Posts

Showing posts from February, 2020

DREJT KRIZËS APO NJË VALE TJETËR TË SPEKULIMIT ME IMOBILIARET? Liberale, 24. 02. 2020

Image
Përtej nismës së pedagogëve, të cilët duket se e kanë të vështirë të kuptojnë se opinione mund të ketë shumë megjithëse e vërteta është vetëm një; këto ditë u njoha me një nismë tjetër. Me një nismë që origjinalizon nga njohuritë empirike dhe që prodhon dicka të vlefshme për shoqërinë shqiptare. Sigurisht që edhe kjo kërkon interpretim, i cili në cdo rast është opinion, por gjithashtu shërben si bazë për të kuptuar një realitet shumë të rëndësishëm për familjet që zotërojnë një banesë apo synojnë një të tillë në Tiranë. E kam fjalën për ekipin e shkëlqyer të medias Celësi dhe projektin e tyre Keydata, i cili na njeh me ecurinë e cmimeve të banesave në Tiranë!    Nëpërmjet revistës Monitor, edhe kjo një nismë shumë e dobishme e sipërmarrjes private, përvecse brilante në sektorin e ekoninomisë në të cilin ajo është e fokusuar; u njoha me disa nga gjetjet më të rëndësishme të Keydata, për tregun imobiliar në Tiranë. Për shkrimin e sotëm, i cili sikurse të gjithë të tjerët mbetet i o

NISMA E PADAGOGËVE ‘MOS E BRAKTISNI SHQIPËRINË’ ËSHTË ARSYE PSE TË RINJTË IKIN! Liberale, 17. 02. 2020

Image
Në një nga televizionet e mia të preferuara, që sigurisht nuk është një televizion kombëtar, mora përgjigjen që prisja prej vitesh. Disa pedagogë të Universitetit të Tiranës, kanë marrë inisiativën që t’ju mbushin mëndjen studentëve, në fakt gjithë rinisë, që të mos e braktisin Shqipërinë. Dhe këtë kanë vendosur ta bëjnë duke i bindur studentët të mos ikin nga vendi i tyre, ose të ikin vetëm për studime dhe pastaj të kthehen për të kontribuuar me njohuritë e tyre për vendin e tyre! Prej një dekade tashmë, shqetësimi im teknik mbetet se do vij një ditë kur Shqipëria do të humbi popullsinë në atë masë sa të konsidehet e shpopulluar. Shumë opinione kam shkruar me këtë temë, që duket se nuk shqetësonin njeri, deri para pak muajsh kur kjo temë u bë popullore për opinionin shqiptar. Një nga cështjet e shumta që e shoqërorin këtë shqetësim profesional ishte pyetja: mirë politikanët që merren me punët e tyre, po pedagogët nuk kanë asgjë për të bërë, apo të paktën për të thënë, për këtë t

DUHET TË BRAKTISIM TIRANËN, JO SHQIPËRINË! Liberale, 10. 02. 2020

Image
Tema më e rëndësishme e analizës, opinionit dhe dabatit televiziv të kohëve të fundit është tema e shpopullimit të Shqipërisë. E trajtojnë nga shumë qasje, japin shumë argumeta, por askush nuk prek shkaktarin e shkaktarëve: Shqipëria po shpopullohet përshkak të modelit të saj territorial! Modeli i sotëm territorial i Shqipërisë është koncentrimi i popullisisë në Durasanë, apo në territoret e qarkut Durrës, Tiranë dhe një pjesë e Elbasanit! Në fakt, edhe Elbasani po shpopulohet dekadën e fundit në favor të Tiranës, sikurse edhe Fieri e Vlora, të cilat dy dekadat e para të tranzicionit arritën ta ruanin një balancë të popullsisë për shkak të migracionit që vinte nga fshatrat kufitare. Shumë shpejt Shqipëria territoriale do të jetë qytet-shteti, Tiranë-Durrës. Qytet-shteti Tiranë-Durrës është një megaqytet, që përshkak të trashgimnisë është policentrik, por që në thelb ka qytetin e Tiranës. Këtu janë grumbulluar pjesa dërmues e popullsisë, e cila për 30 vjet i është dorëzuar migra

NUK DUHET TË SHQETËSOMI VETËM PËR KANABISIMIN POR EDHE PËR BETONIZIMIN QË VJEN PREJ TIJ! Liberale, 03. 02. 2020

Image
Nuk kanë kaluar vecse tre apo katër vite, nga koha kur territori i Atdheut gjendej i mbuluar nga kanabisi, dhe ngjarja duket se po nis të përsëritet. Një raportim mediatik nga gjigandi Rai 3, na ktheu mbrapa, në një kohë që as nuk na shkonte në mendje se mund të riktheheshim. Ndoshta jemi shoqëri pa aftësi analizuese dhe parashikuese, ose ndoshta kemi besim të fortë te karakteri linear i historisë që ecën përpara pa asnjë kthim pas. Por një gjë është e sigurtë, nëse pranojmë për të vërtetë kronikën e Rai 3 se prodhimi i kanabisit është rikthyer në një masë të 120-ë fishuar, atherë drejtohemi nga një kastë pa aftësi krijuese që rikthehet te të njëjtat metoda që njeh. Aq e sigurtë është kjo, sa mund ta deklaroj edhe një urbanist: kanabizimi i vendit është një nga të këqijat më të mëdha që mund ti ndodhi një vendi. Ai mund të sjelli dëme të tilla sa nuk do të gabonim po të heqim një paralele mes tij dhe asaj që ndodhi në Shqipëri me piramidat në vitin 1997. Ekspertiza e ekonomisë d

DEPOZITAT E UJIT NË TERRACË SI SIMBOLIKË E INSTITUCIONEVE SHQIPTARE! Liberale, 27. 02. 2020

Image
Dy ishin inisiativat e administratës së bashkisë Tiranë, pas tërmetit të 26 Nëndorit të vitit të kaluar, dhe të dyja për tu përshëndetur e mbështetur. Inisiativa e parë kishte të bënte me bllokimin e proceseve të lejedhënies ndërtimore në territorin në juridiksionin e saj, përfshirë edhe ato kërkesa për leje që ishin në shqyrtim. Gjë shumë e mirë kjo në respekt të situatës urbane që po kalon qyteti në shumë dimensione demografike, mjedisore dhe estetike, por vecanërisht për domosdoshmërinë që kanë për tu rishkruar legjislacioni dhe normativat e ndërtimit, që kanë lidhje me vlerësimin e truallit të ndërtimit dhe qëndrueshmërinë mekanike të ndërtesave.    Inisiativa e dytë, ajo për të cilën jemi të interesuar, ka lidhje me heqjen e depozitave të ujit nga terracat e pallateve. Edhe kjo, një nisëm shumë pozitive nëse e vëzhgojmë vetëm nga prizmi i ndikimit të peshës së tyre në aftësinë mbajtëse të një ndërtese. Një godinë mund të shfaqet shumë më vulnerabël ndaj goditjeve nga tërmeti