Posts

Showing posts from December, 2019

PO SHKOJMË DREJT NJË RINGRITJE KULTURORE APO THELLIMIT TË ETATIZMIT? Liberale, 23. 12. 2019

Image
Ngjarje të jashtëzakonshme, si ajo e tërmetit të nëntorit, shkundin shoqëritë nga përgjumja e rehatisë së ‘gjëndjes ekzistuese’. ‘Gjendjet ekzistuese’, sado të këqija qofshin ato, janë gjithmon më të lehta për tu panuar nga shumica dërmuese e individëve të shoqërisë, sesa ndryshimi i tyre. Ndryshimet kërkojnë përpjekje dhe punë, gjë që nuk është shumë e pëlqyeshme nga individi që, sikurse do na thoshte Karl Poper, me dembelizmin dhe parazitizmin që i karakterizon parapëlqejnë të gjejnë ato fakte që vërtetojnë hipotezën e tyre. Që në këtë rast është ‘status quo’-ja, e cila edhe për shoqëritë më dembele tronditet nga ngjarje të tilla të jashtëzakonshme! Shoqëri të ndryshme reagojnë në mënyra të ndryshme, në varësi të fazës së civilizimit në të cilin ndodhen, ndaj ndryshimit të kërkuar. Nëse i referohemi Ogyst Kont, shoqëri të ‘etapës së mitologjisë’ nuk kanë nevojë për fakte apo mendim shkencor sepse këto shoqëri nuk kanë pyetje; kurse shoqëritë e ‘etapës së kërkimit shkencor’ shtr

NDËRTESAT QË NA RREZIKOJNË MË SHUMË NGA TËRMETI. Liberale, 16. 12. 2019

Image
Tërmeti i shtatorit dhe më pas ai i nëntorit na e bënë shumë të qartë kush ishin godinat që na rrezikojnë jetën, shëndetin dhe ekonominë. Nëse më parë ne thjeshtë mund të bënim parashikime, tashmë mund të themi me siguri se kush janë ‘gjeneratat’ e ndërtesave të cilat janë më të rrezikuara se të tjerat. Mjafton të hartojmë statistikat se kush ndërtesa u dëmtuan, se cfarë përqindje zënë ato në raport me gjeneratën e tyre, dhe në fund ti rankojmë sipas përqindjes numerike që secila prej tyre zë në stokun e përgjithshëm shqiptar të ndërtesave; dhe kështu dallojmë se kush janë ndërtesat që na rrezikojnë më shumë jetën, shëndetin dhe ekonominë.   Kjo statistikë, për së pari, do na ndihmonte të mbyllnim “debatin” se kush janë ndërtesa më të forta, ‘ndërtesat e xhaxhit’ apo ndërtesat e kohës së tranzicionit. Diskursi i të indokrinuarve duket se po merr valencë të lartë këto kohë, dhe fatkeqësisht edhe në lidhje me tërmetin. Këta po synojnë që edhe tërmetin dhe pasojat e tij ta përdor

AJO QË NA DUHET ËSHTË RINGRITJA, JO RINDËRTIMI! Liberale, 09. 12. 2019

Image
Dëmet materiale të tërmetit të 26 nëntorit duket se janë shumë më të mëdha sesa perceptoheshin ditët e para. Qindra ndërtesa e banesa janë plotësisht të pabanueshme, pra ose janë shembur vet ose duhen shembur nga autoritetet; dhe dhjetëra mijëra të tjera kanë domosdoshmëri ndërhyrje të thella apo më të lehta rikonstruktuese. Nuk do të hyjmë në raportime shifrash të detajuara dëmesh materiale, sepse duket se kjo është e vetmja gjë që po bëjnë mirë autoritetet, nëse po e bëjnë saktë edhe këtë; por do e trajtojmë problemin nga qasja makro. Ky është gabimi i parë që nuk duhet të bëjmë, nuk duhet të fokusohemi të gjithë te shifrat për të lënë pas dore gjënë më të rëndësishme, gjetjen e rrugëve strategjike dhe gjithëpërfshirëse për daljen nga kjo situatë.   Ne duhet të dalim nga kurrthi i ‘legalizimit’, pra gjetjes së mënyrave për të balancuar gabimet e kryera më parë duke bërë gabime të reja; për të hyrë në rrugën e zgjidhjeve ‘të planifikuara’ më parë duke përfshirë në analizë të gji

TË FILLOJME TË FLASIM PËR RINGRITJEN! Liberale, 02. 12. 2019

Image
Tërmeti i 26 nëntorit vijon të na shkundi mendjen dhe zemrat prej ditësh, dhe duket sikur nuk do të na i heqi më kthetrat nga shpina, nëse ne nuk e braktisim më parë. Duhet ta braktisëm   tërmetin në të njëjtën mënyrë si lëshuam qeverinë të ikte me vetmine e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së saj. Sepse, në këto ditë të tmerrshme, ne nuk kemi më qeverisje. Jemi vetëm, me familjet tona, me fqinjët tanë, me të afermit tanë, me bashkëqytetarët tanë, me të njohur apo të panjohur ndër shqiptarë të gjithë trojeve shqiptare, bile edhe me të huaj që po bëjnë punët e institucioneve tona; por pa qeveri funksionale. Shqiptarët e kuptuan se Shteti i tyre nuk është asgjë më tepër se një ‘kasolle’ kashte që bie nga flladi më i lehtë i erës, në një kohë kur prej 6 vjetësh ju ishte premtuar se po ndërtohej një ‘Shtet’ aq të fuqishëm sa do tju përgjigjej, ashtu si nuk ju ishte përgjigjur asnjëherë tjetër në 30 vjet! Kështu që e flakën qeverinë, sikurse bëhet me cdo vegël të dëmtuar që nuk shërb