Posts

Showing posts from November, 2019

MODELI I KONCENTRUAR I POPULLSISË DUHET BRAKTISUR EDHE PËR SHKAK TË NGROHJEN GLOBALE! Liberale, 25, 11. 2019

Image
Ka vetëm një gjë të pandryshueshme në këtë botë, dhe ai është vet ndryshimi. Cdo gjë tjetër, përfshirë klimën, është në ndryshim të vazhdueshëm. Ajo ka ndryshuar që kur Toka është formuar 4.6 miliard vjetë më parë, dhe do të vijoj ta bëj. Në 2 mijevjecarët e fundit ne kemi përjetuar; ‘Periudhën e Nxehtë Romake’, e cila ishte më e nxehtë se sot; periudhën e ftohtë të ‘Epokës së Errët’; e ndjekur nga ‘Mesjeta e Nxehtë’, në të cilën ishte të paktën kaq nxehtë sa sot; më vonë ‘Epokën e Vogël të Ftohtë’; dhe prej 300 vitesh jemi nën ngrohje globale. Në 400 mijë vitet e fundit kanë ndodhur 4 periudha akullizimi, të ndërprera nga periudha shkrirjeje akulli. Sot jemi në Epokën e Akullnajave, e cila ka filluar 2.5 milion vjet më parë, dhe prandaj ka kaq shumë akull në Pole, në një kohë kur 30 milion vjet më parë akulli nuk ekzistonte fare në Tokë. Bërë këtë sintezë informacioni historik mbi motin është e kuptueshme për këdo se ndryshimet e klimës nuk mund ti sjelli qënia njerëzore. Do ish

EKONOMINË BUJQËSORE E VRAU RILINDJA DHE DURASANA! Liberale, 18. 11. 2019

Image
Panairi i librave, një nga eventet më të rëndësishme kulturore në vend, u sfumua sivjet nga një tjetër panair. Propaganda shtetërore përdori paratë e shqiptarëve për tju mbushur mendjen shqiptarëve se edhe në Shqipëri ‘toka punohet’! Ajo organizoi panairin e prodhimeve bujqësore, blegtorale, akuakulturës, agropërpunimit dhe agroturizmit; në të njëjtët ditë kur edhe shtëpitë botuese, sikurse cdo vit, organizojnë panairin e librit. Në fakt, qeveria nuk ka ndonjë inat me librin, ose së paku, unë nuk kam asnjë provë objective që ta mbështesi këtë “tezë”. Problemi i kësaj qeverie ka qënë, mbetet dhe përforcohet në kohë, te qasja e saj populiste, demagogjike, fasadiste dhe centraliste se ‘është duke bërë shtet’ që e përkthyer nga kuptimi i saj mund të formulohet ‘asgjë individuale nuk ka vlerë jashtë organizimit shtetëror’. Nga ky frymëzim duket se origjinalizon edhe kjo përplasje e rastësishme midis një eventi të organizuar nga nisma e sipërmarrjes private dhe një eventi të organizuar n

TIRANËS I DUHET NJË PLANIFIKUES I SË ARDHMES, JO NJË LEGALIZUES I SË SHKUARËS, SI VELIAJ! Liberale, 11. 11. 2019

Image
Shkolla dhe shirat u kthyen në Tiranë, dhe bashkë me to edhe trafiku i padurueshmë në nyjet dhe në arteriet rrugore të qytetit. Tirana ka trafik të rënduar gjatë gjithë vitit, bile edhe në muajt kur shumica e banorëve largohet për pushime, por sezoni tetor-nëntor është ai që të kthen cdo vit në mendje pyetjen ekzistenciale ‘ “a do bëhet” ndonjëherë qytet, Tirana ?’. Nëse i referohemi karakteristikave me të cilat përkufizohet koncepti qytet të cdo fjalori në botë, përgjithësisht ato e përfshijnë brenda vetes Tiranën urbane. Pra, në kuptimin gjuhësor Tirana është një qytet. Por edhe në kuptimin politik, Tirana i plotëson kushtet të jetë një i tillë. Godinat administrative, ekzekutive dhe politike i japin asaj edhe ngjyrat karakteriale për të qenë një kryeqytet. Kështu që, kur shtrojmë këtë pyetje të shëmtuar nuk është fjala për dimensionin formal të konceptit. Kur kjo pyetje shtrohet, do të thotë se po flasim për brendinë e një organizimi infrastrukturash dhe strukturash që funksio

NDAJ TË NJËJTIN MENDIM ME DI’CAPRION, POR PËR NJË TJETËR ARSYE! Liberal, 04. 11. 2019

Image
Ylli Hollivudian, Leonardo DiCaprio, ditët e fundit na bëri ‘krenar që jemi shqiptarë’ kur shpërndau në faqen e tij të instagramit një shkrim të ‘The Associated Press’ të shoqëruar me një video të lumit tonë Vjosë. Statusi i këtij autoriteti, përvecse na bëri të ndiheshim globalisht më të rëndësishëm edhe na kënaqi pa masë. Vecanërisht sepse ishte kundër një veprimi të Rilindjes, në një kohë kur qeveria me vepra dhe shoqëria me fjalë kundër veprave të saj, po marshojmë në drejtime diametrikisht të kundërta, drejt asgjësë apsolute. Për të qenë i sinqetë, do të kisha preferuar që vendi im të përmendesh për gjëra që i kemi arritur vet, me punë e përpjekje; dhe jo për gjëra që na i ka dhuruar natyra. Nuk u ndjeva as i mbështetur në identitetin tim si urbanist polemizues me qeverisjen, sepse qasje si kjo e z. DiCaprio na mbajnë në kurrthin e asaj që latini do ta quante infinita disputandum (debat i pafund)! Togfjalëshi ‘debat i pafund’, nuk e ka të keqen te fjala apo koncepti ‘