANËS, TË BERLINIT DHE NJË LEKSION NGA ËASHINGTON D.C.! Liberale, 16. 03. 2020

Image
Cuditë nuk kanë të sosur në këtë vendin tonë të vogël, ndërsa një qytetari nuk i lejohet të përdori automjetin as për të shkuar të vizitojë prindërit apo për ndonjë detyrë akoma më urgjente, mjetet e ndërtimit   shëtisin dhe stacionohen kudo nëpër qytet. Njësoj si pak muaj më parë, kur e gjithë popullsia e Tiranës dhe Durrësit u sulmua nga tërmeti, e vetmja që punonte ishte industria e ndërtimit! Duket sikur e vetmja gjë që dijmë të bëjmë, jo vetëm në kohë të paqtë por edhe në këto ditë të frikshme, është të betonojmë. Ndërsa popullsia e vendit zvogëlohet, ekonomia kombëtare tkurret dhe ajo familjare tretet, cmimet e apartamenteve në Tiranë rriten pa tavan! Aq shumë u rritën cmimet e imobiliare në Berlinin e Gjermanisë së madhe, saqë e detyruan qeverinë vendore të ndërhyj në tregun e lirë. Ajo vendosi të bllokoj për pesë vjet rritjen e mëtejshme të cmimeve të qirave për rreth 1. 5 milion banesa të qëndres së qytetit. Për opozitën e atjeshme, por edhe   për mua, kjo është një masë

TË GJITHA RRUGËT LOGJIKE TË COJNË NË MBROJTJE TE KUSHTETUTES! Liberale, 09. 03. 2020

Image
Java që kaloi ndërtoi dy tema në debatin publik, e para rrotullohej ndaj pyetjes se cfarë do ndodhi në 15 Mars. Presidenti, premtoj se në këtë ditë do të shkoj në sallën plenare të Kuvendit dhe do të shpërndajë atë, nëse maxhoranca nuk reagon dhe largohet nga rruga antikushtetuese në të cilën ndodhet. Kurse dyta, ka lidhje me manifestimin e 2 Marsit, në vetvete, dhe vërdalloset ndaj cështjes a ka të drejtë Presidenti të organizoj një event të tillë social, duke qenë se roli i tij e lyp, të jetë mbi palët, ndërkohë që pozicionimi i tij duket si i rreshtuar me opozitën; dhe a humbet dimensionin moral manifestimi -që shpesh e ngatërojnë me një protestë antiqeverisëse- përderisa atë po e drejton një politikan gjerësisht i akuzuar për sjellje të njëjta, sikurse drejtuesit e qeverisë. Këta të dytët e nisin arsyetimin nga një premisë, gjerësisht e përhapur, sipas të cilës që gjërat të ndryshojnë duhet të largohet kasta politike si një e tërrë, dhe në këtë konteks nuk mund të mbështet as

NË MBROJTJE TË KUSHTETUTËS! Liberale, 02. 03. 2020

Image
Të hënën e 2 marsit Presidenti ka ftuar dhe pret të takohet me sovranin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të firmosur ‘Dekretin e parë kundër grushtit të shtetit’, sikurse thotë ai vet. Megjithëse nuk është e qartë për cfarë dekreti konkret flet Presidenti, kërkesa e tij ‘ për të lidhur një Beslidhje, për të shpartalluar regjimin e oligarkëve dhe mafiozëve dhe të mafias ndërkombëtare, që ka dhunuar sovranitetin kombëtar !’, duhet vlerësuar dhe respektuar me pjesmarrje! Regjimi fashist i Rilindjes, përtej akuzave me dimensione ndërkombëtare të cilat do presim të na i dëshmoj Presidenti, është fakt i padiskutueshëm dhe nuk mund të tolerohet më. Fashistizimi i Shqipërisë nisi me veprime të drejtpërdrejta në territor të institucioneve të qeverisjes qëndrore në shkelje të autonomisë lokale, duke gllabëruar cdo funksion të qeverisjes vendore, nga kontrolli i territorit për ndërtime paleje, me leje dhënien ndërtimore, deri te listat e përfituesve nga ndihma sociale dhe programet e